Ftesë për muajin Ramazan(Dobitë e agjërimit)
(last modified Wed, 06 Jun 2018 09:36:59 GMT )
Qershor 06, 2018 11:36 Europe/Tirane

Në këtë edicion do të flasim rreth dobive të agjërimit, sidomos rreth dobive mjekësore shëndetësore të tij.  

Njëkohësisht me ardhjen e muajit të bekuar të Ramazanit, miq të nderuar jemi pranë jush me programin “Ftesë për muajin Ramazan”. Jemi ftuar në një gosti të veçantë, të organizuar nga Zoti i madhëruar. Është shtruar një sofër e gjerë hyjnore në mënyrën më të bukur dhe aktualisht ne jemi ata që në bazë të aftësive tona mund të përfitojmë nga mirësitë dhe begatitë e kësaj sofre hyjnore. Mikpritësi ynë me dashuri të madhe, na ka ftuar neve drejt mëshirës, faljes dhe begative të Tij, prandaj o mysafirët e Zotit, o agjërues, nxitoni dhe duke penduar dhe kërkuar falje dhe duke kryer veprat më të mira në këtë muaj të ndritshëm përgjigjuni kësaj ftese të Zotit.

******

Në muajin e bekuar të Ramazanit besimtari agjërues duke u shmangur nga ngrënia dhe pirja nga ezani i agimit deri në ezanin e perëndimit, kryen obligimin e tij fetar. Ai duke agjëruar, përveç deklarimit të robërimit pranë Fronit Hyjnor, ai përfiton edhe nga dobitë shpirtërore dhe trupore të agjërimit. Agjërimi përveçse është një detyrë fetare dhe konsiderohet prej obligimeve të fesë së pastër të Islamit, ka shumë dobi për shpirtin dhe trupin e njeriut. Në këtë edicion do të flasim rreth dobive dhe shëndetësore dhe mjekësore dhe ndikimit të agjërimit mbi shëndetin e trupit të njeriut.

Heqja dorë nga ngrënia dhe pirja, është zakon në mesin e feve të ndryshme. Këto fe të gjitha pajtohen në këtë çështje se agjërimi ka ndikim pozitiv mbi trupin dhe shpirtin e njeriut. Për shembull, asketët hindas heqjen dorë nga ngrënia dhe pirja e konsiderojnë me ndikim shumë të madh në pastrimin e shpirtit dhe në forcimin e vullnetit dhe në shtimin e durimit. Edhe gnostikët të cilët kalojnë rrugën sejrosuluk dhe synojnë të arrijnë në pozita të larta shpirtërore, kanë këtë bindje: “Brendësinë tende lere të zbrazët nga ushqimi që të shikosh dritën e njohjes”. Në fenë e pastër Islame, gjithashtu, durimi i urisë është një çështje e rëndësishme për arritjen në përkryerje dhe për të arritur në njohjen burimore. Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. ka thënë: “Luftoni nëpërmjet urisë  dhe etjes në mënyrë që të merrni shpërblim sepse shpërblimi i saj është si shpërblimi i luftës në rrugën e Zotit dhe asnjë vepër pranë Zotit të madhëruar nuk ka vlerë sa ka uria dhe etja”.  

Agjëruesi duke hequr dorë nga ngrënia dhe pirja, ushtron rezistencën dhe durimin dhe duke mos iu përgjigjur nevojave të tij, e vendos nën kontroll egon e ambicieve dhe të mosnënshtrimit duke e ndaluar atë nga jeta e shfrenuar. Mirëpo agjërimi përveç edukimit të egos dhe përgatitjen e zemrës për të fituar njohjen, ka edhe shumë dobi të panumërta për trupin e njeriut. Ekspertët e shkencave mjekësore besojnë se nëse agjërimi i muajit të ramazanit kryhet në mënyrë të drejtë, ai bëhet një ushtrim shumë i mirë për largimin e helmeve të trupit dhe reduktimin e sheqerit dhe rezervave të yndyrës në gjak. Mjekët besojnë se ashtu siç funksionon zemra e cila një çast punon dhe një çast pushon, edhe sistemi i tretjes ka nevojë që pas 11 muajve ngrënie dhe punë të pandërprerë, të pushojë një muaj në vit.

