Barazia mes ngjyrave dhe racave në jetën dhe veprën e Ehli Bejtit (a.s.)
(last modified Sat, 22 Aug 2020 06:39:39 GMT )
Gusht 22, 2020 08:39 Europe/Tirane
  • Barazia mes ngjyrave dhe racave në jetën dhe veprën e Ehli Bejtit (a.s.)

Profeti i nderuar i Islamit, Hazreti Muhamed s.a.v.s. me të gjithë ata që kishin besuar, sillej me dashuri, buzëqeshje dhe me fytyrë të gëzuar. Ai ulej dhe bisedonte me robërit, të varfrit, me njerëzit me ngjyrë dhe hante ushqim me ata.

Fetë hyjnore bëjnë përpjekje që njerëzit pavarësisht ngjyrës dhe racës, t'i udhëzojnë drejt përkryerjes. Kjo çështjeje buron nga mësimet e bukura të Kur'anit të shenjtë, udhëzimet e profetëve të Zotit dhe nga jeta dhe vepra e Profetit të nderuar të Islamit Hazretit Muhamed s.a.v.s. dhe imamët që rrjedhin nga loza e tij. Kur'ani i shenjtë në shumë ajete udhëzuese të tij, ka mohuar çfarëdo lloj diskriminimi racor. Në lidhje me këtë, në ajetin 13 të sures Huxhurat të Kur'anit të shenjtë lexojmë:

یا أَیهَا النَّاسُ إِنَّا خَلَقْناکمْ مِنْ ذَکرٍ وَ أُنْثی وَ جَعَلْناکمْ شُعُوباً وَ قَبائِلَ لِتَعارَفُوا إِنَّ أَکرَمَکمْ عِنْدَ اللَّهِ أَتْقاکمْ إِنَّ اللَّهَ عَلِیمٌ خَبِیرٌ

"O ju njerëz, vërtetë Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që është më i devotshëm e All-llahu është i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë".

Duke marrë parasysh këtë ajet, Zoti i madhëruar i ka krijuar njerëzit me raca, origjinë dhe gjuhë të ndryshme dhe asnjëri prej tyre nuk ka superioritet ndaj tjetrit për shkak të ngjyrës së lëkurës, etnisë dhe racës. Zoti i madhëruar me drejtësinë e vet, të vetmen kriter për dallimin e njerëzve e ka caktuar devotshmërinë dhe largimin nga veprat e këqija në mënyrë që asnjë njeri të mos e lejojë veten të krenohet për shkak të ngjyrës së lëkurës dhe kushteve që gëzon dhe të bëjë padrejtësi ndaj të tjerëve.

Me shqyrtimin e jetës dhe veprës së Hazretit Muhamed s.a.v.s., mund të vërejmë çështje dhe ligje të rëndësishme për mohimin e racizmit nga ana e tij. Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. u zgjodh për profet në një kohë në të cilën injoranca e arabëve kishte arritur kulmin e vet dhe çështja e diskriminimit racor, diskriminimit mes klasave shoqërore dhe fiseve ishte përhapur në mënyrë katastrofale. Në anën tjetër, personat jo arabë dhe me të ngjyrë të zezë nuk që jetonin në mesin e tyre nuk gëzonin kurrfarë favori dhe kurrfarë të drejta dhe shfrytëzoheshin vetëm si skllevër për t'i siguruar mirëqenien dhe interesat e klasës borgjeze tarabe.

Hazreti Muhamed s.a.v.s që nga fillimi i shpalljes hyjnore, në bazë të ajeteve të Kur'anit të shenjtë dhe urdhrave hyjnorë, vendosi vulën e anulimit mbi të gjitha zakonet dhe traditat dhe besëtytnitë e periudhës së injorancës. Ai hodhi poshtë dhe përjashtojë tërësisht racizmin dhe kërkoi lirinë dhe dinjitetin dhe nderin për skllevërit. Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. përgjatë 24 viteve të misionit hyjnor të tij, në raste dhe pozita të ndryshme i ka tërhequr vërejtjen arabëve dhe u ka bërë thirrje që të heqin dorë nga krenaria në bazë të origjinës fisnore dhe familjare

Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. pas çlirimit të Mekës dhe në çastet më të ndjeshme, gjatë një fjalimi u tërhoqi vërejtjen njerëzve dhe u bëri thirrje atyre që të heqin dorë dhe të largohen nga diskriminimi racor dhe fisnor duke deklaroi: "O njerëz! Dijeni se Zoti juaj është një dhe gjithashtu edhe babai juaj është një (vë në dukje Hazretin Adem a.s.), prandaj dijeni se as arabët nuk kanë superioritet ndaj të huajve dhe as të huajt ndaj arabëve, as zezakët ndaj të bardhëve dhe as të bardhët ndaj zezakëve, përveçse me devotshmëri. A ua kam kumtuar këtë të vërtet juve?” Ata u përgjigjen: “Po”. Hazreti Muhamed s.a.v.s. tha: “Të pranishmit t’ua kumtojnë këtë atyre që mungojnë”.

