Sistemi i mbrojtjes kundërajrore "Ja Zahra (s.a.)" dhe "Harazi i Nëntë", mbrojtje efikase përball kërcënimeve me lartësi të ulët
(last modified Sat, 09 Dec 2023 15:53:44 GMT )
Dhjetor 09, 2023 16:53 Europe/Tirane

Në luftërat e sotshme, sistemet e mbrojtjes kundërajrore luajnë një rol jetik me qëllim të përballjes me kërcënimet ajrore dhe për parandalimin e zotërimit të armikut mbi hapësirën qiellore të fronteve të fushëbetejës.

Shtimi për çdo ditë e më i madh i kërcënimeve ajrore në nivele të ndryshme dhe paralel me këtë i nevojës për mbrojtjen e objekteve dhe qendrave të rëndësishme dhe jetike, është bërë shkak që të projektohen dhe prodhohen lloje të ndryshme të sistemeve të mbrojtjes kundërajrore për reagim ndaj kërcënimeve ajrore. Zhvillimi i dronëve sidomos në rolin e dronëve kamikaz dhe i raketave Cuise që fluturojnë në lartësi të ulët, është bërë shkak që kërcënimet ajrore në lartësinë e ulët të gjejnë rëndësi shumë të madhe dhe të shndërrohen në një sfidë të rëndësishme për sistemet e radarëve dhe mbrojtjes kundërajrore. Natyrisht për t'u përballur me këtë lloje të kërcënimeve, nevoja për sisteme të mbrojtjes kundërajrore të lartësisë së ulët në vende të ndryshme është shtuar më shumë se çdo herë tjetër. Puna e hulumtimeve për zhvillimin e sistemeve të radarëve dhe mbrojtjes kundërajrore të lartësisë së ulët në vende të ndryshme janë bërë shkak për prodhimin dhe futjen në operim të sistemeve të ndryshme të mbrojtjes kundërajrore që disa prej tyre kanë treguar funksion shumë të mirë në veprim në fushëbetejat e luftës. Republika Islamike e Iranit gjithashtu ka bërë hapa të mëdhenj në këtë drejtim.

Një vështrim i përgjithshëm

Pas luftës imponuese Iran-Irak, Irani ka blerë sistemin e mbrojtjes kundërajrore të lartësisë së ulët FM-80 që ishte model kinez i sistemit të mbrojtjes kundërajrore Crotale të Francës. Sistemi i mbrojtjes kundërajrore FM-80 ishte me rreze veprimi të shkurtra 15 kilometra dhe kishte kapacitet për t'u përballur me objektivat e lartësisë nga 30 deri në 6000 kilometra. Gjatë viteve të mëvonshme, specialistët e industrisë ajrore-hapësinore të Ministrisë së Mbrojtjes së Iranit kanë arritur të zbulojnë inxhinierinë e ndërsjelltë dhe të zhvillojnë nivelin e këtij sistemi të mbrojtjes kundërajrore në Iran dhe sistemi i mbrojtjes kundërajrore me emrin "Ja Zahra" është rezultat i këtij projekti. Sistemi i mbrojtjes kundërajrore "Ja Zahra (s.a.)" është një sistem plotësisht i prodhimit vendor  që nevoja e mbrojtjes për këtë sistem është paraqitur nga baza e mbrojtjes kundërajrore pranë industrisë së mbrojtjes së Iranit dhe në fund ky sistem u prodhua në Iran. Prej privilegjeve të këtij sistem të mbrojtjes kundërajrore mund të përmendim kapacitetin lëvizës dhe taktik dhe kapacitetin për dislokimin e këtij sistemi në kushte klimatike të ndryshme. Produkti i parë i projektit "Ja Zahra (s.a.)" është prezantuar në verën e vitit 1998 në ekspozitën e sukseseve mbrojtëse të Iranit që përfshinë raketat, arkën e bartjes dhe platformën e lancimit dhe më pas në disa ekspozita të tjera ushtarake raketat e këtij sistemi të mbrojtjes kundërajrore është ekspozuar me emrin "Shahab Sakib" në atë mënyrë që ky sistem raketor ka zënë një pozitë stabile në ekspozitën e përhershme të Ministrisë së Mbrojtjes së Iranit. Pas kalimit të fazave të ndryshme të përkryerjes, në janar të vitit 2013, gjatë një ceremonie zyrtare në prani të gjeneral Ahmed Vahidi, ish-ministri i mbrojtjes së Iranit në atë kohë, u përurua linja e prodhimit të sistemit të mbrojtjes kundërajrore "Ja Zahra (s.a.)". Gjeneral Ahmed Vahidi në lidhje me këtë deklaroi: "Ky sistem i mbrojtjes kundërajrore ka kapacitetin e zbulimit, goditjes dhe shkatërrimit të disa objektiva në të njëjtën kohë dhe ka fuqi të lartë dhe efikase në zbulimin e objektivave dhe shpejtësi në veprim". Deklarimi i fillimit të punës së linjës prodhuese të sistemit të mbrojtjes kundërajrore "Ja Zahra (s.a.)" i cili posedon sistemet më të plota përcjellëse vizuale, termike dhe laserike dhe sistemi i lancimit të raketave të këtij sistemi është tërësisht i ndryshëm nga modelet kineze; ka ndihmuar në nivel shumë të lartë ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes kundërajrore të Iranit dhe zgjerimin e mbulimit të mbrojtjes ajrore në rajone të ndryshme. Sistemi i mbrojtjes kundërajrore "Ja Zahra (s.a.)" edhe për shkak të prodhimit vendor edhe për shkak të përdorimit të metodave dirigjuese të urdhrit, është i pajisur me linjën e vëzhgimit automatik në vend të instalimit të një sistemi tërësisht automatik të radarit në raketën "Shahab Sakeb", është finalizuar me një çmim më të vogël dhe në këtë mënyrë është krijuar mundësi të përdorimit të numrit më të madh të këtij sistemi. Në realitet, ky sistem i mbrojtjes kundërajrore mund të mbulojë shumë mirë distancën dhe zbrazëtirën operative të armatimeve artilerike me sisteme të mbrojtjes kundërajrore me rreze veprimi të mesme siç është sistemi Sam-6. Projekti i "Ja Zahra (s.a.)" ka plotësuar hallkën e vetëmjaftueshmërisë në projektimin dhe prodhimin e sistemeve të mbrojtjes kundërajrore me rreze veprimi të shkurt në Iran. Ky sistem është zgjeruar dhe zhvilluar në bazën e mbrojtjes kundërajrore "Khatemul-Anbija" dhe në njësitë e mbrojtjes kundërajrore të Iranit. Në fazën tjetër, u zhvillua një model më ekonomik i këtij sistemi me emrin sistemi i mbrojtjes kundërajrore "Harazi i Nëntë" i cili është vendosur në përdorim në forcat ajrore-hapësinore të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit.