Në librat e mjekëve në kohërat e vjetra, të mjekëve myslimanë dhe jomyslimanë, janë shkruar materiale të shumta në lidhje me dobitë mjekësore të agjërimit dhe në kohën moderne gjithashtu janë shkruar dhe publikuar shumë artikuj në lidhje me dobitë agjërimit për shëndetin e trupit. Shumë mjekë në kohërat e kaluara besonin se nuk ekziston asnjë terapi më e mirë se agjërimi për të vendosur balancimin dhe ekuilibrin në trupin e njeriut. Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. në lidhje me këtë ka thënë: “Stomaku është shtëpi i çdo sëmundje, prandaj mosteprimi në ushqim dhe shmangia nga ngrënia, është medikamenti më i mirë”.

Mjekët e periudhat të mëhershme kanë thënë se mbi 70 lloje të sëmundjeve shkaktohen për shkak të teprimit në ngrënie dhe pirje, prandaj rruga më e mirë për parandalimin e këtyre sëmundjeve me të vërtetë është heqja dorë nga ngrënia dhe sidomos agjërimi.

Përveç mjekëve tradicionalë, edhe mjekët modernë dhe specialistë kanë dhënë këshilla të bukur në lidhje me dobitë e agjërimit. Dr. Aleksis Karl, fituesi i çmimit Nobel në mjekësi dhe kirurgji, në librin e tij “Njeriu, qenie e panjohur”, shkruan: “Nevoja për agjërim është theksuar nga të gjithë fetë. Në agjërim, në fillim ndjehet uri dhe nganjëherë një lloj provokimi nervor dhe dobësia fizike, mirëpo njëkohësisht me këtë cilësitë e mbuluara të cilat kanë rëndësi të madhe, menjëherë aktivizohen dhe në fund të gjithë organet e trupit i sakrifikojnë të gjitha lëndët e tyre të veçanta për ta ruajtur ekuilibrin e brendshëm dhe zemrën dhe në këtë mënyrë agjërimi pastron strukturën e trupit dhe bënë ripërtëritjen e të gjithë organeve trupore. Me anë të agjërimit, pastrohet glukoza e gjakut dhe trupi konsumohen yndyrat e tepërta të trupit në vend të ushqimit”.

Sistemi i tretjes mund të konsiderohet sistemi me funksionin më të madh në mesin e të gjitha organeve të trupit dhe ashtu si çdo organ tjetër i trupit që ka nevojë për pushim, edhe sistemi i tretjes ka nevojë për pushim, ndërsa pushimi më i mirë për sistemin e tretjes konsiderohet agjërimi përgjatë një muaji dhe në mënyrë sistematik.

Agjërimi largon helmet nga trupi dhe krijon një pushim të dobishëm për sistemin e tretjes. Një mjek amerikan me emrin “Cario” shkruan: “Çdo person i cili është i sëmurë, duhet të heqë dorë nga ushqimi për një periudhë të caktuar gjatë një viti, sepse përderisa trupi vazhdon të marrë ushqim, mikrobet janë duke u zhvilluar, ndërsa kur personi të heq dorë nga ngrënia e ushqimit, mikrobet shkojnë duke u dobësuar. Agjërimin të cilin e ka bërë obligim Islami, është garantuesi më i madh i shëndetit të trupit”.

Në programin ushqimor të agjërimit, tretën yndyrat e tepërta të trupit, reduktohet mbipesha jo normale, reduktohet presioni mbi ligamentet si dhe rregullohet funksionimi i aparateve të zemrës, damarëve dhe tretjes dhe arrin në ekuilibër ndërsa edhe sistemi i mbrojtjes së trupit hyn në gjendje gatishmërie.

Është interesant të dihet se agjërimi ka gjetur përkrahës të shumtë edhe në mesin e ndjekësve të feve joislame dhe shumë mjekë evropianë po shqyrtojnë dobitë e agjërimit dhe rolin e tij në shëndetin e trupit. Në lidhje me këtë, një mjek austriak me emrin Barsilus thotë: “Dobia e urisë në procesin e kurimit, mund të tregohen shumë më efikase se sa medikamente”. Një mjek tjetër me emrin Helba u sugjeronte pacientëve të tij që të heqin dorë nga ngrënia për disa ditë dhe më pas i këshillonte ata që të ngrënin ushqime të lehte.

