Qershor 15, 2019 08:04 CET
  • Dyzetë vjet armiqësi e Amerikës me Republikën Islamike të Iranit (1)

Me rastin e dyzetvjetorit të fitores së Revolucionit Islamik të Iranit në një program disa edicionesh, po shqyrtojmë politikën e jashtme të Republikës Islamike të Iranit në katër dekadat e kaluara. Në këtë edicion shkurtimisht do të shqyrtojmë faktorët e armiqësisë së Amerikës me Republikën Islamike të Iranit.

Revolucioni Islamik i Iranit ka hyrë në dekadën e pestë të jetës së tij. Në katër dekadat e kaluara, Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithnjë në mënyrë dhe forma të ndryshme ka treguar armiqësinë e vet kundër Republikës Islamike të Iranit.

Revolucioni Islmaik i Iranit ka ndodhur në kohën kur në rendin global sundonte sistemi me dy blloqe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejtonin bllokun perëndimor dhe ish-Bashkimi Sovjetik drejtonte bllokun lindor. Në vitin 1990, u shkatërrua ish-Bashkimi i Republikave Sovjetike dhe në rendin global filloi të sundojë sistemi me një bllok i drejtuar nga Shtetet e Bashkuara Arabe. SHBA para dhe pas përfundimit të luftës së ftohtë, ka vërtetuar armiqësinë e vet me Republikën Islamike të Iranit që edhe me kalimin e dyzetë viteve jo vetëm që vazhdoi kjo armiqësi, por u forcua dhe u shtua edhe më shumë deri në atë masë sa që qeveria aktuale e Amerikës duke shkelur marrëveshjen ndërkombëtar bërthamore e cila mbështetej në rezolutën 2231 të KS të OKB, doli nga kjo marrëveshje dhe ktheu përsëri në fuqi të gjitha sanksionet kundër Iranit që ishin para marrëveshjes bërthamore. Katër faktorë janë shkaqet më të rëndësishme të armiqësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Republikën Islamike të Iranit dhe ata janë: identitetet e kundërta, pavarësia e Iranit, mosnjohja zyrtare e Izraelit dhe natyra informuese e Republikës Islamike të Iranit.

Identitetet e kundërta të të dy vendeve

Rëndësia e identitetit në sistemin global aktual është deri në atë masë sa që Paul Kovert, teoricien i marrëdhënieve ndërkombëtare, duke e dalluar rolin e identitetit në politikën globale, nënvizon se Francis Fokojame ka gabuar plotësisht në zgjedhjen e fundit të historisë. Paul Kovert për këtë pikëpamje të tij e ka shfrytëzuar rolin e fesë dhe etnitetit në identitet dhe nënvizon se historia përkrah etnitetit dhe fesë në asnjë mënyrë nuk ka arritur në fund, por përsëri është shndërruar në burim të fuqishëm të identitetit dhe në një pjesë të vetëdijesimit publik. Paul Kovert thotë se në rrethanat aktuale nuk janë fanatizmat dhe ndjenjat përkatëse me një shtresë dhe pushtimet ushtarake që rezultojnë me gjakderdhje, por shkaku i të gjitha këtyre është ky që kush është armiku?

Aleksander Vent, teoricien i marrëdhënieve ndërkombëtare, gjithashtu duke thënë se identitetet nuk janë stabile dhe vazhdimin ndryshojnë, beson se shtetet në trajtimin e armikut sillen ndryshe nga trajtimi i mikut, për arsye se armiqtë janë kërcënim, mirëpo miqtë nuk konsiderohen kërcënim. Aleksander Vent duke përmendur shembuj të fuqisë ushtarake të Amerikës, nënvizon se fuqia ushtarake e Amerikës për Kanadanë dhe Kubën ka rëndësi të ndryshme, pavarësisht se të dy këto vende janë të pranishme në një strukturë të sistemit ndërkombëtar. Aleksander Vent vë në dukje se raketat e Britanisë së Madhe gjithashtu kanë rëndësi të ndryshme nga raketat e ish-Bashkimit Sovjetik.

Kjo pikëpamje vërtetohet në lidhje me identitetin rreth marrëdhënieve të SHBA-ve dhe Republikës Islamike të Iranit, sepse me Revolucionin Islamik, gjithashtu ka ndryshuar edhe identiteti i Iranit dhe në këtë mënyrë Irani nga një faktor konservator pro-perëndimor që ecte në rrugën e largimit të fesë nga strukturat politike është shndërruar në një faktor revolucionar i pavarur me anime fetare dhe edhe sistemi politik i Irani konsiderohet një lloj i ri i sistemit politik shtetëror në botë. Në realitet, Irani nga aspekti i identiteteve politike dhe fetare është tërësisht në kontradiktë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  

Një prej karakteristikave më të rëndësishme të Revolucionit Islamik që ka shkaktuar armiqësinë e Amerikës dhe aleatëve të saj kundër Iranit, është sovraniteti i sistemit fetar të besimit në një Zot ose sipas terminologjisë perëndimore sistemit “Teokratik”. Ky lloj i sovranitetit është sovranitet kundër padrejtësisë, i luftës me mosbesimin, i luftës kundër sistemit hegjemonist dhe sovranitet i pavarësisë që saktësisht qëndron në pikën e kundërt të të menduarit politik të Amerikës. Sovraniteti i këtij sistemi shtetëror është bërë shkak që Amerika që nga fillimi të humbë një prej sistemeve shtetërore do të thotë regjimin e mbretit dhe bazën më të rëndësishme të vet në Iran të cilën e quanin si “ishulli i stabilitetit” në rajon dhe si rezultat të humbë edhe rolin e xhandarmërisë së Iranit për të ushtruar fuqinë dhe hegjemoninë e vet mbi rajonin rreth e rrotull. Ky faktor do të thotë sovraniteti i diskursit islamik dhe revolucionar është bërë shkak që autoritetet amerikane gjithnjë të paralajmërojnë për rrezikun e kësaj çështje.

