Prill 09, 2018 09:48 CET

Në emër të Zotit Një, krijuesit të gjithësisë! Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar, jemi me edicionin e radhës së programit “Tregimet dhe legjendat iraniane”. Së pari, në vazhdim të edicioneve të kaluara, do të prezantojmë një tjetër degë të letërsisë popullore persiane. Më pas së bashku me ju miq të nderuar do të shkojmë në botën e tregimeve iraniane dhe do të dëgjojmë një tregim të ri”.

Në edicionin e kaluar në shqyrtimin e tematikës së këngëve popullore persiane, arritëm te ninullat dhe thamë se ninullat kanë lindur njëkohësisht me njeriun dhe në realitet ato përbëhen nga dëshirat, ankesat, rënkimet dhe lutjet e pastra të nënës të cilat janë transmetuara gojë më gojë nga gjeneratat e kaluara e deri më sot. Rima e ninullave është e shkurt, tingullore dhe tematikat e shfrytëzuara në ato, janë të thjeshta dhe pa zbukurime. Këto dy karakteristika ndihmojnë që shumë mësime të çmuara edukative në mënyrë artistike dhe të bukur, pikërisht nëpërmjet këtyre këngëve të këndohen në veshë të fëmijëve dhe të gdhenden në ndërgjegjen e tyre.

Ajo çfarë ndanë ninullat nga poezitë e tjera dhe i kategorizon ato në një kategori tjetër, janë krijuesit e tyre dhe mënyra e krijimit të tyre. Ninullat nuk i kanë krijuar poetët zyrtarë, por nënat e dashura në çastet e dashurisë dhe entuziazmit. Ato në këto çaste të bukura, shfrytëzojnë fjalët të cilat në mënyrë shumë të thjeshtë janë në qasje të tyre dhe i vargojnë ato në një melodi. Për këtë arsye shumë prej ninullave nga aspekti letrar, kanë mangësi dhe ato kanë dal jashtë rregullave dhe kritereve të poezisë klasike, mirëpo pikërisht këto mangësi janë shenjë tjetër që tregon origjinalitetin e këtij lloji të këngëve.

Mangësia në rimë dhe ritëm, është mangësia më e zakonshme në ninulla. Ninullat nuk posedojnë gjithashtu shumë prej teknikave zbukuruese të oratorisë dhe letërsisë, mirëpo ato kanë arritur të vërtetojnë pozitën e vet në letërsinë gojore te popujve të ndryshme dhe nga një gjeneratë në gjeneratën tjetër, të transmetohen dhe të qarkullojnë në mendjen e njerëzve. Prandaj nuk është e panatyrshme që shumë prej muzikantëve të mëdhenj, zakonisht përkrah veprimtarisë së tyre, kanë krijuar dhe rikrijuar edhe pjesë të ninullave. Këto pjesë të njohura të ninullave duke u varur në një nostalgji, e ndajnë njeriun nga vetja dhe e hipin atë mbi krahët e melodive të njohura dhe e çojnë deri te fëmijëria dhe në djepin në të cilin ka qenë dikur.

Ninullat jo vetëm që zakonisht nuk kanë zbukurime letrare, por nganjëherë në ato nuk gjendet as edhe një kuptim i logjikshëm. Fëmija bukurinë e fjalës e gjen në melodinë dhe muzikalitetin, jo në kuptimin e fjalës. Ai në lojën e fjalëve dhe muzikalitetit, përjeton më shumë kënaqësi nga fjalët e pakuptimta, prandaj për këtë arsye gjithkund më shumë janë përhapur lojërat dhe poezitë e pakuptimta në botën fëmijërore.

Prania e shumë elementëve natyrore si lulja, uji, burimi etj. në ninullat tregojnë rrethanat e krijimit të ninullave. Mirëpo brendësia e ninullave iraniane më shumë se sa të jetë e gëzuar, më tepër anon nga shprehja e mërzisë dhe është e pikëlluar, prandaj nga ky aspekt ato mund të shqyrtohen dhe analizohen. Një tjetër mangësi e kësaj krijimtarie është kjo që ninullat pasi që zhvillohen në shtratin e letërsisë popullore dhe gojore, për fat të keq më pak shkruhen në mënyrë zyrtare dhe në këtë mënyrë pësojnë më shumë dëme dhe mund të harrohen më lehtë, prandaj gjatë epokave historike kanë pësuar ato më shumë ndryshime.

