Hixhabi dhe liria
(last modified Fri, 23 Feb 2018 10:25:59 GMT )
Shkurt 23, 2018 11:25 Europe/Tirane

Hixhabi është një prej çështjeve polemike, sidomos hixhabi islamik i cili përkrah karakteristikave të tij tërheqëse, në mes të shoqërive të ndryshme përballet me pikëpamje të ndryshme.

Hixhabi është një prej çështjeve polemike, sidomos hixhabi islamik i cili përkrah karakteristikave të tij tërheqëse, në mes të shoqërive të ndryshme përballet me pikëpamje të ndryshme. Një vështrim analitik mbi historinë e femrave në shoqërinë e Iranit, tregon se populli i Iranit gjatë historisë gjithmonë ka pasur një kulturë të pasur dhe të qëndrueshme dhe i ka kushtuar një vëmendje të madhe veshjes së jashtme dhe llojit të rrobave të përshtatshme me kulturën e tij. Kjo vëmendje ka qenë deri në atë masë sa që zgjedhja e rrobave të përshtatshme dhe të zbukuruar, ka dalluar edhe pozitën shoqërore të iranianëve dhe standardet kulturore të tyre. Ruajtja dhe respektimi i veshjes për femrat dhe zgjedhja e rrobave të përshtatshme, është një prej kritereve kulturore që secili popull duhet të bëjë përpjekje për ta ruajtur atë dhe ky kritere në realitet tregon vlerat shoqërore dhe kulturore të asaj shoqërie. Femrat iraniane, gjithashtu pasi populli iranian pranoi fenë Islame si një fe që u sjell lumturi njerëzve, pranuan edhe hixhabin dhe veshjen islamike, prandaj në historinë bashkëkohore të Iranit gjithmonë kanë luftuar për ruajtjen e hixhabit kundër komploteve të ndryshme që janë bërë për heqjen e hixhabit. Kjo është për arsye se ato besojnë se hixhabi  bëhet shkak për të mbrojtur pastërtinë dhe personalitetin e femrës myslimane.

Të qenët obligativ i hixhabit për femra, është një prej domosdoshmërive të fesë Islame. Nga pikëpamja e Kur'anit, e haditheve të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. dhe nga pikëpamja e imamëve ma'sum, mbajtja e veshjes islame dhe e hixhabit në bazë të vendimit të arsyes dhe konsensusit të dijetarëve të Islamit, është një çështje e pandryshueshme. Në Kur'anin e shenjtë disa ajete argumentojnë se hixhabi është obligim dhe në më shumë se dhjetë ajete kur'anore flitet për hixhabin si ruajtës të pastërtisë dhe privatësisë së femrës. Në ajetin 59 të sures Ahzab në Kur'nin e shenjtë thuhet: "O Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le të vendosin shamitë e gjata mbi trupin e tyre, kjo është për arsye që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai është mëshirues".

Aktualisht është vërtetuar se si veshja e cila sipas disa njerëzve konsiderohet e detyrueshme dhe si një pengesë në rrugën e zhvillimit dhe emancipimit të femrave, është një çështje natyrore dhe ka lidhje të drejtpërdrejtë me shëndetin psikologjik dhe shpirtëror të njeriut. Hixhabi për femrën, është një ligj natyror dhe mosnënshtrimi ndaj ligjeve natyrore, femrën e largon nga identiteti i saj. Disa sociolog, hixhabin dhe mbulesën e femrës e kanë prezantuar si një nevojë natyrore për shoqërinë njerëzore. Monteskio, filozof francez, shkruan: "Ligjet natyrore thonë se femra të jetë e vetëpërmbajtur, sepse burri është krijuar më i guximshëm dhe më i ngutshëm, ndërsa femra ka më shumë forcë për vetëpërmbajtje. Prandaj, kontradikta mes tyre mund të çojë në heqjen e hixhabit dhe në bazë të këtij parimi, të gjithë popujt e botës besojnë se femra duhet të ketë turp dhe hixhab.

Hulumtimet psikologjike tregojnë se veshja ose mbulesa e femrave, ka rrënjë në aspektin psikologjik dhe është e domosdoshme për zhvillimin dhe pjekurinë psikologjike të tyre. Ata të cilët dallimin në veshjen mes burrave dhe grave, e konsiderojnë shenjë të superioritetit dhe argument për pabarazinë femrës dhe mashkullit ose shenjë e robërimit të femrës, në realitet kanë neglizhuar këtë të vërtetë se nevojat ose domosdoshmëritë e pjekurisë psikologjike të meshkujve dhe femrave, në një fazë të caktuar ndahen nga njëra-tjetra dhe përkundër propagandës mashtruese, veshja e përshtatshme për femrat lidhet me dallimin e fazave të zhvillimit psikologjik të tyre dhe ka rrënjë në natyrën qenësore të njeriut.