Sistemi kundërajror "Ja Zahra"

Karakteristikat

Sistemi i mbrojtjes kundërajrore "Ja Zahra (s.a.)" i lartësisë së ulët, është prodhim i industrisë së ajrore-hapësinore të Ministrisë së Mbrojtjes së Iranit, i cili është një nga armët efikase në fushën e mbrojtjes kundërajrore me rreze të shkurtër. Ky sistem mbrojtës kundërajrore me aftësi të larta për të identifikuar, gjurmuar dhe shkatërruar objektivat ajrore si avionët e armikut, helikopterët dhe dronët, në fushën e rrezeve të shkurtra të veprimit është një nga sistemet e suksesshme në klasën e tij. Sistemi i mbrojtjes kundërajrore "Ja Zahra (s.a.)" me kapacitetin për t'u lidhur në rrjetin e mbrojtjes kundërajrore të Iranit, mund të vendoset në çdo pozitë gjeografike dhe të kryejë misionin e vet në nivel të lartë. Kapaciteti për t'u përfshirë në përballje me disa objektiva dhe për t'i shkatërruar ato në të njëjtën kohë, vendosja dhe dislokimi në kushte të ndryshme klimatike, shpejtësi të lartë operimi dhe gjurmim plotësisht automatik i objektivave, janë karakteristika të tjera të këtij sistemi mbrojtës kundërajrore. Një veçori tjetër e këtij sistemi të mbrojtjes kundërajrore është aftësia për të identifikuar objektivat në mënyrë aktive ose joaktive.

Sistemi i mbrojtjes kundërajrore "Ja Zahra (s.a.)" për të zbuluar dhe gjurmuar objektivat, përdor radarin me një impuls Skyguard, i cili ka rreze veprimi rreth 20 km dhe njëkohësisht zbulon 30 objektiva ndërsa gjurmon 12 objektiva. Specifikat e raketës së këtij sistemi të mbrojtjes kundërajrore të quajtur "Shahab Sakib" janë si më poshtë: Gjatësia: 2.93 metra. Pesha: 85 kg. Shpejtësia: 750 metra në sekondë. Rrezet e veprimit 8600 metra kundër objektivave me shpejtësi 400 metra në sekondë ose 10 kilometra kundër objektivave me shpejtësi 300 metra në sekondë dhe 11 kilometra kundër helikopterëve. Lartësia maksimale e konfliktit: 5500 metra. Shpejtësia maksimale: 440 metra në sekondë.

