Prill 20, 2018 09:45 CET

Në emër të Zotit Një, krijuesit të gjithësisë! Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar, jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit “Tregimet dhe legjendat iraniane”. Së pari, në vazhdim të edicionit të kaluar, do të flasim rreth artit të transmetimit si një prej degëve të letërsisë popullore persiane. Më pas së bashku me ju miq të nderuar do të shkojmë në botën e tregimeve iraniane dhe do të paraqesin një tregim.

Thamë se tregimet e transmetuar, shumica kanë aspekt imagjinativ dhe lidhja e transmetuesit dhe publikut është si lidhja mes mësuesit dhe nxënësit dhe  transmetuesi vazhdimit në mes tregimit fut edhe këshillat dhe mësimet e tij. Gjithashtu thamë se aktualisht transmetuesit në çajhane ose në vende publike me zakone dhe tradita të veçanta, vazhdojnë të transmetojnë tregime kreshnike dhe kombëtare. Transmetuesi është edhe aktor, edhe transmetues edhe regjisor.  

Studiuesit besojnë se transmetimi i tregimeve ka filluar nga mbledhja e fiseve rreth zjarrit në pyll në kohërat shumë të lashta. Ata besojnë se transmetimi i tregimeve në fillim ishte një shfaqje individuale e cila tregonte gjendjet e ndryshme të një ngjarje. Disa studiues gjithashtu konsiderojnë se transmetimi i tregimeve është fillim i shfaqjes disa personash. Sipas disa dokumenteve dhe transmetimeve nga tregtarët e fiseve të ndryshme, mund të thuhet se në fillim pjesëtarët e fisit ose të një grupi mblidheshin së bashku në një vend dhe dëgjonin atë çfarë thoshte kryetari i fisit. Ajo çfarë tregohej në tubime të tilla, ishte tregimi i një ngjarje, tregim mitologjik ose ndonjë lloj magjie.

Përralla dhe tregimi në shumicën e shoqërive njerëzore, tërhiqnin njerëzit për të dëgjuar dhe në forma të ndryshme përhapeshin në mesin e njerëzve. Ibën Nedim në librin e tij “Al-Fehrest”, konsideron se historiku i transmetimit të tregimeve daton që nga persianët e lashtë dhe më të parë. Transmetuesit e tregimeve, në vendet ku mblidheshin njerëzit, transmetonin lloje të ndryshme të tregimeve.  

Transmetimi i tregimeve në formën e sotshme është përhapur në masë të madhe që nga shekulli 10 h.k (shek. 16) dhe kryesisht është përkushtuar në tregimet e Shahnames. Publiku kryesor i transmetimit të tregimeve, kryesisht është populli i thjeshtë. Në Iran, recitimi i Shahnames është sikur teatri publik dhe kombëtar dhe përbëhet nga qytetarët e thjeshtë dhe nuk i përket asnjë grupi, asnjë bindje dhe asnjë sistemi.

Në transmetimin e tregimeve nuk ekziston dekorimi i skenës dhe transmetuesi nuk i ndërron as rrobat. Vetëm lëviz shkopin që mbanë në dorë, lëvizje kjo që tregon pasionin dhe entuziazmin. Mjetet e punës së transmetuesit të tregimeve janë: shkopi i dorës, mënyra e shprehjes dhe tregimi. Transmetuesi i tregimeve gjithmonë i drejtohet publikut dhe mundohet që publiku ta besojë tregimin e tij. Vendi ku qëndron transmetuesi i tregimit është më i lartë se vendi ku qëndron publiku, mirëpo nganjëherë ai shkon edhe në mes të publikut për të marrë paratë. Shpërblimin e transmetuesit të tregimeve e paguan pronari i çajhane, por nganjëherë edhe publiku i jep atij ndonjë shumë parash si dhuratë.

Transmetuesi çdo kund që realizon program, mjetet e punës janë shumë të thjeshta një platformë e vogël dhe pak më e lartë dhe një shkop i dorës. Zakonisht para transmetuesit i cili duke qëndruar në këmbë transmeton tregimin, një djalosh i ri ose një mik i transmetuesit ose një person i cili ka vendosur që të bëhet transmetues, ulët afër tij dhe këndon këngë dhe pastaj transmetuesi hip mbi platformë. Nëse në një atmosferë të lirë nuk ndodhet një platformë, atëherë transmetuesi qëndron në mesin e njerëzve. Transmetuesi së pari këndon lutje dhe pastaj dërgon përshëndetje për Profetin e nderuar të Islamit s.a.v.s. dhe duke lëvizur shkopin e veçantë të dorës, fillon të transmetojë tregimin dhe shkopin e lëviz në përputhje me ritmin e tregimit.

