Efektet personale dhe sociale të Arbainit
(last modified Sun, 19 Nov 2017 08:41:24 GMT )
Nëntor 19, 2017 09:41 Europe/Tirane

Në këtë emision do të njihemi mbi efektet dhe ndikimet personale dhe sociale të Arbainit të imam Huseinit(as).

Këto vite ceremonia e Arbainit është kthyer në vendin e pelegrinazhit të dashamirësve të imam Huseinit (as) dhe liridashësve të botës të cilët mblidhen nga e gjitha bota dhe përjetojnë eksperiencën e pashoq të rrugës së imam Huseinit (as) duke shkuar në Qerbela. Në ceremoninë e Arbainit të imam Huseinit (as), Zoti ka prezantuar një skenë të qartë, ku njerëzimi nën rrezen e kësaj ceremonie mund të përfitojë shembull i duhur të jetës kulturore, sociale dhe politike. Në realitet rrugëtimi për në Qerbela në ditën e Arbainit është një mësim për të gjithë ata që marrin pjesë në këtë udhëtim të pashoq.

Rrugëtimi i Arbainit, mësim për dashuri dhe devotshmëri

Në të gjitha kohërat, feja ka qenë burim i identiteti dhe i kuptimit në botë plotë trazira dhe rrëmujë. Përkundër disa mendimeve të gabuara të cilët mendojnë se feja është eliminuar për shkak të procesit të modernizimit, feja vazhdon të jetë burim identiteti dhe virtyti për shumë njerëz të botës si të krishterët, myslimanët, budistët dhe hindutë.

Sot, shumë mendimtarë dhe studiues besojnë se mësimet fetare kanë potencial për të mobilizuar masat politike dhe ajo është një faktor shumë i rëndësishëm në unitetin e njerëzve të komunitetit. Kjo çështje është evidente në marshin dhe rrugëtimin e Arbainit. Komuniteti më i madh njerëzor në Arbain me atribute të jashtëzakonshme, me ndihmën e burrave dhe grave në dashuri, sjell një imazh të qartë të Islamit të pastër në botë dhe e vendos botën përpara një simboli të bukur të së vërtetës së Islamit dhe besimtarëve të vërtetë të saj. Duke parë këtë ngjarje masive dhe efektet e saj madhështore shpirtërore dhe karakteristikat e saj njerëzore, bota është e pirur të njihet me të vërtetën e kryengritjes së Qerbelasë dhe kjo do të sigurojë një platformë të përshtatshme për shkëlqimin e madh të së vërtetës së Islamit në të gjithë botën dhe versionet e Islamit amerikan si takfirizmit aktual do t’i marrë era.

 

Në marshin e Arbainit, besimet dhe bindjet fetare të njerëzve forcohen. Një nga arsyet kryesore pse njerëzit me familjen, gruan dhe fëmijët e tyre ndjekin këtë tubim madhështor, është institucionalizimi i besimit fetare në vetvete dhe tek familjet dhe fëmijët e tyre. Në kushtet kur disa adoleshentë dhe të rinj kërkojnë identitete të pavlefshme, marshi i Arbainit u jep atyre dhe njerëzve të tjerë një identitet fetar dhe kjo është një arritje shumë e vlefshme.

Hoxhatul’islam Panahjan thotë: "Ju në Arbain mund të shihni një kapital të madh shoqëror në thyerjen e fushës së arrogancës dhe në kuptimin e identitetit dhe dinjitetit shiit. Arbaini është pjesë e kuptimit të identitetit shiit dhe të fesë, vend për arianin si Në asnjë pelegrinazh tjetër përveç Arbainit nuk mund të vihet re identiteti shiit dhe i besimit fetar njerëzor. Ndërsa shkoni në Haxh, ju nuk mund ta përjetoni dhe prekni identitetin tuaj të saktë mysliman. Në këtë pelegrinazh të madh, njerëzit kanë ardhur për të mbajtur zi, por në fytyrat e tyre nuk ka gjurmë pikëllimi dhe vetmie. Ata vijnë nga kudo me mendimin se kjo është qendra e identitetit të tyre.

 

Në dimensionin individual, marshi i Arbainit mund të konsiderohet si një mundësi për të kultivuar dhe përsosur shpirtin. Kur një person është larg nga trazirat e botës dhe me qëllimin e pelegrinazhit të ndriçuar të Imam Huseinit(as) merr pjesë në këtë tubim masiv, ajo i jep atij një ndjenjë lehtësimi dhe kjo është një nga shenjat e çlirimit eliminimin e mëkateve nga faqja e zemrës. Për shkak të këtij procesi, është parë që personi është ngritur lart nga aspekti i etikës, i sjelljes dhe lloji i ndërveprimeve të tij me të tjerët. Në të vërtetë, ajo që ndodh atje është një udhëtim i mrekullueshëm dhe atje mund të arrihet ajo që dëshironte të arrinte gjatë gjithë jetës në një udhëtim prej tre netësh e ditësh.