Sistemi i mbrojtjes kundërajrore "Haraz i Nëntë"

Modeli më i ri i sistemit të mbrojtjes kundërajrore "Ja Zahra (s.a.)" i njohur me emrin "Haraz i Nëntë", ka kapacitete të veçanta dhe unike dhe është më i sofistikuar se sa versioni i parë i këtij modeli të sistemit të mbrojtjes kundërajrore. Sistemi raketor i mbrojtjes kundërajrore "Haraz i Nëntë" është një prej sistemeve të mbrojtjes kundërajrore të prodhuara nga Ministria e Mbrojtjes së Iranit, i cili është prezantuar për herë të parë më 19 maj të vitit 2012, gjatë një ceremonie në prani të gjeneral Ahmed Vahidi, ministri i mbrojtjes së Iranit në atë kohë, dhe gjeneral Haxhizade, komandanti i forcave ajrore-hapësinore të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit dhe një vit më vonë, saktësisht në po atë datë të vitit 2013, u përurua linja për prodhimin me shumicë të këtij sistemi të mbrojtjes kundërajrore. Sistemi i mbrojtjes kundërajrore "Haraz i Nëntë" është një sistem i mbrojtjes ajrore lëvizë i cili instalohet mbi një makinë tërheqëse dhe zhvendoset sipas nevojës. Gjeneral Ahmed Vahidi në lidhje me këtë sistem të mbrojtjes kundërajrore, ka thënë: "Ky sistem i mbrojtjes kundërajrore i cili është emëruar në shenjë respekti për imamin e nëntë Hazreti Xhavadul-Eime (a.s.) me emrin "Haraz i Nëntë", është prodhuar nga specialistët e Organizatës së Industrisë Ajrore-Hapësinore të Ministrisë së Mbrojtjes së Iranit dhe ka arritur në fazën e prodhimit me shumicë. Ky është një sistem i ndërlikuar i mbrojtjes kundërajrore, i cili ka kapacitet për zbulimin dhe gjurmimin e objektivave në lartësinë e ulët dhe të shkurt dhe t'i godasë ato objektiva në mënyrë inteligjente dhe automatike". Gjeneral Haxhizade gjithashtu në lidhje me sistemin e mbrojtjes kundërajrore "Haraz i Nëntë", ka deklaruar: "Ky sistem i mbrojtjes kundërajrore është plotësisht i prodhimit vendor në përputhje me taktikat të cilat i përdorin forcat e armatosura të Iranit".

Sistemi i mbrojtjes kundërajrore "Haraz i Nëntë"

Dallimet e sistemeve të mbrojtjes kundërajrore "Ja Zahra (s.a.)" dhe "Haraz i Nëntë"

Sistemi i mbrojtjes kundërajrore "Haraz i Nëntë" duhet të konsiderohet një model lëvizës i sistemit të mbrojtjes kundërajrore "Ja Zahra (s.a.)" që duke shtuar edhe këtë karakteristikë, mund të thuhet se sistemi i kundërajrore "Haraz i Nëntë" mund të përdoret si një sistem taktikë i mbrojtjes kundërajrore. Natyrisht, në këtë sistem është reduktuar numri i raketave nga katër raketa në sistemin "Ja Zahra (s.a.)" në dy raketa me qëllim për të shtuar kapacitetin e lëvizjes së sistemit "Haraz i Nëntë" në fushëbeteja të operacioneve. Raketat të cilat përdoren në këtë sistem janë po ato rakete të llojit "Shahab Sakeb".

