Janar 05, 2019 16:38 CET
  • Politika e jashtme në pikëpamjen e Ajetullah Khamenei

Me rastin e dyzetvjetorit të fitores së Revolucionit Islamik të Iranit në një program disa edicionesh do të shqyrtojmë politikën e jashtme të Republikës Islamike të Iranit në katër dekadat e kaluara. Në këtë edicion do të flasim rreth pikëpamjeve të Ajetullah Khamenei, liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, në lidhje me politikën e jashtme.

Pikëpamjet e liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit në lidhje me politikën e jashtme dhe parimet e saj, janë vazhdimësi e pikëpamjeve të Imam Khomejnit (ra) në këtë drejtim. Disa prej pikëpamjeve më të rëndësishme të Ajetullah Khamenei në lidhje me politikën e jashtme mund të veçohen si në vijim:

Politika e jashtme është gjysma e sistemit politik shtetëror

Politika e jashtme në pikëpamjen e liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit gjithnjë ka pasur dhe ka një pozitë të dalluar dhe lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit sipas nenit 110 të Kushtetutës së Republikës Islamike të Iranit, luan rol kryesor në vendimmarrjen në sferën e politikës së jashtme të Iranit. Ajetullah Khamenei në dhjetor të vitit 2000, në lidhje me rëndësinë e politikës së jashtme ka thënë: "Politika e jashtme dhe aparati drejtues i politikës së jashtme në realitet përbënë gjysmën e sistemit politik shtetëror sepse ndjek marrëdhënien, kufijtë dhe interesat shtetëror të vendit në rajone të ndryshme në anë e mbanë botës. Shumë prej problemeve të vendeve mund të zgjidhen nëpërmjet diplomacisë së shoqëruar me iniciativë dhe vendime të fuqishme. Në realitet diplomacia është një mjet efikas në fuqinë e sistemit politik shtetëror. Fuqia e sistemit politik më shumë se sa nëpërmjet aparateve dhe organeve të tjera që kanë për detyrë ruajtjen dhe mbrojtjen e sigurisë kombëtare, mund të realizohet nëpërmjet aparatit diplomatik dhe organit drejtues të politikës së jashtme".

Politika e jashtme, arenë e luftës

Ajetullah Khamenei thekson bashkëpunimin në politikën e jashtme, mirëpo njëkohësisht me këtë, beson se fushëbeteja e diplomacisë është e ngjashme me fushëbetejën ushtarake. Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në qershor të vitit 1989, do të thotë më pak se dy muaj pas zgjedhjes së tij lider i Revolucionit Islamik të Iranit, ka thënë: "Diplomacia është një luftë, të gjithë diplomatët e botës janë të preokupuar me luftë. Prandaj edhe vlera dhe ndikimi i asaj lufte në shumë raste nuk është më i vogël se saj ndikimi i luftërave ushtarake, por në raste të caktuara është ndikim edhe më i madh se sa ai i luftës ushtarake. Natyrisht se nuk është gjithmonë kështu. Qëllimi im me fjalën "luftë" nuk është një luftë e një përballje të zakonshme, por kjo është puna e të gjithë diplomatëve".

Ajetullah Khamenei në qershor të vitit 2000, gjithashtu ka përsëritur këtë pikëpamje të tij në lidhje me politikën e jashtme duke thënë: "Fushëbeteja diplomatike, është fushëbetejë e një lufte të vërtetë, por e një lufte që zhvillohen në tryezë dhe me buzëqeshje dhe duke thënë mirëmëngjesi dhe mirëmbrëma. Ekzistenca e lidhjeve diplomatike, kurrë nuk duhet të konsiderohet si besim te armiku, sepse kurrë nuk duhet besuar armikut".

Fuqia në diplomaci

Një prej pikëpamjeve më të rëndësishme të Ajetullah Khamenei në lidhje me politikën e jashtme, është fuqia dhe guximi përball armiku. Ai në gusht të vitit 2000, ka thënë: "Sa luftëra kanë qenë në prag të fillimit, mirëpo me fuqinë diplomatike janë mënjanuar. Sa shumë agresione dhe komplote kanë qenë të formuar, mirëpo janë penguar me fuqinë e diplomacisë. Sa shumë komplote janë planifikuar në sferën e opinionit publik dhe me iniciativën e aparatit diplomatik, me aktivitetin e shumë diplomatik, me vëmendjen e drejtuesve të aparatit diplomatik, me veprimin e këtij aparati në kohën e duhur, janë neutralizuar dhe janë zhdukur ato komplote".