Ndoshta pikërisht për këtë arsyes, ata të cilët nuk kanë vetëbesim, përkushtohen në zbukurimin ekstrem të vetes dhe bukurinë e brendshme të vet nuk e konsiderojnë të mjaftueshme. Në të kundërtën, femrat dhe meshkujt të cilët kanë një perceptim më të lartë ose kanë një pozitë shoqërore më të mirë, zakonisht kanë një dukje të jashtme shumë të thjeshtë dhe të pastër. Çështje për të cilën duhet tregojmë vëmendje, është kjo që në Islam është theksuar se femra në familje duhet të jetë në qendër të vëmendjes së mashkullit dhe të gjitha karakteristikat e bukurisë dhe atraktivitetit të vet të cilat janë të nevojshme për jetën bashkëshortore, duhet t'i shfrytëzojë për bashkëshortin e saj. Gjithashtu, në ajetin 55 të sures Ahzab thuhet: "Nuk është mëkat për gratë që të dalin të pambuluara para etërve të tyre, para djemve të tyre, para djemve të vëllezërve të tyre, para djemve të motrave të tyre, para grave myslimane dhe para robëreshave të tyre. E, frikësohuni All-llahut, All-llahu është pranë çdo gjëje". Mirëpo pikërisht këto femra kur të hyjnë në shoqëri, aspekti i të qenët gjini femërore e saj, zhduket dhe ajo paraqitet si një njeri i dalluar në sfera të ndryshme. Hixhabin të cilin e ka caktuar dhe porositur Islami, është miratim i lejes për pjesëmarrjen e femrës në shoqëri duke ruajtur dinjitetit dhe fisnikërinë e saj. Nëse Islami do të kishte për qëllim të mos lejojë pjesëmarrjen e femrës në shoqëri, atëherë nuk do të ishte e nevojshme për të caktuar limitet e hixhabit. Prandaj Hixhabi është një mjet për pjesëmarrjen e shëndoshë të femrës në shoqëri.

Tani për të kuptuar më mirë se çfarë lidhje kanë me njëri-tjetrin hixhabi dhe liria, së pari është mirë t'i kushtojmë vëmendje kësaj porosie të Imam Aliut (a.s.). Ai në letrën 31 të tij në Nahxhul Balagha e porosit djalin e tij Imam Hasanin (a.s.) duke i thënë: "Çliroje shpirtin tënd nga çfarëdo virtyt i ulët. Pavarësisht se virtytet e ulëta mund edhe t'i realizojnë dëshirat e egos tënde, mirëpo në shkëmbim të shpirtit tënd të çmuar që e jep, nuk do të fiton asgjë me vlerë. Mos u bën rob i dikujt tjetër! Kjo është për arsye se Zoti yt të ka krijuar të lirë ty".

Në bazë të kësaj, është veprim i merituar që njeriu vullnetin e vet ta bëjë ndjekës të vullnetit dhe rrugës hyjnore dhe lirinë e vet ta kufizojë vetëm me vullnetin e Zotit. Mund të thuhet se njeriut është një qenie shoqërore dhe vullneti i tij në sferat e shoqërisë, është i përbashkët me vullnetin e të tjerëve. Kështu është edhe në realitet, prandaj është e natyrshme që njeriu të përulet dhe të nënshtrohet përball një ligji i cili cakton kufi dhe limite për vullnetet dhe liritë e njerëzve, si dhe i vendos ato në ekuilibër. Me fjalë të tjera, pikërisht ajo natyrë që i ka dhënë njeriut lirinë e vullnetit dhe veprimit, në sferat shoqërore vendos kufizime dhe limite mbi vullnetin dhe afrimin në mënyrë që të ruhet shëndeti i shoqërisë.