Një prej sukseseve të rëndësishme të shkencës së mjekësisë tregon se me agjërim, krijohen disa lëndë në trupin e njeriut të cilat janë shumë më tepër se sa niveli i zakonshëm dhe këto lëndë luajnë rol të madh në parandalimin e infeksioneve me anë të mikrobeve dhe viruseve si dhe zhdukin qelizat kancerioze. Kjo është për arsye se në gjendjen normale shumë prej mikrobeve dhe viruseve në trup, ndodhen të fshehura dhe gjysmëaktive dhe kur të dobësohet trupi i njeriut, ata fillojnë aktivitetin e madh duke shkatërruar trupin. Me anë të agjërimit, lëndët që shkatërrojnë këto mikrobe destruktive në trup, shtohen në masë të madhe dhe fillojnë të pastrojnë trupin nga këto mikrobe dhe viruse. Në realitet duhet thënë se agjërimi bëhet shkak për pastrimin e të gjithë trupit dhe parandalojnë paraqitjen e shumë sëmundjeve. Kurimi me anë të agjërimit, bazohet në zhdukjen e strukturave të sëmura dhe që kanë dalë nga funksionimi të cilat do të riparohen përsëri pas agjërimit. Ndoshta për këtë arsye shumë mjek si Dr. Pashutin besojnë se agjërimi t’i kthejë njeriut rininë.

Aktualisht me zhvillimin teknologjik dhe me hulumtimet e gjera dhe të thella, është vërtetuar se agjërimi në përgjithësi është i domosdoshëm për shëndetin e trupit, prandaj edhe në vendet që nuk ekziston një bindje e tillë, mjekët për kurimin e disa sëmundjeve sugjerojnë për pacientet një regjim ushqimor disa orë pa ngrënë për një kohë të caktuar. Ata besojnë se agjërimi në realitet është një pushim i përgjithshëm për trupin dhe funksionon si një pastrim i të gjitha sistemeve të trupit.

Lirimi i trupit nga yndyrat e mbledhura të cilat në rast të shtimit mund të shndërrohen në sëmundje të mbipeshës, pastrimin e helmeve dhe shkatërrimin e strukturave të prishura dhe qelizave të vjetra, krijimi i strukturave dhe qelizave të reja, reduktimi i presionit mbi aparatin e tretjes, krijimi i rastit të nevojshëm për forcimin e qelizave të trupit për kryerjen e funksioneve në nivel më të mirë, reduktimi i mbledhjes së yndyrës në damar dhe parandalimi i mbylljes venave në të cilat qarkullon gjaku; janë ndër dobitë më të rëndësishme të agjërimit për shëndetin e trupit.  

Mjekët dhe specialistët e të ushqyerit theksojnë se me padyshim ndikimet pozitive të agjërimit mund të shfrytëzohen më së miri në kohën kur ushqimi në kohen e iftarit dhe syfyrit të i jetë në përputhje me një regjim mesatar dhe të llojllojshëm. Gjatë këtij ramazani nuk ekziston nevoja për ngrënie të shumtë të ushqimit. Mjekët besojnë se ushqimi i syfyrit në asnjë mënyrë nuk duhet hequr nga programi i ushqimit dhe në syfyr duhet shmangur nga ngrënia e ushqimeve me yndyrë që shkaktojnë etjen e madhe të trupit gjatë ditës. Nga pikëpamja e mjekëve, edhe ushqimi në kohën e iftarit nuk duhet të jetë i rëndë dhe më së mirë është që ai të fillohet me qumësht të ngrohtë ose me ujë jo të ftohtë dhe me disa kokrra hurma.

Imam Xhafer Sadik (a.s.) ka thënë: “Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. në kohën e iftarit, ngrënien e fillonte me pak havëll ose me disa kokrra hurma dhe me pak ujë jo të ftohtë. Atëherë thoshte se këto gjëra e pastrojnë stomakun dhe mëlçinë dhe mënjanojnë dhimbjen e kokës”.

Tags