Dashuria në marshin e Arbainit Husejnit
(last modified Fri, 11 Oct 2019 17:28:18 GMT )
Tetor 11, 2019 19:28 Europe/Tirane
  • Dashuria në marshin e Arbainit Husejnit

Atmosfera e dashurisë së Arbainit ka një ndjenjë të jetës e cila ka mbirë dhe zhvilluar nga dëshmori i Qerbelasë dhe manifestohet në hapat e vizitorëve. Imam Husejni (a.s.) si një magnet tërheq në mënyrë të vazhdueshme zemrat e dashuruara dhe këta të dashuruar përball kësaj tërheqje të pafund, bashkohen mes vete dhe e shoqërojnë njëri-tjetrin në këtë rrugë.

Ikur të arrin Arbaini, një dashuri dhe pasion i pa përshkruar kaplon të dashuruarit dhe dashamirësit e Eba Abdullah Al-Husejn (a.s.). Për çdo vit me miliona njerëz dashamirës të Ehli Bejtit (a.s.), ceremoninë e Arbainit e organizojnë në mënyrë kolektive dhe në grupe të mëdha të zimbajtësve. Kjo ceremoni e pashembullt e cila organizohet për të përkujtuar tragjedinë e Qerbelasë dhe martirizimin e Imam Husejnit (a.s.) dhe të 72 shokëve të tij besnikë dhe familjes së tij në vitin 61 hixhri kameri (680), është prej ceremonive të veçanta dhe speciale të cilën e kanë organizuar myslimanët shiitë të Irakut deri më tani dhe vazhdojnë t’i qëndrojnë besnikë këtij rituali fetar.

Në ditët që përfundojnë me Arbinin, me miliona njerëz nga rrugë të ndryshme duke ecur në këmbë, shkojnë drejtë qytetit Qerbela. Ky marsh në këmbë që në shikim të parë duket si një përpjekje sipërfaqësore, në realitet ky veprim e ngritë pozitën e vizitorit nga aspekti shpirtëror dhe moral. Trupi i vizitorit si rezultat i këtij rrugëtimi të gjatë në këmbë, shkon duke u lodhur dhe dobësuar dhe shumë lehtë nënshtrohet dhe qetësohet për ngritjen shpirtërore dhe forcimin e dimensionit spiritual, ndërsa dëshirat e egos dhe epshit të rebeluar që kryesisht për shfaqjen e tyre kanë nevojë për një trup të fortë, largohen nga koka e tij. Në këtë mënyrë, pastrimi i shpirtit që vizitori zimbajtës është mishëruar me atë gjatë këtij rrugëtimi në këmbë drejt Qerbelasë, konsiderohet një prej shenjave të dalluara në këtë rrugëtim të tij. Përveç kësaj kjo gjendje e pastrimit mbetet te vizitori për një kohë të gjatë dhe në të gjitha aktivitetet ditore të tij, tregon efektet e veta. Rrugëtimi në këmbë në ditën e Arbainit gjithashtu i dhuron rrugëtarit eksperienca të njohurive dhe vetëdijesimit të ri.

Vizita duke rrugëtar në këmbë gjatë gjithë historisë është përsëritur disa herë. Për shembull, Hazreti Adem a.s. 70 herë në këmbë ka shkuar ta vizitojë “Shtëpinë e Zotit”. Shumë prej prijësve fetarë gjithashtu kanë bërë këtë rrugëtim spiritual duke ecur në këmbë. Imam Hasan Muxhteba (a.s.) rrugëtonte në këmbë dhe nganjëherë këmbë zbathur për ta vizituar “Shtëpinë e Zotit”. Natyrisht rrugëtimi në këmbë, nuk kufizohet vetëm për një fe të veçantë. Edhe mbreti i Romës, Cezari kishte lidhur besë me Zotin se çdo herë kur të ngadhënjejë në luftën kundër Perandorisë Persiane, në shenjë falënderimi për atë fitore, nga qendra e pushtetit të tij në Kostandinopojë do të shkojë në këmbë deri në Bejtul-Mokades për të kryer vizitën e këtij vendi të shenjtë. Ai pas fitores, ka zbatuar premtimin e vet dhe në këmbë është nisur drejt Bejtul-Mokades.  

Vizita e varrit të pastër të Imam Husejnit (a.s.) duke ecur në këmbë, ka qenë një veprim i përhapur qysh nga koha e imamëve ma’sum. Mirëpo kjo vizitë gjithmonë është përballur me rreziqe të mëdha. Për shembull, në kohën e khalifit zullumqar si Mutevekili i dinastisë Abasite, i prisnin duart atyre që kryenin këtë ritual, por përsëri njerëzit vazhdonin ta bënin këtë vizitë. Në kohën e regjimit Ba’th të Sadam Husejnit gjithashtu forcat e sigurisë vendosnin prita në rrugën në të cilën ecnin vizitorët dhe keqtrajtonin ata në mënyra më të dhunshme me qëllim që t’i ndalojnë njerëzit nga vizita e Imam Husejnit (a.s.), mirëpo njerëzit nuk hiqnin dorë nga vizita e Arbainit. Kjo është për arsye se dashuria ndaj Husejnit (a.s.) ka kuptim tjetër për ata. Sipas njërit prej këtyre vizitorëve, vizita e Arbainit është manifestim i dashurisë dhe kur të ekzistojë dashuria, vështirësitë dhe shqetësimet trupore nuk kanë kurrfarë vlere.

