Ftesë për muajin Ramazan (Lutja, simbol i robërisë para Zotit)
(last modified Wed, 06 Jun 2018 09:36:53 GMT )
Qershor 06, 2018 11:36 Europe/Tirane

Këtyre ditëve në çdo vend dëgjohet zëri i lutjeve dhe duave të besimtarëve, të cilët thërrasin “Ja Ali, ja Adhim, ja Ghafurr, ja Rrahim ente rabil-adhim!”

Njëkohësisht me ardhjen e muajit të bekuar të Ramazanit, miq të nderuar jemi pranë jush me programin “Ftesë për muajin Ramazan”. Një ditë, një njeri shkoi pranë Hazretit Muhamed s.a.v.s. dhe e pyeti atë: “O i Dërguari i Zotit, a është Zoti afër neve dhe a mund të lutem me zë të ulët dhe në mënyrë të qetë pranë Tij, apo është larg dhe ne me patjetër duhet të lutemi me zë të lartë?” Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. akoma pa fol asnjë fjalë i zbriti në zemrën e tij një ajet kur’anor dhe iu përgjigj kësaj pyetje për të gjithë besimtarët e të gjitha kohërave: “Kur robërit e mi të pyesin për mua, thuaj se unë jam shumë pranë tyre dhe lutjeve të atyre që luten do t’iu përgjigjem atëherë kur bëjnë lutje. Prandaj ata duhet t’i përgjigjen thirrjes time dhe të më besojnë mua”. (Bekare, ajeti 186).

Këtyre ditëve në çdo vend dëgjohet zëri i lutjeve dhe duave të besimtarëve agjërues, të cilët thërrasin “Ja Ali, ja Adhim, ja Ghafurr, ja Rrahim ente rabil-adhim!” Në kohën e iftarit duart janë të ngritura drejt qiellit duke thënë: “O Zot, për Ty kam agjëruar dhe me furnizimin tënd po bëj iftar dhe mbështetëm vetëm te Ti!”.

Lutja ose duaja është simbol i robërimit para Zotit dhe forcon shpirtin e të qenit rob të njeriut. Ky shpirt i të qenit rob dhe ndjenja e robërisë para Zotit të madhëruar, është pikërisht ajo mbi të cilën profetët e Zotit nga fillimi deri në fund, e kanë bazuar edukimin dhe përpjekjen e vet në mënyrë që në qenien e njeriut të ngjallin shpirtin e të qenit rob vetëm para Zotit. Një grup i njerëzve mendojnë se vetëm prijësit fetar flasin për rëndësinë e duasë dhe lutjes dhe ftojnë ndjekësit e tyre që ta respektojnë këtë parim. Kjo pikëpamje është shumë larg realitetit, sepse lutja dhe duaja kolektive, është përfitim nga jeta e përkryer e cila është mbi çfarëdo kufiri kohor dhe vendor dhe është një çast i përhershëm në kohë. Lutja është një nevojë e natyrës qenësore të njerëzve. Për këtë arsye njeriu i lodhur nga bota e dheut, kërkon rrugët e qiellit dhe me lutje e dua dhe duke krijuar lidhje me Zotin, pastron trupin dhe shpirtin e vet në burimin e duasë dhe në këtë mënyrë qenies së vet i jep aromë të bukur dhe dritë udhëzuese. Vlera dhe rëndësia e duasë dhe e strehimit pranë Fronit Hyjnor, është shumë e lartë sa që Zoti i madhëruar në Kur’anin e shenjtë thotë: “(O i Dërguari ynë!) Thuaj njerëzve që nëse nuk do të ishte lutja dhe paraqitja e nevojës tuaj pranë Fronit Hyjnor, Zoti juaj nuk do të tregojë mëshirë ndaj juve”. (Surja Furkan, ajeti 77). Prandaj, ne mundemi që këtë veprim, parimi i të cilit është i pranuar, ta shfrytëzojmë për të arritur në një jetë më të mirë dhe me frytdhënëse. Aktualisht të gjithë mendimtarët njerëzit e vetëdijshëm e shfrytëzojnë këtë mjet efikas dhe e mbushin qenien e tyre me qetësi dhe gjallëri shpirtërore dhe energji pozitive.

