Myslimanët e rinj dhe jomyslimanët në marshin e Arbainit
(last modified Mon, 28 Nov 2016 07:49:10 GMT )
Nëntor 28, 2016 08:49 Europe/Tirane

Kur të nisemi në rrugën drejt Qerbelas, në mesin e vizitorëve të Arbainit, përkrah myslimanëve shiitë të cilët dashurinë ndaj Imam Huseinit (a.s.) e kanë gëlltitur sëbashku me qumështin e nënës, shikojmë edhe disa fytyre të cilët vetëm pak vite më parë kanë pranuar Islamin ose janë ndjekës të feve të tjera. Huseini (a.s.) për këta është përkryerja e të gjitha të mirave.

Marshi i Arbainit i cili bëhet me qëllim të vizitës së varrit të Imam Huseinit (a.s.) në përvjetorin e ditës së dyzetë të martirizimit të tij, është tubimi më i madh i cili nga të gjithë konsiderohet i pashembullt në botë. Iraku, një vend me kushte të vogla të mirëqenies dhe nga aspekti i sigurisë, gjithashtu nuk ka gjendje të mirë, mirëpo pa kurrfarë propagande dhe zhurme nga gjigantët mediatikë të botës, është mikpritës i miliona njerëzve të dashuruar të cilët ecin në këmbë në rrugët drejt Qerbelas për ta vizituar varrin e Imamit të tyre.

Që nga koha kur vizitori i parë i Arbainit Xhabir bin Abdullah Ansari u nis në këmbë nga Medina drejt Qerbelas për ta vizituar varrin e Imam Huseinit (a.s.) në Arbain, në të dyzetën ditë të martirizimit të Imam Huseinit (a.s.), deri më tani kanë kaluar rreth 14 shekuj. Nga ajo kohë e deri më tani, pavarësisht faktit se vizita e varrit të Imam Huseinit (a.s.) në disa periudha historike bëhej me shumë vështirësi dhe jeta e vizitorëve ishte në rrezik, mirëpo vizitorët me dashuri të madhe pranonin të gjitha rreziqet duke shkuar për ta vizituar varrin e Imam Huseinit (a.s.) edhe në mënyrë të fshehur në ditën e Arbainit. Ajetullah Khamenei, lideri i Revolucionit Islamik të Iranit, në lidhje me këtë ka thënë: "Fillimi i tërheqjes së Imam Huseinit (a.s.) është dita e Arbainit. Kjo tërheqje e ka çuar Xhabir Abdullah Ansari nga Medina në Qerbela dhe sot edhe pas shumë shekujve, kjo tërheqje akoma është në zemrën time dhe tuajën". Pas rënies së regjimit të Sadam Huseinit në Irak dhe pavarësisht kërcënimeve të terroristëve dhe problemeve të tjera, aktualisht marshi i Arbainit organizohet në mënyrë më madhështore nga çdo kohë tjetër dhe zemrat e dashuruara nga çdo kënd i botës nisen drejt Qerbelas.

Foto: Prania e miliona vizitorëve në Qerbela për Arbainin Huseini

Kur të nisemi në rrugën drejt Qerbelas, në mesin e vizitorëve të Arbainit, përkrah myslimanëve shiitë të cilët dashurinë ndaj Imam Huseinit (a.s.) e kanë gëlltitur sëbashku me qumështin e nënës, shikojmë edhe disa njerëz të cilët vetëm pak vite më parë kanë pranuar Islamin ose janë ndjekës të feve të tjera. Huseini (a.s.) për këta është përkryerja e të gjitha të mirave. Mysafirët të cilët sapo e kanë pranuar Islamin dhe kanë ardhur nga vendet e zhvilluar dhe me nivel të lartë të mirëqenies, në asnjë mënyrë nuk e ndërrojnë kënaqësinë e rrugëve të pandrequra drejt Qerbelas me asnjë nivel të mirëqenies. Sy të lodhur nga bota me njëmijë ngjyra e perëndimit, janë të humbur e të mahnitur nga mikpritësit e tyre dhe të gëzuar që kanë gjetur "Anijen e Shpëtimit" dhe "Dritën e Udhëzimit" do të thotë Imam Huseinin (a.s.). Një grua që sapo ka pranuar Islamin nga Holanda është një prej personave që ka arritur në "Anijen e Shpëtimit" të Imam Huseinit (a.s.). Ajo para disa viteve duke lexuar Kur'anin, ka arritur të kuptojë vërtetësinë e Islamit. Ajo, vizitën e Qerbelas e quan një prej dëshirave të mëdha të saj dhe thotë: "Kësaj radhe Imam Huseini (a.s.) më ka zgjedhur mua dhe ky udhëtim është ftesë nga ai".