Sistemi i mbrojtjes ajrore "Haraz i Nëntë" përkundur sistemit të mbrojtjes ajrore "Ja Zahra (s.a.)", konsiderohet një sistem pasiv. Të qenit pasi i një sistemi të mbrojtjes kundërajrore ka shumë privilegje që njëri prej karakteristikave më të rëndësishme të këtij sistemi, është moszbulimi i tij nga armiku. Funksioni i sistemit të mbrojtjes kundërajrore që është pasiv është në këtë mënyrë që në vend të dërgimit të valëve në drejtim të objektivit që bëhet shkak për zbulimin e vendit të dislokimit të tij, shfrytëzon valët e dërguara nëpërmjet dërguesve të tjerë në vendet e tjera dhe këto sisteme të mbrojtjes kundërajrore marrin valët vetëm duke u mbështetur në pranuesit e radarëve të valëve që kthehen nga objektivat ekzistuese në hapësirën qiellore dhe në bazë të atyre valëve kryejnë punën e zbulimit dhe gjurmimit të objektivave armiqësor. Në sistemin e mbrojtjes kundërajrore "Haraz i Nëntë" janë instaluar sisteme elektronike të cilat përkrah të dhënave të para të radarit, kryejnë punën e mbledhjes së të dhënave të nevojshme për gjurmimin e objektivit. Një privilegj tjetër i sistemit të mbrojtjes kundërajrore "Haraz i Nëntë" është pamundësia e zbulimit të tij nga ana e armiqve deri para lancimit të raketës drejt objektivit. Ky është një kapacitet kyç i cili duke marrë parasysh rrethanat dhe situatën e rajoneve luftarake, parandalojnë goditjen e sistemit të mbrojtjes kundërajrore "Haraz i Nëntë" nga mjetet fluturake të armikut kundër sistemeve të radarëve. Sistemi i mbrojtjes kundërajrore "Haraz i Nëntë" është rezistues edhe në përballje me luftën elektronike dhe armiku nuk mund nëpërmjet luftës elektronike, nuk mund të krijojë probleme për këtë sistem të mbrojtjes kundërajrore. Pikërisht kjo karakteristikë taktike bëhet shkak që të shtohet mundësia për goditjen e raketës në objektivat e përcaktuara. Një çështje e rëndësishme në lidhje me sistemin e mbrojtjes kundërajrore "Haraz i Nëntë" është ekzistenca e një vargu të gjatë të censorëve elektronikë të cilët ndihmojnë që ky sistem i mbrojtjes kundërajrore të kryejë funksionin e vet në të gjitha kushtet klimatike dhe të luftës elektronike. Në këtë sistem të mbrojtjes kundërajrore përveç censorëve të gjurmimit vizual dhe termik, është instaluar edhe sistemi laserik për zbulimin e distancës që në përgjithësi këto mundësi dhe kushte bëhen shkak që ky sistem të ketë efikasitet të lartë edhe në kushte të ndryshme klimatike. Ky sistem i mbrojtjes kundërajrore është i pajisur edhe me sistemet termike sipas të gjitha gjasave, të llojit të prodhimit të fotografisë i cili i jep mundësi këtij sistemi për gjurmimin e objektivit gjatë natës dhe në kushtet atmosferike të papërshtatshme. Rrezet e veprimit të këtyre sistemeve shoqëruese ashtu si ato të radarit, gjithashtu janë si rrezet e veprimit të raketës, do të thotë 11 deri në 12 kilometra, deri në kohën e mjaftueshme për përgatitjen e procesit për lancimin e raketës dhe gjithashtu të dirigjohet raketa deri në rrezet më të larta veprimi të mundshme. Në rast të nevojës për futjen në veprim të sistemit të mbrojtjes kundërajrore në formën pasive ose joaktive e cila mund të bëhet duke mos aktivizuar radarin, sistemet optike dhe laserike do t'i përgjigjen nevojës për zbulimin e objektivit dhe dirigjimit të raketës që nëpërmjet zbulimit të distancës me anë të laserit, të përcaktohet koha më e përshtatshme për lancimin e raketës dhe për të garantuar precizitetin e lartë të goditjes. Secila prej mënyrave dirigjuese në sistemin e mbrojtjes kundërajrore "Ja Zahra (s.a.)" posedon mundësinë për vënien në shënjestër në mënyrë automatike të plotë duke marrë parasysh algoritmet e përmirësuara dhe me ndihmën e sistemeve të prodhimit vendor për dallimin e mikut nga armiku IFF. Gjithashtu sistemet e telekomunikimit dhe linjave të sigurta për transferimin e të dhënave kanë mundësi të shfrytëzojnë informacionet e prodhuara nga radarët me rreze të larta veprimi dhe me rreze të mesme veprimi aktive dhe pasive ekzistuese në rrjetin e mbrojtjes kundërajrore të vendit si sistem i parë zbulimi dhe si rezultat i kësaj lidhje, puna për gjurmimin e objektivit duke u informuar për drejtimin dhe anët nga vijnë kërcënimet ekzistuese në qiell, fillon me shpejtësi më të madhe dhe duke lehtësuar punën e sistemeve të përpunimit të informacioneve, i gjithë sistemi arrin në rezultat më të mirë. Karakteristikë tjetër e këtij sistemi të mbrojtjes kundërajrore është kapaciteti i lartë i lëvizjes së tij, kapaciteti për përdorim gjatë natës, kapaciteti për lidhje në rrjetin e mbrojtjes kundërajrore të vendit, kapaciteti i gjurmimit të objektivave në mënyrë pasive dhe shumë karakteristika të tjera të larta të cilat e bëjnë këtë sistem në një nivel të ngjashëm me sistemet të mbrojtjes kundërajrore në botë.

 

Tags