Miq të nderuar temën do ta vazhdojmë në edicionin e tjetër dhe tani po dëgjojmë tregimin e radhës nga bota e tregimeve iraniane me titull “Argjendari besimtar”.

Kanë treguar se në një qytet jetonte një argjendar i drejt dhe besimtar. Ai për çdo ditë në mëngjes para lindjes së diellit, shkonte në argjendarinë e tij. Dyqani i tij ndodhej përball pallatit të sunduesit. Ai para se të hapte dyqanin, ngrinte duart drejt qiellit dhe lutej para Zotit duke thënë: “O i dituri absolut dhe o furnizuesi bujar i robërve, fuqia e jote është e pakufishme dhe ti ke fuqi mbi çdo gjë, nëse diçka do të bie në fund të detit, fuqia e jote mund ta nxjerrë atë në bregdet”. Pastaj hapte derën e dyqanit dhe fillonte punën.  

Në atë kohë, sunduesi ishte në shtrat dhe dritarja e dhomës së tij ishte e hapur. Lutja e përditshme e argjendarit, i prishte gjumin e ëmbël sulltanit. Një ditë, ai u zgjua nga gjumi me zërin e lutjes së argjendarit dhe me irritim bërtiti: “Kush është ky që për çdo ditë në mëngjes po më torturon mua me zërin e tij dhe po më trazon gjumin e qetë dhe po më prish ëndrrat e ëmbla?”

Sunduesi thirri shërbëtorin dhe e pyeti atë për këtë ngjarje dhe e kuptoi se ai burrë është një argjendar që ka dyqanin pikërisht përball pallatit të sunduesit. Për këtë arsye, ai mendoi që ta edukojë atë që trazonte gjumin e sunduesit. Sulltani e thirri vezirin e vet, mori unazën e diamantit dhe së bashku me vezirin doli jashtë pallatit dhe u nis drejt dyqanit të argjendarit.

Argjendari u befasua kur e pa që sunduesi kishte ardhur në dyqanin e tij. Sunduesi unazën e çmuar ia tregoi argjendarit dhe i tha: “Kjo unazë ka një guri të çmuar i cili vlen me mijëra e mijëra monedha floriri. Unë kamë frik se mos po e humbi këtë unazë. Për këtë arsye, erdha pranë teje që t’i të prodhon një unazë me qelq me ngjyrë që të duket plotësisht e njëjtë si kjo dhe në këtë mënyrë unë të përdori një unazë joorigjinale në vend të kësaj dhe vetëm në ceremonitë e rëndësishme ta përdori këtë unazë të çmuar”. Më pas i dha unazën argjendarit dhe i kërkoi atij që të kujdesët shumë për atë unazë.  

Argjendari mori unazën dhe e vendosi në një kuti të vogël. Pastaj hapi derën e arkës dhe e vendosi kutinë në arkën e thesarit. Para se argjendari të mbyllte derën e arkës së thesarit, sunduesi i kërkoi atij një gotë ujë. Argjendari menjëherë shkoi t’i sjellë ujë sunduesit. Sunduesi gjithashtu shumë shpejtë u ngrit nga vendi, hapi derën e arkës së thesarit dhe mori unazën dhe e futi në xhepin e vet. Argjendari gjithashtu, në këtë kohë u kthye dhe i dha ujin sunduesit. Sunduesi kërkoi nga argjendari që para se të largohet nga dyqani, ai ta mbyll derën e arkës së thesarit. Argjendari veproi ashtu siç urdhëroi sunduesi. Në fund, sunduesi i tha argjendarit: “Unë po të jap tre ditë kohë që të prodhosh një unazë të tillë. Në mëngjesin e ditës së katërt, unë e dua atë së bashku me unazën origjinale nga tij, mirëpo duhet të kujdesesh shumë për unazën time që të kam dhënë, nëse e humb atë, do të urdhëroj që ta heqin kokën”. Sunduesi së bashku me vezirin doli nga dyqani dhe shkoi drejt bregut të detit dhe hipi në një anije. Anija lundroi një distancë të gjatë dhe sunduesi e hodhi unazën në det dhe më pas u kthye në pallat.