Miq të nderuar temën do ta vazhdojmë në edicionin e ardhshëm dhe tani po kalojmë në botën e tregimeve persiane dhe po vazhdojmë tregimin e edicionit të kaluar me titull “Përcaktimi” nga vepra “Kelile va Dimne”.

Thamë se katër persona u njohën me njëri-tjetrin gjatë një rruge. Njëri ishte princ, tjetri ishte djalë tregtare, i treti ishte një djalosh i bukur dhe i katërti ishte djalë bujku i cili kishte një trup të shëndoshë dhe të fuqishëm. Në edicionin e kaluar arritëm deri aty ku një burrë plak kërkoi leje nga mbreti i ri që të tregojë një ngjarje dhe pastaj tha:

Shumë vite më parë kur isha më i ri, shërbeja pranë një personaliteti të madh. Periudha e rinisë kaloi si era dhe unë dalë ngadalë arrita në këtë përfundim se kjo botë është e përkohshme dhe e pavlerë. Një natë mendova me vete dhe e paralajmërova veten: “Je lidhur për këtë botë e cila ka refuzuar me mijëra mbretër dhe sundues. Sa ke mundësi akoma, eja në vete sepse koha është e shkurtë dhe jeta është e shkurt”. Mora vendimin tim dhe u largova nga shërbimi dhe u përkushtova në adhurim. Një ditë bridhja në treg. E pash një gjuetar i cili kishte në dorë dy zogj dhe kërkonte blerës. Zemra më dëshiroi që t’i lirojë ata zogj. E pyeta atë për çmimin e zogjve. Gjuetari më tha: dy dërhem. Unë nuk kisha më tepër se dy dërhem. Mendova me vete nëse do t’i japë atij dy dërhem, atëherë nuk më mbetet asgjë për vete. Çfarë duhet të bëjë? Zemra njëherë më thoshte: ik e mos i bli ata. Njëherë tjetër më thoshte: “pagoi dy dërhem dhe bliji ata zogj. Zoti është i madh dhe Ai është furnizues”. Zemra më digjej për ata zogj. Më në fund rrezikove dhe i bleva ata zogj. E hapa derën e kafazit që t’i lirojë ata. Mirëpo kisha frikë se përsëri dikush do t’i zë ata. Prandaj shkova jashtë qytetit dhe në një pyll të gjelbër i lirova zogjtë. Zogjtë me gëzim e lumturi fluturuan mbi degët e pemëve dhe filluan të këndojnë. Ata më falënderuan mua dhe më thanë: “Ke bërë një punë të madhe për neve. Mos mendo se me dy dërhem që ishin gjithë pasuria që kishe, na ke blerë neve. Ti lirove nga robëria dy zogj dhe u ke dhënë atyre një jetë të re dhe liri. Ne, edhe nëse do të derdhim me mijëra thesare pranë këmbëve të tua, përsëri nuk arrijmë të shpërblejmë veprën tënde të mirë. Tani ne nën këtë pemë po e shikojmë një thesar të madh. Gërmoje tokën dhe merre thesarin”.

Unë u çudita shumë dhe tha: “Ju që po shikoni thesarin nën tokë, atëherë si nuk e keni parë gjuetarin dhe kurthin e tij dhe u robëruat?”

Njëri prej atyre zogjve u përgjigj: “Dëshira e Zotit ishte kjo. Ai që neve në futi në kurth dhe ai që na thellojë shikimin që ta shikojmë këtë thesar, është përcaktimi dhe vullneti i Zotit dhe urtësia hyjnore”.

Me një kazmë gërmova tokën dhe e gjeta një thesar të madh. Më isha bërë i panevojshëm për pasurinë e botës. Por nuk dëshirova që përsëri të ndotesha me dëshirat materiale të kësaj bote. Prandaj, përsëri thesarin e groposa aty”. Nëse mbreti do të urdhërojë, unë do të shkoj dhe do ta sjell atë.

Mbreti i ri tha: “Ai thesar nuk të shkon ty. Ti e ka mbjell farën e mirësisë. Nëse me të vërtetë nuk ke nevojë për thesarin, shko merre atë dhe shpërndaje për njerëzit e varfër!”.

Në këtë mënyrë katër djelmoshat e tregimit tonë të cilët ishin njohur me njëri-tjetrin në rrugë dhe ecnin drejt një fati të panjohur, me dëshirën e Zotit dhe me përcaktimin hyjnor, arritën në lumturi. Prandaj të gjithë ata e pranuan se vullneti i Zotit është vullneti më i lartë dhe fati dhe përcaktimi i secilit është vetëm në dorën e tij.

Tags