Shqyrtimi i nevojës për unitet mes myslimanëve shiitë dhe sunitë në Pakistan dhe njohja e sekteve false
(last modified Sun, 07 Jan 2018 10:07:57 GMT )
Janar 07, 2018 11:07 Europe/Tirane

Përshëndetjes dëgjuar të nderuar. Jemi pranë jush me edicionin e fundit të programit "Zhvillimet në Pakistan". Në këtë edicion do të flasim rreth nevojës së unitetit dhe bashkimit mes myslimanëve shiitë dhe sunitë, sidomos mes shkollave sunite në Pakistan.

Mbi 97% e popullsisë së Pakistanit përbëhet nga myslimanët të cilët në përgjithësi ndahen në sunitë dhe shiitë. Myslimanët sunitë gjithashtu ndahen në dy grupe kryesore: Bariluj-ët dhe Divbandi-të. Thuhet se mbi 50% e popullsisë myslimane sunite të Pakistanit përbëhet nga Bariluj-ët ndërsa mbi 20% e popullsisë myslimane sunite përbëhet nga Divbandi-tët. 30% e mbetur e popullsisë së Pakistanit përbëhet nga myslimanët shiitë me 20% dhe myslimanët Ehli Hadith me 10%.

Dy shkollat Bariluj dhe Divbandi janë krijuar në kohën e kolonializmit britanik mbi nënkontinentin indian. Motoja e të dy shkollave është mbrojtja e Islamit përball sundimit dhe përball zakoneve të dëmshme të Anglisë mbi nënkontinentin indian. Kjo është për arsye se Britania kolonialiste mundohej që duke futur sekte të ndryshme "islame", të ushtrojë ndikimin e saj mbi këtë rajon. Myslimanët Bariluj në jurisprudencë (fikh) janë ndjekës të medhhebeve Hanefi, Hanbeli, Shafi'i ose Maliki. Mirëpo shumica e myslimanëve të këtij vendi ndjekin medhhebin e Abu Anifes. Divbandi-tët gjithashtu në fikh ndjekin medhhebin Hanefi dhe në bindje ndjekin shkollën Maturidi dhe në tesavuf ndjekin kryesisht tarikatin Nakshibendi dhe Çashtije. Në këtë edicion nuk do të mundohemi të flasim rreth të gjitha grupeve myslimane që veprojnë në Pakistan dhe nuk do të shqyrtojmë rrënjët e tyre, mirëpo ajo çfarë është e përcaktuar është kjo që myslimanët sunitë të Pakistanit janë nën ndikimin e Balurij-ve dhe Divbandi-ve dhe shoqëria e këtij vendi pret që dijetarët e këtyre dy grupeve, duke forcuar unitetin dhe bashkimin mes tyre, të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve të Pakistanit.

Duke marrë parasysh disa grupe radikale dhe ekstremiste në mesin e myslimanëve Divbandi, në shoqërinë e Pakistanit ekziston ky induksion se ata janë më afër sektarizmit dhe ekstremizmit. Kjo është në kohën kur myslimanët sunitë të Pakistanit gjithnjë duke dënuar terrorizmin dhe ekstremizmin, kanë theksuar unitetin dhe bashkimin e myslimanëve. Sektarizmi në Pakistan, ka filluar të zhvillohet dhe të marrë hovë në kohën kur vehabizmi me paratë e regjimit Al Saud, depërtoi në Pakistan dhe shumë analistë besojnë se myslimanët Ehle Hadith janë nën ndikimin e ideve dhe sjelljeve të vehabistëve. Përveç këtyre, në Pakistan janë zhvilluar edhe sekte të tjera dhe zhvillimi i tyre konsiderohet faktori më i rëndësishëm për pasigurinë dhe krizën në këtë vend. "Ushtria e Xhahangirit", "Ushtria e Sahabëve" dhe grupi terrorist i quajtur "Xhundullah", janë prej grupeve të cilat jo vetëm që nuk kanë burim të vërtetë në Pakistan, por ato veprojnë vetëm për krijimin e sektarizmit dhe për shtimin e konflikteve mes shkollave fetare islame në këtë vend. Përkrah këtyre grupeve duhet përmendur edhe grupet e ashtuquajtura "Xhejshul-Adl" dhe "Al-Furkan" dhe "Xhejshul-Muhamed".  

Edhe pse myslimanët Balurij dhe Divbandij kanë disa mosmarrëveshje mes vete, mirëpo këto mosmarrëveshje nuk duhet të paraqiten në atë nivel saqë grupet sektariste dhe ekstremiste t'i shfrytëzojnë ato për zgjerimin dhe shtimin e dhunës dhe pasigurisë në shoqërinë e Pakistanit.