Një nga aspektet edukuese të marshit të Arbainit është se pelegrini i Imam Huseinit (as) përjeton një mënyrë jetese të re dhe të pazëvendësueshme gjatë këtyre ditëve. Të gjitha aspektet dhe marrëdhëniet në këto ditë përqendrohen tek Imam Huseini (as). Të gjitha motivet janë Huseini dhe pelegrinët duke u mbështetur tek imami i tyre arrijnë të përjetojnë dhe përfitojnë karakteristika si sakrifica, dhembshuria, mirësia dhe falja. Ky stil jetese nuk përsëritet në asnjë vend të botës. Kur pelegrini i Imam Huseinit marshon së bashku me dashamirës të tjerë të Imamit, duke u ulur me ta në një tavolinë dhe duke fjetur në një çadër, kupton kuptimin e këtij marshi, i cili thotë: Vërteta, besimtarët janë vëllezër së bashku. Në kohën e profetit, shokët e Pejgamberit (s.a.v.s) ishin aq të lidhur me njëri-tjetrin saqë ata kur ata nuk kishin ndonjë gjë për të ngrënë, refuzonin që të hanin edhe një hurmë dhe atë preferonin t’ia jepnin tjetrit. Në marshimin e Arbainit, përvoja e papërsëritshme e frymës së bashkëpunimit dhe solidaritetit me dashamirësit e tjerë të Imamit sjell gëzim dhe kënaqësi brenda njeriut. Një mik i cili ka marrë pjesë në marshimin Arbain thotë:  Pas një kohe udhëtimi, unë isha i lodhur dhe u ula për të pushuar diku. Dikush erdhi dhe qëndroi para meje. Unë u zhvendosa për të mos e shqetësuar atë, por ai person u kthye dhe qëndroi para meje. I habitur e pyeta përse e bëri këtë. Përgjigja e tij më bëri të turpërohesha dhe të zihesha ngushtë. Ai tha: Doja të ndaloj dritën e diellit që të mos shqetësohesh.

 

Dr. Sejed Mohsen Asghari Markah, një profesor i psikologjisë në Iran, thotë: "Ata që marrin pjesë në Arbain, nga afër njihen me sjelljet si sakrifica, vigjilenca, mikpritja dhe shërbimi ndaj pelegrinëve dhe dashamirësve të Ehli Bejtit. Njohja nga afër e këtyre sjelljeve pozitive dhe e përvojës së tyre, i bën këto karakteristika primare për individët. Një tjetër efekt psikologjik i këtij marshi është mirëkuptimi i ndërsjellë i njerëzve dhe ndihma ndaj njëri-tjetrit. Individët që me plane dhe duke pranuar vështirësitë formojnë grupe për marshin e Arbianit, praktikojnë më shumë strategji për të arritur një qëllim ideal, i cili është shumë i vlefshëm".

Një tjetër efekt i bukur i Arbainit është se ky fenomen është si një rend dhe sistem, dmth asnjë normë nuk thyhet, asnjë ligj nuk shkelet dhe grupet shkojnë në formë të rregullt drejt një qëllimi të caktuar. Përgjatë rrugës, njerëzit janë të sjellshëm dhe të mirë me njëri-tjetrin, nuk shohim asnjë që qesh në formë të tepruar ose kryen ndonjë veprim të tillë. Tek ata vihet re dëlirësia dhe pastërtia unike.

Nga aspekti social, solidariteti, kohezioni, bashkëpunimi, komplimentet dhe njohja, janë rezultat i kësaj lëvizjeje. Shfaqja e efekteve të ndryshme të virtyteve morale dhe qindra cilësive të larta njerëzore, zbulon aspektet e një lëvizje globale e cila fton njerëzimin për virtyte dhe lartësim. Veçanërisht, për faktin se ambienti atje përcjell  mesazhin e paqes dhe sigurisë të cilat ruhen dhe zgjerohen me virtytet e Huseinit (as). "Labejk o Husein" është pikërisht e kundërta e civilizimit të mosbesimit, injorancës, hipokrizisë, politeizmit dhe arrogancës.

Në të vërtetë, marshi i Arbainit është një fenomen që sfidon pikëpamjet e humanizmit perëndimor dhe njerëzimin e mbytur në materialitet dhe të distancuar nga bota e kuptimit, e kthen në natyrën hyjnore dhe spirituale. Natyrisht, kjo lëvizje njerëzore masive nuk bazohet në racionalitetet instrumentale, në të cilin qeniet njerëzore veprojnë në bazë të llogaritjeve mbi fitimet dhe humbjet materiale, ajo nuk është një lëvizje e papërcaktuar, një lëvizje e bazuar në kontradiktat mes klasave, por  është një lëvizje globale për t'iu përgjigjur thirrjes spirituale të atyre që kërkojnë Zotin dhe drejtësinë, një lëvizje e bazuar në nivelin më të lartë të pasionit dhe emocioneve dhe në kulmin e racionalitetit njerëzor.

Pjesëmarrja në Arbain, gjatë këtyre viteve ka treguar se në këtë ngjarje ekzistojnë kapacitete të rëndësishme, që për dallim nga vitet e propagandimit të laicizmit, ajo inkurajon për të qëndruar në teologjinë fetare ku njerëzimit i jepet mundësia të përjetojë të një tjetër botë të bazuar në paqe dhe drejtësi dhe në udhëzimet e larta të profetëve. Këtu qielli i spiritualitetit hapet për qeniet njerëzore dhe historia e sekularizmit shkon në muze dhe Perëndia shfaqet në kontekstin e jetës njerëzore. Kjo është ajo që mund të ndihet në marshin e njerëzve në ditën e Arbainit të imam Huseinit(as).

 

Tags