Dr. Uin Dajer, shkrimtar amerikan, shkruan: “Unë në kohën e namazit, në mënyrë të pabesueshme gëzoj një dritë hyjnore dhe e ndjej se e gjithë qenia ime është shpirt edhe akoma jam i vetëdijshëm se kam trup dhe kur të kthehem përsëri në trupin tim nga kjo ndjenjë shpirtërore, ndjej një fuqi të çuditshme si të jetë mbushur trupi im me një sasi të madhe të energjisë”.  

Dil Karengi gjithashtu shkruan: “Kur të ndjej se jam shumë i trazuar... hy në kishën e parë që e shikoj hapur derën e saj dhe lutem dhe pastaj e kuptoj se më janë qetësuar nervat dhe trupi”.

Lutja ka ndikim shumë të madh në trupin dhe shpirtin. Ndikimi më i rëndësishëm i lutjes, është krijimi i dritës së shpresës në zemrat e njerëzve. Njeriu i pashpresë, duket si një qenie e pashpirt. Njeriu i sëmur nëse shpreson në shëndetin e tij, përmirësohet dhe nëse është pesimist dhe i shuhet drita e shpresës në zemrën e tij, më nuk ka shpresë për përmirësimin e shëndetit të tij. Ashtu si në luftë që faktor kryesor i fitores së luftëtarëve në betejën e luftës, është shpresa dhe morali, sepse ushtarët pesimist edhe nëse do të jenë të pajisur me armët më të sofistikuar luftarake, ata do të jenë humbësit e luftës.

Njeriu që bënë lutje dhe që është i mbështetur te Zoti i madhëruar, nëse do të ketë shpresë në ndihmën e Zotit dhe të bëjë lutje pranë Tij, pavarësisht të gjitha problemeve me të cilat përballët, drita e shpresës do të ngjallet në zemrën e tij dhe shpreson në jetë. Ai duket si të ketë gjetur një jetë të re, për arsye se ka kërkuar ndihmë nga Ai që edhe problemet më të vështira para Tij, janë më të lehtat. Zoti i madhëruar që parimisht vështirësia dhe lehtësia për Atë nuk ka kuptim, sepse Ai është Zoti absolut dhe Krijuesi i urtë dhe administruesi që rregullon të gjitha çështjet e botës së ekzistencës. Ai çfarëdo që dëshiron, e krijon në çast edhe nëse ajo të jetë me miliona diej si dielli i këtij sistemi diellor! Kur njeriu të vendos lidhje me një Zot të tillë, kur të drejtohet drejt Zotit që ka fuq absolute dhe dituri të pakufishme dhe shpalos zemrën e vet dhe përulët pranë Tij duke kërkuar ndihmë për zgjidhjen e problemeve të veta, me padyshim se Zoti i madhëruar ngjallë dritën e shpresës në zemrën e tij.

Krijimi i dritës së devotshmërisë në qenien e njeriut, është rezultat i lutjes. Devotshmëria bëhet shkak që njeriu të afrohet pranë Fronit Hyjnor dhe ajo është një vepër që e shpëton njeriun në këtë botë dhe në botën tjetër. Prandaj, lutja në zemrën e njeriut ndez dritën e këtij margaritari të çmuar. Kur njeriu të ketë ngritur duart për t’u lutur, lutet pranë Fronit Hyjnor dhe e thirr Zotin me emrat e bukur dhe atributet madhërisë dhe bukurisë së Tij, ato atribute do të kenë reflektim te njeriu dhe natyrisht do ta drejtojnë njeriun drejt Zotit dhe njeriu ndjen që nëse dëshiron t’i pranohet duaja, duhet të përqendrohet me vëmendje. Lutja e thërret njeriun për t’u penduar dhe pendimi e thërret njeriun që të bëjë rishikim në jetën e tij dhe cikli i kësaj lëvizje, e ngjall dritën e devotshmërisë në jetën e njeriut. Në transmetime të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. thuhet se Zoti i madhëruar i ka thënë profetit të tij Hazretit Isa a.s.: “O Isa, atëherë kur më thërret mua, je i zhytur si një njeri që nuk ka ndihmës, lutu dhe drejtoje fytyrën tënde drejt Fronit Hyjnor. O Isa! Bëre zemrën tënde të përulur pranë Fronit Hyjnor dhe më kujto shumë mua në vetmi. Në lutjet e tua, të jetë e pranishme edhe zemra e dhe shpirti dhe më thirr mua me rënkim të mbushura me plotë pikëllime!”.  