Zbigniew Brzezinski, teoricien i njohur amerikan, thotë: “Ripërtëritja e jetës së Islamit fundamentalist në të gjithë në të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme me rrëzimin e mbretit dhe me tensionet e krijuara si rezultat i Iranit të (Imam) Khomejnit, ka kërkuar një rrezik të vazhdueshëm për interesat tona në rajonin për të cilin është e varur tërësisht jeta e botës perëndimore”.

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit gjithashtu shumë herë ka vë në dukje këtë të vërtetë se armiqësitë e Amerikës përbëjnë luftën kundër të menduarit islamik në Republikës Islamike të Iranit. Ajetullah Khamenei thotë: “Vet ekzistenca e Republikës Islamike të Iranit dhe shteti fetar i çon armiqtë e fesë në luftë dhe agresion, ashtu sipas shumë ajeteve të Kur’anit të shenjtë, fronti i të vërtetës përgjatë gjithë historisë gjithmonë është objektiv i sulmeve të frontit të së pavërtetës”.

Pavarësia e Iranit në përballje me politikën hegjemoniste të Amerikës

Një prej arsyeve më të rëndësishme të armiqësisë së Amerikës me Republikën Islamike të Iranit është theksimi i Iranit në pavarësi. Në realitet, një prej aspekteve më kryesore të dallimit mes ish-regjimit mbretëror Pahlavi me sistemin shtetëror të Republikës Islamike të Iranit qëndron në elementin e pavarësisë së Republikës Islamike të Iranit. Parimi më i rëndësishëm i politikës së jashtme të Republikës Islamike të Iranit është “Jo Lindje, Jo Perëndim” dhe ky parim është zbatuar tërësisht edhe gjatë luftës tetë vjeçare të imponuar të Irakut kundër Iranit. Kjo është në kohën kur strategjia më e rëndësishme e Amerikës në rajonin e Azisë Perëndimore është mbajtja të varur e shteteve me qëllim të ndërhyrjes në strukturat e pushtetit dhe vendimmarrjes së këtyre shteteve.

Noam Chamsky, teoricien i njohur amerikan, në lidhje me rrënjën e urrejtjes së elitës politikës së Amerikës ndaj Iranit, thotë: “Është shumë e thjeshtë: në vitin 1979, Irani ka lëvizur drejt pavarësisë. Më keq se kaq, ata (iranianët) kanë rrëzuar nga pushteti një person despotik i emëruar nga Amerika i cili sundonte në Iran në përputhje me interesat e Amerikës. Ata (politikanët në Amerikë) nuk do ta harrojnë këtë. Në realitet, vetëm pak kohë pas Revolucionit të Iranit,  Amerika ka mbështetur agresionin ushtarak të Irakut kundër Iranit që ishte një agresion ushtarak shkatërrues”.  

Abdulkadir bin Karine, ish-ministri i turizmit dhe lideri i partisë Lëvizja Kombëtare për Ndërtim të Algjerisë, gjithashtu në lidhje me shkakun e armiqësisë së Amerikës me Republikës Islamike të Iranit, thotë: “Irani është një vend i pavaruri dhe i lirë i cili nuk ka pranuar të hyjë nën flamurin e varësisë ndaj arrogancës botërore dhe kjo ka shkaktuar shqetësimin dhe brengosjen e Amerikës. Qeveria e Amerikës i konsideron e vendet e pavarura dhe boshtin e rezistencës pengesë kryesore në rrugën e saj dhe programeve të saj”.

Martin Indyk, ish-zëvendës i sekretarit amerikan të shtetit, gjithashtu në lidhje me këtë ka nënvizuar: “Ndëshkimi dhe dënimi i Revolucionit Islamik do të jetë një mësim për vendet e tjera që bëjnë hapa në rrugën e pavarësisë dhe çlirimit nga hegjemonizmi i Amerikës”.

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit gjithashtu në lidhje me këtë çështje thotë: “Armiqësia e Amerikës dhe e arrogancës botërore me Iranin Islamik është për shkak të lëvizjes së fuqishme popullore për arsye se besimi i popullit, dëshira e popullit për pavarësi është në dëm të tyre. Ata dëshirojnë që ta mbajnë vendin tonë gjithmonë të varur. Ata dëshirojnë që nga aspekti kulturor, ekonomik dhe politik t’i mbajnë të varura për politikat e tyre shtete e këtij rajoni. Kur një vend të jetë i pavarur dhe të ketë vetëbesim dhe me vetëbesim të ecë në rrugën e cila e çon atë drejtë qëllimeve të larta, natyrisht se ata do të jenë të pakënaqur me atë vend. Pakënaqësia e armiqve tanë botëror, është pikërisht për këtë arsye. Ata do të bëhen të kënaqur vetëm atëherë kur populli i Iranit do t’i dorëzojë atyre plotësisht fenë, kulturën dhe ekonominë e vet. Populli i Iranit sot është zgjuar dhe më nuk pranon t’i nënshtrohet një politike të tillë arrogante”.

Tags