Foto: Myslimania e re holandeze në marshin e Arbainit

Kjo myslimane holandeze po ecën në këmbë në këtë marsh sëbashku me bashkëshortin dhe fëmijën e saj. Pluhuri i rrugës ka mbuluar fytyrën dhe kokën e fëmijës, por ai shpejton hapat për ta ndihmuar më tepër nënën e tij që të realizojë dëshirën e saj të madhe. Kjo myslimane e re thotë: "Ju nuk mund të gjeni një gjë të tillë në Holandë. Në Holandë qeveria ka shumë para dhe ndihmon qytetarët... Mirëpo unë e dua më shumë jetën këtu. Për mua nuk ka rëndësi që këtu ka shumë pak kushte të mirëqenies. Në Holandë me të vërtetë jeta dhe marrëdhëniet njerëzore janë shumë të ftohta, ndërsa unë dua më shumë ta kem jetën e ngrohtë si këtu".

 

Video: Pjesë nga dokumentari: "Unë jam prej Holandës".

Në një qoshe tjetër të tubimit të madh të Arbainit, e takojmë një të ri ukrainas me emrin "Roman" i cili nuk është myslimanë, por është bashkuar me miqtë e tij myslimanë për ta përjetuar nga afër këtë fenomen madhështor. Ai në këtë marsh merr pjesë vetëm për të shikuar, mirëpo tani atë e tërheq "tërheqja" e Imam Huseinit (a.s.). Sytë e tij janë të mahnitur duke shikuar miliona vizitorë të cilët kanë krijuar skenat njerëzore dhe morale në mënyrën më të bukur. Ai e pyet veten: "Me të vërtetë kush është Huseini (a.s.) dhe si mund të krijojë një lëvizje kaq të madhe edhe pas 14 shekujve?" Me çdo hap që bënë në këtë rrugë dhe çdo vështrim, percepton një pjesë të sekretit të Huseinit dhe më në fund ulët e thotë: "Unë bëhem mysliman!" Roman në përgjigje ndaj vëzhguesve, thotë: "Ajo çfarë më habit më së shumti, është mikpritja, bujaria dhe dashuria e popullit mysliman të Irakut ndaj vizitorëve dhe udhëtimi im drejt Qerbelas më ka ndryshuar plotësisht pikëpamjen time ndaj myslimanëve shiitë. Ata janë plotësisht e kundërta e asaj çfarë thonë mediet perëndimore rreth myslimanëve shiitë. Ata janë njerëz të dashur dhe larg çfarëdo lufte dhe armiqësie". Ai vazhdon: "Në këtë udhëtim arrita bindjen se Islami burimor i Muhamedit s.a.v.s., është fe e tolerancës dhe sakrificës, prandaj vendosa që të deklaroj islamin tim pranë varrit të Imam Huseinit (a.s.) në Qerbela".

Foto: Roman, një i ri ukrainas që pranoi Islamin në marshin e Arbainit

Igor Sladanyk është një tjetër mysliman i ri nga Ukraina i cili për herë të parë merr pjesë në marshin e Arbainit. Ai thotë: "Kur erdhëm në qytetin Naxhaf dhe hyjmë në xhaminë e Imam Aliut (a.s.), u mahnitëm nga atmosfera e qetë dhe e sigurt në atë vend. Dashuria dhe mikpritja bujare njerëzve këtu dhe e përgjegjësve të xhamisë së Imam Aliut (a.s.), saktësisht është e kundërta e asaj çfarë na thuhej neve rreth gjendjes në Irak". Ai në vazhdim shton: "Atë çfarë e kemi pa këtu, patjetër do ta tregojmë për familjet tona dhe për qytetarët e vendit tonë dhe do t'u themi atyre se kuptimin e vërtetë të Islamit e kemi gjetur në trashëgiminë e në diturinë e Ehli Bejtit (a.s.) dhe në Naxhaf dhe Qerbela". Romanin dhe Igorin nuk duhet shikuar vetëm si persona të caktuar, sepse ata janë përfaqësues të një lëvizje të re që ka krijuar dhe do ta krijojë vala e dashurisë ndaj Imam Huseinit (a.s.) në botë. Marshi i Arbainit është pikërisht ajo lëvizje e madhe e cila mund ta shkatërrojë perandorinë e gënjeshtrës së tiranëve të botës dhe të përhap dritën e të vërtetës për të gjitha zemrat e përmalluara në çdo vend të botës.