Saxhid Ali Naghavi, ekspert i çështjeve fetare, në lidhje me këtë thotë: "Në Pakistan ka nevojë për një harmoni dhe koordinim më të madh mes shkollave fetare me qëllim të përballjes me komplotet anti-islame dhe përçarëse. Prandaj, duhet të respektohen të gjitha simbolet e shenjta fetare të të gjitha shkollave".

Nuk ka dyshim se shkollat dhe medhhebet islame kanë shumë të përbashkëta mes vete, prandaj ndjekja e këtyre të përbashkëtave mund të ndihmojë shumë në forcimin e bashkimit dhe unitetit në Pakistan dhe shoqërinë e këtij vendi ta drejtojë më shumë drejt sigurisë dhe qetësisë. Kjo është për arsye se sektet false jo vetëm që nuk i japin rëndësinë e duhur parimeve dhe bazave të Islamit, por aty synojnë vetëm mercenarizmin dhe krijimin e hipokrizisë dhe përçarjes mes myslimanëve.

Saheb Zade Ahmed Ali, ekspert i çështjeve fetare thotë:

"Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. është simbol i bashkimit dhe unitetit jo vetëm për myslimanët dhe për botën islame, por edhe i gjithë njerëzimi nga ai rruga dhe sjellja e tij e mëson mësimin e vëllazërisë".

Shumë njerëz në Pakistan besojnë në këtë se problemet e sektarizmi në këtë vend kanë filluar me hyrjen e sektit të Vehbizmit në këtë vend dhe paratë e mëdha që po shpenzon Arabia Saudite për ndërtimin e shkollave dhe për krijimin e grupeve terroriste në Pakistan janë bërë shkak që ky vend pas shpalljes së pavarësisë në vitin 1948, akoma nuk ka mundur të ketë uniteti të plotë dhe siguri dhe stabilitet të duhur, por gjithmonë është përballur me përçarjet sektariste. Kjo është për arsye se vehabistët i konsiderojnë myslimanët e tjerë si jobesimtarë dhe theksojnë në vrasjen e tyre. Prandaj, të gjitha grupet sektariste dhe terroriste në Pakistan janë krijuar për shkak të përhapjes së ideve jo të pastra dhe takfiriste të Vehabizmit.  

Saheb Zade Hamed Reza, lideri i Këshillit për Unitetin Sunit të Pakistanit:

"Takfirizmi dhe vehabizmi është shkak i destabilitetit të Pakistanit. Myslimanët shiitë dhe sunitë në këtë vend nuk kanë kurrfarë konflikti mes vete".

Pakistanit përveç shkollave fetare, ka edhe shumë grupe dhe rryma politike sunite që më e rëndësishmja prej tyre është Shoqëria e Dijetarëve Islam dega "Fadle Rrahman" dhe dega "Sami'ul-Hak" si dhe "Xhemati Islam". Ndikimi që kanë pranuar secili prej këtyre grupeve nga ekstremizmi, është bërë shkak që krijimi unitetit kombëtar dhe fetar në Pakistan të bëhet pak më vështirë. Megjithëkëtë, liderët islamik në Pakistan, si ata shiitë edhe ata sunitë, kanë bërë përpjekje që duke forcuar unitetin dhe solidaritetin e shoqërisë myslimanë të këtij vendi, t'i izolojnë në masë të madhe terroristët dhe grupet sektariste. Kjo është për arsye se në vitet e fundit terroristët dhe sektaristët duke kryer sulme kundër myslimanëve shiitë dhe sunitë, janë munduar të krijojnë luftë të armatosur mes të dy palëve.

Hafiz Taher Ashrafi, kryetari i Këshillit të Dijetarëve Fetarë të Pakistanit thotë:

"Liderët fetarë të Pakistanit janë bashkuar mes vete kundër sektarizmit dhe janë zotuar për vendosjen e stabilitetit dhe unitetit mes popullit të këtij vendi".

Sidoqoftë, nuk mjafton vetëm përpjekja e dijetarëve islamë për tu përballur me sektaristët dhe grupet false fetare, por nevojitet një bashkëpunim mes të gjitha aparateve të sigurisë dhe ushtarake të Pakistanit për tu përballur me sektarizmat që janë krijuar vetëm për të ndezur luftë të brendshme në këtë vend në mënyrë që asnjë prej grupeve të qytetarëve të Pakistanit të mos ndjehet i sigurt. Në këtë mes, grupet islame të cilat zhvillojnë edhe veprimtari politike kanë një përgjegjësi të madhe për vendosjen nën izolim të grupeve terroriste dhe sektariste të cilat inspirohen nga shkollat nën administrimin e vehabizmit.

Tags