Mbretërit e marshit në këmbë (3) Ismail Estenzil 47 vjeçar nga Gjermania
(last modified Tue, 05 Sep 2023 19:08:20 GMT )
Shtator 05, 2023 21:08 Europe/Tirane

Në këtë edicion do të njihemi me Ismail Estenzil, 47 vjeçar nga Gjermania dhe për rolin e Imam Husejnit (a.s.) në vendimin e Ismailit për të pranuar fenë Islame.

Unë kam lindur në Nuremberg, Gjermani. Unë kam qenë një i krishterë protestant. Shkolla protestante e fesë krishtere ka një lidhje të fortë me Hazreti Isain a.s.. Unë besoja në një Zot dhe një profet, Isain a.s., por nuk ndjeja ndonjë gjë të veçantë kur shkoja në kishë. Nuk mund të komunikoja me Zotin, sikur nuk kishte asgjë të veçantë. Ajo që ndodhi atje nuk kishte asnjë kuptim të veçantë për mua, isha indiferent ndaj saj. Derisa një ditë shkova në një dyqan që gatuante ushqime të shpejta për të blerë pica. Unë e njihja shitësin, quhej Mozafar. E kam vizituar një ose dy herë. Një herë ai tha se donte të shkonte në xhami. E pyeta: "Ku ndodhet xhamia?" Ai tha se xhamia është në atë vend në të cilin ne shkojmë në mbrëmje për të falur dhe të adhuruar Zotin. Atë natë shkova në xhami me Muzafarin. Ai është një i ri me origjinë turke që jeton në Gjermani. Muzaferi më uli në xhami, më solli çaj dhe kafe dhe më dha një libër hadithi nga imamët e tij dhe një libër me thëniet e Imam Aliut, paqja qoftë mbi të, d.m.th. "Nahxhul-Balagha" dhe pastaj u ngrit për të falur namazin. Kur e pashë Muzaferin duke u falur, ndjeva se sa shumë më pëlqen disponimi dhe qetësia e tij. Kjo është ajo që kërkoja në lutjet e mia dhe nuk mund ta gjeja. Gjendja e Muzaferit kur u përkul dhe ra në tokë ishte e mrekullueshme.

Kjo pyetje ka qenë gjithmonë në mendjen time, cili është adhurimi i saktë? Unë po flisja me Zotin, por nuk dija të adhuroja siç duhet, pyetja se si ta adhuroja Zotin ishte në zemrën time dhe më në fund duke se po e gjeja përgjigjen diku. E pashë sesi Myzafari e adhuronte Zotin dhe në atë moment ndjeva se edhe unë duhet të ngrihem në këmbë dhe ta adhuroi Zotin në këtë mënyrë. Pas namazit të Muzaferit, lexova disa faqe nga librat që kisha. Leximi i çdo faqeje dukej se më hapte një dritare të re. Më vonë kuptova se vetë Zoti u përgjigjet pyetjeve në zemrën e njeriut pak nga pak dhe kështu dija njerëzore rritet gradualisht.

E ndjeva nevojën për të studiuar edhe Kur'anin e shenjtë. Kur të kërkoni Zotin, Ai do t'ju udhëzojë. Pranë klubit kulturor "Ehli Bejti", alejhi selam, ishte një librari shumë e vogël, pronari i së cilës ishte me origjinë turke. Hyra brenda dhe e pyeta: "A ke Kur'an?" Ai tha "Po". E pyeta: "Në gjermanisht?" Ai tha: "Po, por ka mbetur vetëm një ekzemplar". E bleva dhe dola nga dyqani. Nuk e di si ndodhi që e vendosa Kur'anin e shenjtë në gjoks pikërisht aty përballë dyqanit dhe pastaj fillova të lexoj. Në klubin kulturor "Ehli Bejti" (a.s), ishte një hoxhë i quajtur Shejkh Ali Akbarpur, i cili tani ndodhet në Mynih. Me pëlqen ai. Ai është një dijetar dhe spiritualist i vërtetë. Një ditë shkova tek ai dhe i thashë se dua të bëhem mysliman. U ulëm në tavolinë dhe ai së pari i shqiptonte shehadetët shumë ngadalë dhe unë i përsëritja fjalët një nga një. Isha shumë i gëzuar dhe u ndjeva i lumtur. Zoti është Ai që më do gjithmonë dhe është ai që më thërret. Edhe unë dua ta pranoj ftesën e tij.

Në javët e para kur hyra në fenë Islame, i paralajmërova të gjithë ata që i shihja se janë në rrugë të gabuar dhe se duhet të mësonin për Islamin. Kur gjeni udhëzim, atëherë e kupton se është djalli ai që përpiqet t'i largojë njerëzit. Derisa të udhëzohesh, djalli nuk ka punë me ty asgjë, por sapo të bëhesh mysliman, atëherë fillojnë tundimet dhe sprovat e tij për të futur në rrugën e gabuar. Ndoshta kur shikon se çfarë bëjnë të tjerët dhe kënaqen, por nuk ke të drejtë ta bësh, ndihesh i kufizuar brenda vetes, sepse ta bësh atë gjë është e ndaluar për ty si besimtar mysliman. Megjithatë mund të të them se unë në këmbim të pranimit të atyre kufizimeve, fitova lirinë time shpirtërore. Fakti është ky se tani të gjitha këto kufizime janë po aq të ëmbla për mua, si për shembull mbulesa e gruas sime, sepse tregon se ajo i bindet urdhrave të Zotit, ruan dëlirësinë dhe i frikësohet Zotit. Ndërkohë, gruaja ime është një milion herë më e bukur me hixhab. Besoj se bukuria fizike dhe materiale është kalimtare dhe të gjithë plakemi. Është e rëndësishme të mësojmë të duam shpirtin e një personi dhe jo trupin e tij.

Gjëja më e mirë dhe më e bukur është të lutesh për të gjithë njerëzit në mënyrë që të gjithë njerëzit ta njohin Profetin Muhamed s.a.vs.. Gjërat më të mira që mund të ketë një njeri janë mbledhur në këtë personalitet. Familja dhe Ehli Bejti (a.s.) i tij, ashtu si vetë Profeti Muhamed, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, janë shembulli ynë më i mirë. Vizita e imamëve dhe veçanërisht vizita e Arbainit është një nga mënyrat më të mira për të komunikuar me këto shëmbëlltyre. Kur ta krahasoni jetën e Imam Husejnit (paqja qoftë mbi të) me Hazreti Isain (paqja qoftë mbi të), do të kuptoni se sa shumë vuajtje dhe vështirësi iu imponuan atij. Ata vranë shokët e tij dhe fëmijët e tij së bashku me vetë atë. I dogjën tendat dhe shkatërruan gjithçka vetëm sepse ai donte paqe. Tani kur jam këtu në Qerbela dhe i shoh të gjithë vëllezërit dhe motrat e mia myslimanë, e shoh Imam Husejnin (paqja qoftë mbi të) brenda tyre. Këtu, të gjitha sjelljet burojnë nga zemra e njeriut. Si ata që shërbejnë dhe argëtojnë, ashtu edhe ata që janë vizitorë dhe shkojnë me padurim për të vizituar varrin e Imam Husejnit (a.s.). Arbaini është një lidhje zemre mes të gjithë myslimanëve dhe të gjithë atyre që duan paqe dhe drejtësi. Të gjithë jemi të barabartë, ky është mësimi që mësova këtë vit.

 

Tags