Argjendari e mbylli dyqanin dhe menjëherë shkoi në shtëpinë e vetë dhe i tregoi ngjarjen gruas së vet. Gruaja i tha atij: “Shko menjëherë në dyqan. Para se të prodhosh unazën e kopjuar, nuk duhet ta lësh unazën e sunduesit ashtu! A nuk të ka thënë ai se “nëse e humb unazën, do ta këpusë kokën”?! Shko më shpejtë në dyqan dhe mos u ndaj as për një çast nga ajo unazë!”

Argjendari me nxitim u kthye në dyqan, hapi derën e arkës së thesarit dhe nxori kutinë e vogël në të cilën e kishte vendosur unazën origjinale të sunduesit, mirëpo kutia ishte e zbrazët. Argjendari u habit se si kishte humbur unaza?! Në atë kohë, gruaja e argjendarit erdhi në dyqan dhe solli ushqim për argjendarin dhe e pa burrin e vet të shqetësuar. Burri i tha gruas se unaza e sunduesit ka humbur. Gruaja goditi fytyrën e saj me dorë dhe së bashku me burrin tërë ditën e kërkoi unazën në dyqan, mirëpo nuk e gjetën! Kaluan tre ditë. Sulltani më nuk dëgjonte zërin e lutjes së argjendarit. Sulltani thirri ministrin e tij dhe i tha: “Plani im dha rezultat. Argjendari hoqi dorë nga këndimi i lutjes në mëngjes me të cilën më prishte gjumin mua”. Mirëpo në mëngjesin e ditës së katërt, sulltani përsëri u zgjua nga gjumi me zërin e lutjes së përditshme të argjendarit. Sunduesi u zemërua dhe me nervoz hyri në dyqanin e argjendarit. Shërbëtori i tij gjithashtu me shpatë në dorë, hyri në dyqanin e argjendarit. Sulltani kur e pa argjendarin të gëzuar, u zemërua edhe më shumë dhe me zë të lartë i tha: “Kaluan tre ditë dhe tani erdhi çasti i caktuar. Menjëherë silli të dy unazat, përndryshe shërbëtori im do ta heqë kokën ty!” Argjendari me qetësi, hapi arkën e thesarit dhe nxori kutinë e vogël dhe nga ajo nxori të dy unazat. Kur ai ofroi edhe unazën origjinale edhe unazën e kopjuar që e kishte prodhuar vet, sunduesi u çudit shumë dhe bërtiti: “Kjo është e pabesueshme! Si e more unazën time? Si munde të prodhosh një unazë kaq të bukur dhe origjinale ashtu siç ishte unaza ime? Unë vet e kam hedhur atë në det”.

Argjendari tha: “Pasi unë dhe gruaja im humbëm shpresat për të gjetur unazën, unë më nuk munda të vij në punë dhe qëndroja i pikëlluar dhe i shqetësuar në shtëpi. Kaluan dy ditë dhe unë as nuk kam ngrënë dhe as nuk kam pir. Gruaja shkoi në tregun e shitësve të peshkut dhe bleu një peshk të madh. Kur filloi ta pastrojë atë, brenda tij gjeti një unazë të çmuar e cila ishte mbështjell me plehra. E pastroi atë dhe e pa që ajo është një unazë dhe ma tregoi atë mua. Unë bërtita me zë të lartë: kjo është unaza e sulltanit! E mora atë dhe menjëherë erdha në dyqan dhe fillova punën. Punova deri në mëngjes derisa e prodhova unazën të cilën e kërkove nga unë. Kur përfundova punën, dola para dyqanit dhe këndova lutjen të cilën e dëgjuat”.

Sulltani nuk mund të besonte atë që dëgjoi. U mahnit plotësisht! Hapi duart dhe mori në përqafim argjendarin dhe ashtu në përqafim tha: “Lartësuar qoftë Zoti! Ti me të vërtetë je njeri i mirë dhe i drejtë. Unë të kërkoj falje për të gjithë padrejtësinë që kam bërë ndaj teje”.

Sulltani e urdhëroi shërbëtorin që të shkojë dhe të sjellë një qese me 10 mijë dinarë për argjendarin. Pastaj i tha atij: “Të urdhëroj ty që për çdo ditë në mëngjes me lutjen tënde të sinqertë, të më zgjon mua nga gjumi me po atë lutje që thotë: “O i dituri absolut dhe o furnizuesi bujar i robërve, fuqia e jote është e pakufishme dhe ti ke fuqi mbi çdo gjë, nëse diçka do të bie në fund të detit, fuqia e jote mund ta nxjerrë atë në bregdet”.

Tags