Dhjetor 09, 2023 17:39 Europe/Tirane

Vepra "Mexhme'a al-bejan fi tefsiri Al-Kur'an" është vepra më e njohur e autorit Shejkh Tabaresi (1153), dhe një prej komentimeve të rëndësishme të Kur'anit të shenjtë e cila është shkruar në shekullin 6 hixhri kameri dhe në gjuhën arabe. Stili dhe metoda e shkrimit të këtij komentimi të Kur'anit të shenjtë është shumë e rrallë dhe gati e pashembullt në mesin e të gjitha komentimeve të Kur'anit të shenjtë sipas shkollës sunite dhe shi'ite.

Vepra "Mexhme'a al-bejan fi tefsiri Al-Kur'an" është vepra më e njohur e autorit Shejkh Tabaresi (1153), dhe një prej komentimeve të rëndësishme të Kur'anit të shenjtë e cila është shkruar në shekullin 6 hixhri kameri dhe në gjuhën arabe. Stili dhe metoda e shkrimit të këtij komentimi të Kur'anit të shenjtë është shumë e rrallë dhe gati e pashembullt në mesin e të gjitha komentimeve të Kur'anit të shenjtë sipas shkollës sunite dhe shi'ite. Shejkh Shaltut, myfti i njohur i shkollës sunite, në parathënien që ka shkruar mbi këtë komentim të Kur'anit të shenjtë, shkruan: "Komentimi "Mexhme'a al-bejan fi tefsiri Al-Kur'an" në mesin e veprave të shkruara në fushën e komentimit të Kur'anit të shenjtë, është i pashembullt. Ky komentim me gjerësinë, thellësinë dhe larminë që përmban në tematika, në realitet ka një karakteristikë dhe dallim që në mesin e veprave të komentimit të Kur'anit të mëparshme është e pashembullt dhe në mesin e veprave të shkruara më pas në këtë fushë, gjithashtu është e shumë e rrallë".

Shejkh Tabaresi (1153)

Një rrëfim interesant për jetën e autorit të kësaj vepre

Një nxënës i ri me nxitim të madh doli me vrap nga medreseja dhe shkoi te shtëpia e Muhamed ibn Jahja i cili ishte një prej parisë së sadatëve të familjes Zabareh. Nxënësit nga trishtimi, i ishte zbehur fytyra dhe me nxitim merrte frymë. Arriti te shtëpia dhe trokiti në derë. Muhamed bin Jahja në doli në prag të derës dhe tha: "Çfarë kërkon?" Djaloshi i humbur dhe duke belbëzuar, tha: "Shejkh Tabaresi... Shejkh, Shejkh Tabaresi vdiq e kaloi në botën tjetër!" Muhamed bin Jahja e lëshuan këmbët nga ky lajm i pikëlluar dhe ra me gjunjë në tokë. Lëshoi një ofshamë dhe me të dy duart e mbuloi fytyrën. Disa çaste më pas, ndërkohë që i fshinte lotët nga sytë e vet, u ngrit në këmbë dhe u tha njerëzve të afërm, shkoni nëpër lagje të ndryshme të qytetit dhe lajmërojini njerëzit për vdekjen e Shejkh Tabaresi.

I gjithë qyteti u vesh me ngjyrë të zezë. Njerëzit e vendosën mbi supe tabutin me kufomë dhe u nisen drejt varrezave të mëdha të qytetit. Varri i Shejkh Tabaresi ishte përgatitur. Njerëzit e nxorën kufomën e Shejkh Tabaresi nga tabuti dhe e vendosen brenda në varr. Para se të vendoset edhe guri i fundit në vendin e vet, qerpiku i syrit të majtë të Shejkh Tabaresi lëvizi pak, mirëpo askush nuk e kuptoi lëvizjen e tij! Punëtorët me lopatat e tyre hodhën dheun brenda në varr derisa e mbushën varrin me dhe sipas zakonit. Pastaj varrin e mbuluan me një pëlhurë me ngjyrë të zezë. Dielli dal nga dal ishte duke perënduar në atë rajon. Njerëzit me radhë këndonin suren Fatiha nga Kur'ani i shenjtë dhe pastaj largoheshin nga aty.