Imam Aliu (a.s.) në porositë e tij për Imam Hasanin (a.s.) thotë: “Nga thesari i mëshirës hyjnore kërkoji ato gjëra të cilat nuk mund t’i japë askush përveç Zotit. Si jetë më të gjatë, shëndet dhe shtimin e furnizimit. Kurrë mos u zhgënje nga vonesa në pranimin e lutjeve, sepse bujaria dhe falja hyjnore është në po atë masë sa është qëllimi. Nganjëherë pranimi i lutjes vonohet me qëllim që të shtohet shpërblimi i atij që ka bërë lutje. Nganjëherë bën lutje, mirëpo nuk jepet përgjigje dhe lutja nuk pranohet, sepse Zoti i madhëruar do të dhurojë ty diçka më të mirë se sa që ke kërkuar së shpejti ose në kohën e caktuar. Prandaj, lutjet e tua duhet të jenë në atë mënyrë që të sigurojnë madhërinë dhe bukurinë dhe të largojnë nga tij vuajtjet dhe vështirësitë, sepse as pasuria e kësaj bote nuk do të qëndrojë për ty dhe as ti nuk do të qëndrosh për pasurinë e kësaj bote”.

Duhet të kemi parasysh se lutja para Zotit edhe vet duhet të jetë bukur edhe duhet të dalë nga një zemër e pastër dhe e sinqertë, sepse zemra e papastër nuk është vend i përshtatshëm për të pranuar mirësitë hyjnore dhe nuk ka potencial për pranimin lutjes. Në burimet historike është transmetuar se populli Beni Israil kishte kaluar 7 vite në një krizë dhe thatësirë të çuditshme deri në atë nivel sa që njerëzit kishin filluar të hanë edhe trupat e kafshëve të ngordhura dhe mbeturinat ndërsa sa do që shkonin në bjeshkë e në fushë dhe luteshin që të bie shi, lutja e tyre nuk pranohej. Pastaj Zoti i madhëruar i kishte shpallur mesazh profetit të tyre dhe i kishte thënë atij, thuaju popullit tënd se sa do që të dalin në bjeshkë dhe në fushë për tu lutur, lutja e tyre nuk do të pranohet, përveç atëherë kur ata t’i kthejnë të drejtat që u kanë marrë me forcë njerëzve të tjerë. Populli Beni Israil ktheu të drejtat e njerëzve të shtypur dhe pastaj ra shiu i mëshirës hyjnore mbi ata.

Muaji i Ramazanit, është muaji i hapjes së portave të mëshirës së Zotit. Në këtë muaj pranohen lutjet e robërve. Muaji i bekuar i Ramazanit është muaji i komunikimit mes robit dhe Zotit, është muaji i paraqitjes së lutjeve dhe i pranimit të tyre. Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. ka thënë: “Portat e qiellit hapen në natën e parë të muajit të Ramazanit dhe nuk mbyllën deri në natën e fundit të këtij muaji”. Janë të lumtur ata të cilët e shfrytëzojnë këtë rast të çmuar dhe nën dritën e cila forcon shpirtin në këtë muaj, i gjallërojnë zemrat e tyre. Sa bukur është që në çastet e ndritshme që forcojnë shpirtin e njeriut në kohën e perëndimit të diellit dhe në kohën e iftarit kur portat e qiellit hapen për robërit e Zotit, të lutemi dhe të bëjmë dua për lumturinë tonë dhe të tjerëve!

Tags