Në vështrimin e Islamit, duke marrë parasysh faktin se ligji është hartuar në bazë të besimit në një Zot dhe moralit, në këtë kuadër janë vendosur kufizime edhe për lirinë. Njeriu është i lirë dhe mund të zgjedh të gëzojë të gjitha të drejtat që kanë caktuar ligjet e Sheriatit për atë. Për shembull, një prej ligjeve të Sheriatit është ky që njeriu në nxënien e diturisë, mund të shkojë deri në çfarëdo niveli që dëshiron dhe në këtë fushë është i lirë, ndërsa shteti islamik e ka për obligim që të krijojë të gjitha kushtet për njeriun që të përfitojë sa më shumë nga kjo e drejtë. Mirëpo në vështrimin e tjetër, pikërisht ky ligj i sheriatit ka caktuar disa kufizime të cilat në realitet nuk janë kufizime, por faktorë që mbrojnë shoqërinë nga kaosi dhe veprimet shfrenuara. Një prej shembujve të këtyre ligjeve, është lloji i veshjes dhe rrobave që paraqitet për femrën dhe mashkullin që sipas pikëpamjes së Islamit, ky ligj është caktuar për të garantuar jetën e shëndoshë shoqërore.

Aktualisht në vendet civilizuese të botës ekzistojnë kufizime. Nëse një mashkull lakuriq ose me rroba të fjetjes, del nga shtëpia në rrugë, policia do ta ndalojnë atë për arsye se ky veprim është në kundërshtim me normat dhe nderin e shoqërisë. Kjo çështje nga pikëpamja e sociologjisë, nuk është as kundër lirisë dhe dinjitetit njerëzor dhe as nuk është padrejtësi dhe kundër gjykimit të arsyes. Në të kundërtën, të qenët i veshur sidomos veshja e femrës në ato limite që ka caktuar Islami, i jep femrës më shumë dinjitet dhe respekt dhe e mbron atë nga agresioni dhe veprimet e individëve të pamoralshëm.

Prandaj, liria e femrës arrihet nëpërmjet zhvillimit të forcës mendore dhe racionale të saj, nëpërmjet ngritjes së njohurive të saj, nëpërmjet zbatimit të detyrave edukative dhe nëpërmjet pjesëmarrjes logjike të saj në proceset shoqërore. Hixhabi islamik bazë e të cilit ruajtja e nderit dhe privatësisë së femrave, zhvillimi i devotshmërisë së saj dhe ndihma ndaj femrave për të ruajtur virtytet morale dhe për tu larguar nga virtytet e ulëta, jo vetëm që nuk kufizon lirinë e femrave, por lehtëson pjesëmarrjen efikase të tyre në aktivitetet edukative dhe shoqërore.

Kjo karakteristikë mund të vërehet edhe në lidhje me femrat iraniane. Ato, duke marrë parasysh pozitën dhe rëndësinë e vlerës së veçantë që kanë gjetur në Revolucionin Islamik dhe duke mbajtur hixhabin islamik, kanë arritur në një nivel të konsiderueshëm të emancipimit dhe progresit. Statistikat e emancipimit të femrave iraniane në sfera të shëndetësisë, shpresës për jetë, të niveleve shkencore dhe pjesëmarrjes në proceset shoqërore, janë në nivel shumë të lartë dhe ky nivel i lartë i emancipimit të femrës në Iran pohohet edhe nga qarqet ndërkombëtare.

Progresi arsimor i femrave iraniane në nivele të ndryshme universitare, nuk mund të mohohet. Proporcioni i femrave studente në Iran në të gjitha degët e studimeve universitare është shtuar në masë të madhe dhe ka arritur në mbi 60%. Ky zhvillim në rritje e sipër, përfshinë edhe studimet e larta dhe ato pasuniversitare. Rritja deri në 31% e numrit të femrave mjeke të përgjithshme, rritja deri në 40 % e numrit të femrave mjeke të specializuara dhe rritja deri në 99% e numrit të femrave mjeke të specializuara, është progres i pashembullt i femrave në Iran në fushën e mjekësisë. Marrja e rreth 20% të posteve në institucionet e ligjvënies, hartimit të politikave dhe në postet ekzekutive të administratë si dhe prania e 817 femrave si këshilltare për çështje të femrave në administratën ekzekutive në të gjithë Iranin, është një shembull i mirë i pranisë së femrave iraniane në postet vendimmarrëse. Në këtë mënyrë, zhveshja e shoqërisë iraniane nga hixhabi për ta fituar lirinë, më tepër është një projekt propagandues perëndimor dhe nuk mbështetët nga kurrfarë të dhënash të vërteta. Në mesin e shumicës së femrave të arsimuara të Iranit, prioritet është dinjiteti dhe pozita shoqërore.  

Tags