Një prej karakteristikave të veçanta të rrugëtimit në këmbët me rastin e Arbainit, është një dashuri dhe interesim i dyanshëm mes vizitorëve të Imam Husejnit (a.s.) dhe mikpritësve të tyre. Të dy palët sillen me dashuri ndaj njëra-tjetrës. Vizitorët preokupohen me rrugëtimin në këmbë ndërsa mikpritësit janë të preokupuar me mikpritje, ndërsa Imam Husejni (a.s.) është ndërmjetësues i dashurisë mes këtyre dy palëve. Vizitori është në kërkim të arritjes së të dashurit të tij, ndërsa mikpritësi synon ofrimin e shërbimeve për vizitorët. Në realitet të dy palët bëjnë përpjekje që të fitojnë kënaqësinë e njëra-tjetrës për hir të të dashurit të tyre të përbashkët. Për shembull, një grua plakë e cila dukej se nga aspekti financiar nuk kishte gjendje të mirë, në rrugën e vizitorëve duke u lutur, kërkonte mysafir që ta çojë në shtëpinë e saj për t’i shërbyer si mikpritëse. Fjalët e saj ishin në këtë mënyrë: “Akoma nuk gjeta vizitorë që të vijnë në shtëpinë time. O vizitorë! Për hir të Imam Husejnit (a.s.), ejani në shtëpinë time që të pushoni”.

Dashuria e ka mbushur vendin e zbrazët të sigurisë. Në kohën kur rruga bëhet e pasigurt, thuajse vizitori ndjen afërsi më të madhe ndaj Imam Husejnit (a.s.). Fjalët e një vajze të re e cila si pasojë e një shpërthimi në rrugën e Qerbelasë, ka humbur këmbën e vet, vërtetojnë më së miri këtë çështje. Një gazetar shkruan: “Pranë një movkabi e pash një vajzë të re së bashku me një burrë plak të thyer të cilët na tërhoqën vëmendjen. Ishin ulur në karrige të plastikës pranë movkabit dhe çlodheshin. Vajza nuk e kishte njërën këmbë dhe në duar mbante dy shkopinj në vend të këmbës që i mungonte asaj. Siç dukej pikërisht kjo çështje e kishte lodhur atë dhe ishte ulur në këtë vend që të çlodhej. Edhe ne ishin ndalur në një qoshe duke pritur që të mbarojë çlodhje e tyre dhe ajo të ngritët dhe të vazhdojë rrugën dhe ne të incizojmë këtë ecja të kësaj vajze. Kaloi shumë kohë, mirëpo ata nuk u ngritën. Nëse do të vazhdonte kështu, edhe ne do të hiqnim dorë nga qëllimi ynë, mirëpo thuajse një forcë na pengoi neve që të shkonin rrugës tonë. Plaku dhe vajza dal ngadalë e kuptuan praninë tonë. Në fillim menduam se atyre nuk u pëlqen shikimi ynë. Mirëpo sapo kuptuam se nuk është situata kështu, menjëherë shkuam pranë tyre. Ne vetëm dëshironin të incizonim me kamerë disa sekonda nga rrugëtimi i vajzës se si ecën dhe nuk synonim të bënim intervistë me ata. Mirëpo puna pak nga pak u zvarrit në intervistë. E pyeta plakun prej nga kanë ardhur? Deshi të më përgjigjet, mirëpo e pash që nuk i del zëri nga goja! Mbetëm të çuditur! Me shumë vështirësi dhe shumë dobët fliste ca fjalë dhe pastaj vajza e saj përsëriste fjalët e tij. Vajza tha: “Vijmë nga Basra”. E pyeta: sa ditë ka që jeni duke ecur në këmbë në rrugë? Tha: “14 ditë!” E pyeta a keni hipur edhe në ndonjë makinë gjatë këtij rrugëtimi? Në mënyrë të prerë tha: “Jo. Duke ecur në këmbë!” Mbetëm me gojë hapur. O Zot i madh! 14 ditë në rrugë, ai plak me atë gjendje dhe kjo vajzë me këtë gjendje dhe tani u kanë mbetur vetëm disa kilometra deri në Qerbela...!