Varri i Shejkh Tabaresi

Në mbrëmje, askush nuk kishte mbetur në varreza. Shejkh Tabaresi në mënyrë shumë të qetë, hapi sytë. Aroma e rëndë e kafur-it (sapunit) dhe lagështia e dheut, filluan t'i mundojnë hundët e tij. Lëshoi një rënkim të thellë. Dora e djathtë i kishte ngelur nën trupin e tij. Ngriti dorën e djathtë. Majat e gishtërinjve të tij prekën një pllakë guri të ftohtë. Me shumë mundim e rrokullis dhe u shtri me shpinë në tokë. Dal nga dal sytë iu mësuan me errësirën e varrit. Trupi i tij ishte mbështjell me një pëlhurë të bardhë (qefin). Dal nga dalë filloi ta perceptoi më mirë pozitën dhe vendin në të cilin ndodhej. Gjëja e fundit që i kujtohej, ishte kjo që gjatë ligjërimit në klasë para nxënësve, papritur ishte sëmurë dhe më asgjë nuk kishte kuptuar. Tani e shikonte se ky ishte varr! Do të thotë atë e kishin varrosur për të vdekur, mirëpo ai akoma ishte i gjallë. Në realitet ishte varrosur për së gjalli. Gradualisht edhe oksigjeni brenda në varrë mbaronte dhe Shejkh Tabaresi tanimë kishte filluar të dëgjonte zërin e fishkëllimës së ajrit brenda në gjoksin e vet. Në këtë gjendje, papritur mbylli sytë dhe filloi të kujtojë se çfarë kishte bërë dhe çfarë nuk kishte bërë gjatë jetës së tij. I kujtoi vitet e fëmijërisë dhe të rinie. Babai i tij Hasan bin Fazl, e kishte dërguar atë në mejtep në moshë shumë të vogël. Ai që nga fëmijëria kishte dëshirë të madhe për të mësuar diturinë dhe leximin e Kur'anit të shenjtë. Ai kishte treguar një përkushtim të madh për të mësuar shkencat e ndryshme si gjuhën arabe, leximin e Kur'anit, komentimin, hadithin, fik'hun, parimet e Sheriatit dhe akaidin deri në atë masë sa që në secilin prej këtyre fushave u bë një ekspert i zgjuar. Me gjithë faktin se në shkollat e asaj kohe, nuk ishte i përhapur mësimi dhe studimi i shkencave matematikore si llogaritja dhe algjebra, ai tregoi një përkushtim të madh edhe në mësimin e studimin e këtyre shkencave dhe tanimë konsiderohej një njohës i madh i shkencës së matematikës në kohën e tij. Shumë vite kishin kaluar shumë shpejtë. Gjashtë vite më parë, në kohën kur ishte në moshën 54 vjeçare, familja e Sejjidëve Ale Zubare e kishte ftuar Shejkh Tabaresin në qytetin Sabzevar. Ata kishin lidhje familjare me atë. Ai e kishte pranuar ftesën e tyre dhe kishte ardhur në qytetin Sabzevar. Hapi i parë që kishte ndërmarrë Shejkh Tabaresi në qytetin Sabzevar, kishte pranuar përgjegjësinë për drejtimin e shkollës fetare me emrin "Medreseja e Portës së Irakut" e cila nën drejtimin dhe udhëzimet e tij, ishte shndërruar në një shkollë të gjerë dhe të rëndësishme fetare. Pasuria kulturore dhe shkencore e këtij institucioni, ishte bërë shkak për tërheqjen e shumë studentëve dhe nxënësve nga rajone të ndryshme të Iranit, edhe nga ato më të largëtat. Studentët e rinj të shkencave fetare me dashuri për të arritur përkryerjen shpirtërore dhe për t'i shërbyer fesë, kishin filluar studimet në atë shkollë dhe atje mësonin shkenca të ndryshme fetare siç është jurisprudenca islame dhe komentimi i Kur'anit të shenjtë pranë dijetarit të njohur Shejkh Tabaresi.