Foto: Igor Sladanyk në xhaminë e Imam Aliut (a.s.) në Naxhaf

Klodia Borgia është një fotografe italiane e cila para disa viteve në Romë ka hapur ekspozitën e fotografive të Ashuras. Ajo është një besimtare e fesë së krishterë dhe duke marrë pjesë në ceremonitë e zimbajtjes për Imam Huseinin (a.s.) në Iran, ka transmetuar me fotografitë e saj skena të bukura nga dashuria e myslimanëve iranianë ndaj Imam Huseinit (a.s.) dhe në këtë mënyrë synon ta prezantojë Imam Huseinin (a.s.) dhe tragjedinë e Ashuras tek populli italian. Ajo thotë: "Zimbajtja e iranianëve për Imam Huseinin (a.s.) ka ushtruar një ndikim aq të madh tek unë saqë edhe unë kamë qarë për Imam Huseinin ashtu siç bëjnë iranianët". Ajo edhe vitin e kaluar ka marrë pjesë në marshin e Arbainit dhe beson: "Imam Huseini më ka ftuar mua". Klodia e cila është ndjekëse e besimit katolik, praninë në marshin e Arbainit me miliona njerëz të dashuruar me Imam Huseinin (a.s.), e konsideron krenari dhe thotë: "Tani po e kuptoj se Imam Huseini (a.s.) nuk është një individ, por thuajse ai është një rrugë dhe metodë për të jetuar, një jetë për të vërtetën! Prandaj, unë e dua këtë rrugë dhe dua të ndjekë një jetë të tillë, do të thotë se kjo ndoshta është punë më e mirë që mund ta bëj për drejtësinë dhe të vërtetën. Ky marsh e ndihmon njeriun të zbulojë gjëra të reja për veten dhe rreth Imam Huseinit (a.s.)". Fotografja italiane e cila me hixhabin e plotë dhe me shiritin e lidhur në kokë "Ja Husein Mazlum", i është bashkuar dashamirësve të Ehli Bejtit (a.s.), vazhdon: "Këtu, ndodhet një prej gjërave më të bukura të cilën e kam arritur deri më tani në jetën time". Klodia, gjithashtu nuk është vetëm një individ! Edhe ajo është përfaqësuese e një turme të madhe të njerëzve të cilët pavarësisht se akoma nuk kanë pranuar Islamin, mirëpo përulën përpara madhërisë së Huseinit (a.s.) dhe qëllimeve të tij të mëdha.

Në këtë program folën rreth myslimanëve të rinj të cilët kanë dëgjuar mesazhin e Imam Huseinit (a.s.) me veshët e zemrës dhe të shpirtit dhe janë nis në rrugën e tij. Në këtë mes me padyshim se luajnë rol të madh edhe një grup i madh dhe natyrisht i panjohur i myslimanëve shiit që duke folur rreth tyre do ta përfundojmë edhe programin tonë. Myslimanët shiitë të Nigerisë, një vend i cili deri para 40 viteve kishte vetëm një pakicë shumë të kufizuar të myslimanëve shiitë, mirëpo tani vetëm gjatë tre dekadave të kaluara mbi 10 milionë njerëz nga myslimanët sunitë dhe nga ndjekësit e fesë së krishterë kanë pranuar shkollën shiite të Islamit. Shejkh Ibrahim Zakzaki i cili për shumë muaj pa gjykim po mbahet në burg, është lideri i këtyre myslimanëve shiitë të cilët zgjimin e tyre e konsiderojnë fryt të përpjekjeve dhe të sjelljes së bukur morale të Shejkh Ibrahim Zakzaki. Shumica e myslimanëve shiitë të Nigerisë për shkak të largësisë dhe problemeve financiare, nuk mund të shkojnë në Irak për të marrë pjesë në marshin e Arbainit drejt Qerbelas. Ata për këtë arsye në këto ditë nisën në këmbë nga qytetet e ndryshme për tu tubuar në qytetin Zaria ku ndodhet qendra e aktivitetit fetar të Shejkh Ibrahim Zakzaki, për të marrë pjesë në ceremoninë e zimbajtjes me rastin e Arabainit Huseini e cila organizohet në huseinijen e këtij qyteti. Ky është një marsh i madh me pjesëmarrjen e rreth 8 milionë njerëzve që nuk kanë mundësi të shkojnë në Qerbela. Edhe ky tubim i madh zakonisht nuk mbulohet nga mediet informative dhe shoqëria e re e myslimanëve shiitë të Nigerisë e ka themeluar këtë marsh në mënyrë plotësisht vullnetare dhe me kushte minimale dhe e organizon për çdo vit pavarësisht të gjitha rreziqeve që kërcënojnë e myslimanëve për çdo vit.

Tags