Me dashuri rrugëtimi në këmbë

E pyeta vajzën në lidhje me gjendjen e saj. Tha: “Vitin e parë pas regjimit të Sadam Husejnit (atëherë kur akoma nuk kishte siguri siç ka tani) në rrugën e marshit në këmbë shpërtheu një bombë dhe më mori me vete këmbën time”. E pyeta në lidhje me gjendjen e babait të saj, tha: “Ai për shumë vite ka qëndruar në burgjet e Sadamit dhe forcat e regjimit të Sadamit i kanë vendosur tytën e revolverit në fyt dhe e kanë qëlluar atë drejtpërdrejtë dhe më ai nuk ka më laring”. Plaku e çoi kokën lartë dhe atë çfarë e pash me sytë e mi, më tronditi zemrën! E pash një vrimë në masë të një plumbi në mes fytit të tij të thellë sa që më nuk shikonin sytë! Ai shpërthim, kjo këmbë që nuk ekziston dhe ato shkopinj, mosha e plakut dhe fyti i tij i shpuar nga i cili nuk dilte asnjë zë, asnjëra prej këtyre nuk ishin bërë shkak që ata me dashuri, duke ecur në këmbë, të fillojnë rrugëtimin në një rrugë nëpërmes shkretëtirës! Duket se fjala “rrezik” është një fjalë pa kuptim për ata që vendosin këmbën në këtë rrugë. Për arsye se ata po shkojnë ta vizitojnë varrin e një personaliteti i cili kishte sakrifikuar çdo gjë të tij në mënyrë që Islami të mbetet gjallë.

Për çdo vit një numër i madh i njerëzve nga rajone të ndryshme të botës shkojnë në Irak dhe marrin pjesë në marshin e Arbainit. Njerëz që secili prej tyre me qëllim dhe shkak të veçantë marrin pjesë në këtë marsh. Njëri prej tyre “Dakhil Khadem” është një burrë nga rrethi Al-Kehla’e të provincës Misan në jug të Irakut. Ai pavarësisht të metave fizike që ka, është nisur në rrugëtim në këmbë në një rrugë shumë të vështirë në mënyrë që t’i tregojë botës se është i marrë me dashurinë e Imam Husejnit (a.s.). Kjo rrugë për persona të shëndosh zgjatë më tepër se 8 ditë. Është interesat që z. Dakhil Khadem i cili nuk pranon kurrfarë ndihme, në përgjigje në lidhje me arsyen e rrugëtimit të tij drejt Qerbelasë në një fjali tha: “Mjafton që destinacioni është Husejni (a.s.).

Dakhil Khadem, një burrë nga rrethi Al-Kehla’e

Një vizitor tjetër është nga Siria i cili beson se pasioni dhe dashuria për të arritur te Imam Husejni (a.s.) bëhet shkak që njeriu t’i harrojë të gjitha çështjet e kësaj bote materiale dhe thotë: “Në këtë rrugë për ty nuk ka rëndësi kurrfarë shpërthimi. Sapo të arrish në afërsi  të Qerbelasë, më nuk kupton asgjë, as dhimbjen e këmbëve dhe as dhimbjen e mesit...”.

Një djalosh i ri nga Australia pohon duke thënë: “Arsye për të cilën ne vazhdojmë t’i qëndrojmë besnikë fesë Islame, është Imam Husejni (a.s.). Arsye për të cilën ne tani jemi në këtë rrugë është Imam Husejni (a.s.). Vetë unë kam mundur që tani të jem në një klub në Sidnei duke u argëtuar dhe duke u dëfryer në vend që tani të jem këtu. Imam Husejni (a.s.) është sikur një magnet dhe ne si grimca të hekurit që jemi tërhequr në drejtim të tij dhe nuk mund të bëjmë rezistencë. Thuajse një forcë të tërheqë ty drejt tij dhe ti nuk ke forcë të qëndrosh. Me të vërtetë nuk mundë të përshkruhet kjo gjendje”.

Në fund mund të themi se rrugëtimi në këmbë me rastin e Arbainit është një tregim i një dashurie të thellë. Dashuria e cila në një të kaluar shumë të largët ishte e vetmuar dhe në mërgim duke thirrur “A ka dikush të më ndihmojë?” ndërsa të dashuruarit në këtë dashuri kanë mbetur të humbur e të hutuar dhe për dhimbjen e përbashkët, solidarizohen me njëri-tjetrin. Atmosfera e dashurisë në Arbainin ka një ndjenjë të jetës që ka mbirë dhe është zhvilluar nga dëshmori i Qerbelasë merr ngjyrë në hapat e vizitorëve. Imam Husejni (a.s.) është si një magnet i fuqishëm që tërheq zemrat e dashuruar pandërprerë dhe këta të dashuruar përball kësaj tërheqje të pafund ata bashkohen në një rrugë dhe shoqërohen me njëri-tjetrit.

Dashuria në rrugëtimin në këmbë me rastin e Arbainit Husejnit

 

 

Tags