Varri i Shejkh Tabaresi

Shejkh Tabarasi hapi sytë edhe një herë. Tanimë kishte filluar t'i vështirësohej edhe frymëmarrja aty në varrë. Aty ishte një hapësirë e vogël dhe kokrrat e mëdha të djersitjes tanimë kishin mbuluar ballin dhe fytyrën e Shejkh Tabaresi. Në ato çaste ai filloi t'i kujtojë dëshirat e zemrës së vetë. Që nga fillimi i rinisë, ai kishte dëshirë të shkruante një komentim mbi Kur'anin e shenjtë. Kohë më parë edhe Muhamed bin Jahja, një prej parisë së familjes Ale Zubare, gjithashtu i kishte kërkuar një gjë të tillë atij. Mirëpo çdo herë kur dëshironte të merrte lapsin dhe të fillonte të shkruante veprën, i dilte një punë tjetër atij dhe shkrimi i kësaj vepre mbetej për një kohë tjetër. Tani kur Shejkh Tavaresi e ndjente më afër ekzistencën e Zotit të madhëruar, me zë të ulët filloi të pëshpëriste: "O Zoti imë, nëse do të shpëtoj nga kjo gjendje, do ta shkruaj një komentim mbi Kur'anin e shenjtë! Të lutem më nxjerr dhe më shpëto mua nga kjo gjendje e vështirë në mënyrë që të gjithë jetën t'ia përkushtojë kësaj vepre!".

Një hajdut i pafytyrë dhe i pandërgjegjshëm, me frikë e njëqind dridhje, hyri në varrezat e mëdha. Kishte një lopatë në dorë dhe shkoi drejt varrit të Shejkh Tabaresi. U ndal pranë varri dhe shikoi rreth e rrotull. Varreza ishte zhytur në heshtje të plotë dhe në errësirë dhe nuk dëgjohej asnjë zë. Hajduti hoqi pëlhurën e zezë nga varri dhe me lopatë filloi të heq dheun e varrit. Pas pak një erë e freskët përkëdheli faqet e fytyrës së Shejkh Tabaresi. Ai hapi sytë dhe me zë të lartë filloi të marrë frymë lirshëm dhe më shpejtë. Hajduti i qefinëve i tmerruar nga kjo çfarë i ndodhi, deshi të arratisej me nxitim nga aty, mirëpo Shejkh Tabaresi i kapi dorën atij dhe i tha: "Mos u frikëso! Unë kisha pësuar infarkt. Njerëzit menduan se kam vdekur dhe më kanë varrosur mua këtu. Ti qenke ngarkuar me punë nga Zoti për të më shpëtuar mua!".

Vepra "Mexhme'a al-bejan fi tefsiri Al-Kur'an"

Shejkh Tabaresi komentimin e tij mbi Kur'anin e shenjtë e ka shkruar me titull "Mexhme'a el-bejan fi tefsir el-Kur'an" duke gjatë një periudhe shtatë vjeçare dhe duke marrë për bazë veprën në fushën e komentimit të Kur'anit me titull "At-Tibjan fi tefsir el-Kur'an" të dijetarit të njohur Shejkh Tusi dhe gjatë punës së tij ka paraqitur dhe shpjeguar në mënyrë të veçantë secilën prej teknikave të ndryshme kur'anore dhe në një format të sistemuar dhe të renditur mirë. Ky sistemim dhe kjo renditje e veçantë është bërë shkak që dijetarët e shkollave shi'ite dhe sunite t'i japin përparësi kësaj vepra ndaj shumë veprave të tjera të shkruara në fushën e komentimit të Kur'anit të shenjtë duke e vlerësuar lartë këtë vepër. Shejkh Shaltut, myfti i njohur i shkollës sunite, në parathënien që ka shkruar mbi këtë komentim të Kur'anit të shenjtë, shkruan: "Komentimi "Mexhme'a al-bejan fi tefsiri Al-Kur'an" në mesin e veprave të shkruara në fushën e komentimit të Kur'anit të shenjtë, është i pashembullt. Ky komentim me gjerësinë, thellësinë dhe larminë që përmban në tematika, në realitet ka një karakteristikë dhe dallim që në mesin e veprave të komentimit të Kur'anit të mëparshme është e pashembullt dhe në mesin e veprave të shkruara më pas në këtë fushë, gjithashtu është e shumë e rrallë".