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit më 20 prill të vitit 2017, pas shtimit të kërcënimeve të Amerikës kundër Republikës Islamike të Iranit, ka thënë: "Për një vend pozita më e keqe është kjo që funksionarët e institucioneve shtetëror të vendit të frikësohen nga irritimi, nga mrrolat dhe nga kërcënimet e armikut! Nëse ata frikësohen, në realitet kanë hapur portën për hyrjen e tij, për agresionin dhe sulmin e tij. Veprimet duhen të kryhen me arsye, me logjik dhe me urtësi. Në këtë drejtim nuk ka dyshim, por veprimet duhet të kryhen edhe me guxim dhe trimëri. Ndërkohë që nëse veprohet me frikë, me shqetësim, duke qenë nën ndikimin e kërcënimeve dhe mrrolave të liderëve të fuqive arrogante të botës, është fillimi i fatkeqësisë dhe mjerimit".

Trekëndëshi i dinjitetit, urtësisë dhe interesit në politikën e jashtme

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në politikën e jashtme gjithmonë thekson që të merret parasysh me seriozitet trekëndëshi "dinjitet, urtësia dhe interesi". Ajetullah Khamenei në shkurt të vitit 1990, në përkufizimin e dinjitetit ka thënë: "Kuptimi i dinjitetit është ky që shoqëria dhe sistemi shtetëror islamik në asnjë përballje të tij në nivelin ndërkombëtar nuk duhet të bëjë hapa dhe të veprojë në atë mënyrë që puna në fund të mos rezultojë me poshtërimin dhe nënçmimin e Islamit dhe myslimanëve".

Ajetulla Khamenei në korrik të vitit 1991, urtësinë në politikën e jashtme e përkufizon në këtë mënyrë: "Urtësia do të thotë të veprohet me urtësi dhe maturi. Në deklaratat diplomatike dhe në çdo veprim që është i lidhur me politikën e jashtme dhe marrëdhëniet botërore, nuk duhet të lejohet kurrfarë veprimi dhe sjellje e pamatur. Prandaj çdo gjë duhet të bëhet me maturi".

Lideri suprem i Revolucionit Islamik në korrik të vitit 1991 në lidhje me interesin dhe dobinë, ka thënë: "Me fjalën interes dhe dobi nuk është për qëllim interesi personal i imi dhe i yti që nëse ne e bëjmë këtë veprim, mund të kushtojë shumë për ne, edhe le të kushtojë. Pse, ne kush jemi? Nëse një veprim do të jetë në interes të vendit dhe në interes të Revolucioni, por nuk është në interesin tim personal, çfarë rëndësi do të ketë? Interesi do të thotë interesi i Revolucionit dhe ky interes është i gjithanshëm, do të thotë duke filluar nga sjellja e jon personale".

Bashkëpunimi me vendet e ndryshme duke marrë parasysh pavarësinë e vendit

Bashkëpunimi dhe mënjanimi i tensioneve me vendet e ndryshme të botës është një çështje për të cilën gjithnjë thekson Ajetullah Khamenei dhe atë e konsideron prej boshteve kryesore të politikës së jashtme të Republikës Islamike të Iranit, mirëpo njëkohësisht me këtë ai thekson se bashkëpunimi nuk duhet të rezultojë me anashkalimin e pavarësisë së vendit. Ajetullah Khamenei në gusht të vitit 2003, ka thënë: "Reputacioni botëror është një gjë shumë e mirë, mirëpo kjo nuk duhet të realizohet duke sakrifikuar parimet e Republikës Islamike të cilat përbëjnë identitetin tonë kombëtar dhe shoqëror".