Kjo vepër fillon me një parathënie shumë të dobishme dhe përmban tema dhe informacione të ndryshme siç është numri i ajeteve të Kur'anit dhe dobia e njohjes me këtë libër të shenjtë, përmendja e emrave të lexuesve të njohur të Kur'anit dhe mendimet e tyre, përkufizimi i shkencës së komentimit, interpretimit dhe kuptimit, emrat e Kur'anit dhe kuptimet e tyre, etj.. Shejkh Tabaresi në këtë vepër, në disa raste pas ofrimit të kuptimit të ajeteve dhe me qëllim që të ofrojë shpjegim më të gjerë, vë në duke disa çështje të tjera dhe atë temë e përcakton me titullin "Kapitull". Titujt siç është devotshmëria, udhëzimi, pendimi dhe kushtet e tij, sinçeriteti dhe në fund një përmbledhje e këshillave dhe urtësive të Lukmanit të urtë; janë disa shembuj të këtyre "Kapitujve". Gjithashtu, në këtë komentim ekziston një numër i madh i haditheve dhe transmetimeve që numri i tyre është mbi 1300 hadithe.

Vepra "Mexhme'a al-bejan fi tefsiri Al-Kur'an"

Periudha e jetës së Shejkh Tabares ishte një periudhë e përballjes dhe madje edhe e konflikteve mes shkollave të ndryshme fetare në Iran. Secili grup për ta forcuar shkollën e vet fetare, në realitet ishte shndërruar në një aparat propagandistik kundër grupit tjetër. Në rrethana të tilla, Shejkh Tabaresi me një vështrim shumë të ndryshëm hyri në fushën e shkencës së komentimit të Kur'anit të shenjtë. Ai me qëllim të ripërtëritjes së idesë për unitet ideologjik dhe bashkim të koncepteve fetare dhe duke marrë parasysh nevojat e kohës dhe me qëllim të reduktimit të mosmarrëveshjeve dhe dallimeve ekzistuese, doli në sheshin e koalicionit dhe për bazë të punës së tij e vendosi Kur'anin e shenjtë i cili ishte i respektuar nga të gjitha shkollat fetare. Mendimi i lirë, largpamësia, durimi dhe toleranca, pastërtia e lapsit si dhe drejtësia në hulumtim; janë prej karakteristikave të dalluara të cilat vërehen në veprën "Mexhme'a al-bejan fi tefsiri Al-Kur'an". Shejkh Tabares kurrë nuk e ka kufizuar vetën vetëm në një ose vetëm në disa burime të caktuara, por ai gjithnjë studionte edhe idetë dhe mendimet pro dhe kundër dhe me një vështrim të njëjtë ndaj të gjitha shkollave fetare, e pranonte vetëm atë që ishte e drejtë dhe racionale. Ai madje nuk kursente të transmetonte edhe mendimet kundërshtare deri në atë masë sa nga aspekti parimor nuk dëmtonte bazat e shkollës së tij të mendimit. Shejkh Tabaresi duke ndjekur rrugën e jetës dhe veprës së imamëve sipas shkollës shi'ite, mbrojtjen e parimeve dhe bazave të shkollës shi'ite e ndiqte duke ruajtur ekuilibrin dhe pa kurrfarë fanatizmi e ekstremizmi duke u larguar nga çfarëdo arrogance dhe duke i afruar mendimet e shkollave islame, ka dhënë një kontribut shumë të gjerë në fushën e unitetit të myslimanëve dhe në këtë mënyrë e bëri të pavdekshëm emrin e vet në mesin e dijetarëve shi'itë dhe sunitë përgjithmonë.

 

Tags