Pavarësia është një prej parimeve më kryesore dhe më të përsëritshme të politikës së jashtme në të cilin ka theksuar më së shumti lideri i Revolucionit Islamik të Iranit. Ajetullah Khamenei në gusht të vitit 2003, ka thënë: "Pavarësi do të thotë të qenit i pavarur dhe të mos ekzistojë kurrfarë varësie në marrjen e qëndrimeve në lidhje me çështjet e ndryshme. Do të thotë që edhe nëse e gjithë bota të arrijë në një qëndrim të unifikuar në lidhje me çështjen e Palestinës, për shembull, ose në një çështje tjetër, pastaj ne të vërejmë se ky qëndrim për të cilin ata kanë qëndrim të unifikuar nuk përputhet me bazat e politikës tonë, ne e refuzojmë atë qëndrim në mënyrë të qartë. Ky do të thotë qëndrim i pavarur".

Anti-arroganca në politikën e jashtme

Anti-arroganca dhe lufta kundër arrogancës botërore është një prej fjalëve më kyçe në pikëpamjet e liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit. Ajetullah Khamenei në nëntor të vitit 2014, në përkufizimin e arrogancës ka thënë: "Arroganca "estekbar" është një nocion kur'anor. Në Kur'an është përdorur fjala arrogancë. Njeriu arrogant, shteti arrogant, grupi arrogantë..., do të thotë ata dhe ai shtet që synon të ndërhyjë në çështjet e brendshme të njerëzve dhe të popujve të tjerë. Ata ndërhyjnë në të gjitha veprimet vetëm e vetëm për të ruajtur interesat e tyre. Ai shtet e konsideron veten të lirë, e konsideron veten se ka të drejt të imponojë qëndrimet e veta për popujt e tjerë. Konsideron se ka të drejtë të ndërhyjë në çështjet e vendeve. Ai nuk pranon t'i japë përgjigje askujt për këto veprime që i bënë. Kjo do të thotë arrogancë. Në anën e kundërt përball këtij fronti të dhunës dhe padrejtësisë, qëndron një grup i cili lufton kundre arrogancës. Lufta kundër arrogancës do të thotë në radhë të parë të mos pranohet kjo politikë e dhunshme dhe e imponuar me forcë. Domethënia e luftës kundër arrogancës nuk është një gjë shumë e komplikuar. Lufta kundër arrogancës zhvillohet atëherë kur një popull nuk pranon politikën ndërhyrëse dhe imponimin e forcës së arrogancës ose të njeriut arrogantë ose të shtetit arrogancë. Ky është kuptimi i luftës kundër arrogancës ose anti-arrogancës".

Ajetullah Khamenei në dhjetor të vitit 2014, në lidhje me marrëdhënien me Amerikën ka deklaruar: "Edhe në që po përmendim shumë emrin "Amerikë" gjatë deklaratave tona dhe gjatë protestave të popullit tonë, çështja e Amerikës përmendet vetëm për shkak që arrogancës për arsye se Amerika është një shtet arrogant, për arsye se metoda e sjelljes së Amerikës është një metodë arrogance. Ne me Amerikën si një tërësi territoriale gjeografike dhe si një popull si një tërësi e shoqërisë njerëzore, nuk kemi kurrfarë problemi dhe nga ky aspekt edhe SHBA-të janë si vendet e tjera. Problemi ynë me Amerikës, është problemi i arrogancës amerikane. Udhëheqësit e këtij shteti janë arrogantë, mendjemëdhenj, imponojnë me forcë qëndrimet e tyre, janë me ambicie të pakufishme".

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në korrik të vitit 2015, pas arritjes së marrëveshjes bërthamore me vendet e Grupit 5+1, gjithashtu në lidhje me luftën kundër arrogancës, ka thënë: "Vallë a mund të pushohet lufta kundër arrogancës? Lufta kundër arrogancës, lufta kundër sistemit hegjemonist, nuk mund të ndalet dhe pushohet. Kjo është pjesë veprimeve tona. Është pjesë e veprimeve kryesore, është pjesë bazave të Revolucionit. Do të thotë se nëse nuk do të ekzistojë lufta kundër arrogancës, atëherë ne në realitet nuk jemi pasues të Kur'anit të shenjtë. Lufta kundër arrogancës nuk përfundon. Në lidhje me shembujt e arrogancës, Amerika është shembulli më i përsosur i arrogancës".

Tags