Në mesin e shokëve të Hazretit Muhamed s.a.v.s. kishte edhe zezakë të cilët ishin prej shokëve të afërt të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. dhe Profeti s.a.v.s. i nderonte dhe respektonte ata. Për shembull, Hazreti Muhamed s.a.v.s. e donte shumë Belal Habeshi dhe e lavdëronte zërin e bukur të Belal. Ai ishte zezak dhe skllav i cili pasi pranoi besimin Islam, u torturua shumë nga ana e fisit Kurejsh. Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. pas çlirimit të Mekës, kërkoi nga Belal Habeshi që të ngjitet lartë në Qabe dhe të këndojë ezanin. Hazreti Muhamed s.a.v.s. për shkak të devotshmërisë dhe besimit të Belal Habeshi, atë e ka prezantuar prej banorëve të parajsës dhe në shumë raste ka thënë: “Parajsa është e përmalluar për tre persona, për Aliun (a.s.), për Amar Jasir dhe për Belal Habeshi”. Në një hadith tjetër të Hazretit Muhamed s.a.v.s., thuhet: “Tre persona prej zezakëve janë prej zotërinjve të parajsës, Llukman Hakim, Naxhashi dhe Belal Habeshi”. Hazreti Muhamed s.a.v.s. gjithnjë shoqërohej me persona si Selman Farisi, Abu Dharr Ghafari, Belal Habeshi etj., ndërsa për Hazretin Muhamed s.a.v.s. nuk kishte dallim fare se këta persona besimtarë ishin nga klasa borgjeze ose nga klasa e varfër, ishin njerëz me ngjyrë apo të bardh.

Një ditë një skllav zezak ishte futur në konflikt me Abdurrahman bin Aufin që konsiderohej prej parisë së arabëve në atë kohë. Abdurrahman bin Aufi ishte zemëruar shumë dhe i tha skllavit: “O i biri i të ziut!” Kur dëgjoi këto fjalë Hazreti Muhamed s.a.v.s., ai u zemërua dhe tha: “Asnjë person i bardh nuk ka kurrfarë superioriteti ndaj ndonjë personi të zi, përveçse me të vërtetën dhe devotshmërinë”. Sjellja e bukur e Hazretit Muhamed s.a.v.s. me shtresa, raca dhe ngjyra të ndryshme u bë shkak që të zemërohen shumë arrogantët dhe ta kritikojnë shumë atë. Një ditë disa nga paria e fisit Kurejsh të irrituar shkuan pranë Hazretit Muhamed s.a.v.s. dhe i thanë: “O Muhamed! A ndjeve kënaqësi duke u shoqëruar me këta persona dhe presësh që ne t’i ndjekim ata dhe të ulemi përkrah atyre? Nëse ti i largon ata nga vetja jote, ndoshta ne do të vijmë pranë teje dhe do të ndjekim rrugën tënde dhe të qëndrojmë pranë teje si miq”. Në këtë çast i zbriti ajeti 52 i sures En’am të Kur’anit të shenjtë Hazretit Muhamed s.a.v.s. i cili thotë: “Dhe mos i largo nga vetja ata të cilët e thërrasin Zotin e tyre në çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje dhe janë në kërkim të kënaqësisë së Tij...”. Në këtë ajet kur’anor, Zoti i madhëruar edhe një herë deklaron se kriter për superioritet mes njerëzve nuk është varfëria, raca dhe ngjyra, por është devotshmëria dhe vepra e mirë. Prandaj Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. i ka qëndruar besnikë këtyre parimeve morale deri në fund të jetës së tij të bekuar dhe kurrë nuk ka pranuar të nënshtrohet para ambicieve dhe kërkesave të arrogantëve të fisit Kurejsh. Hazreti Muhamed s.a.v.s. me të gjithë besimtarët ishte i mëshirshëm, i buzëqeshur dhe me fytyrë të hapur. Ai ulej dhe kuvendonte me skllevërit, të varfrit, njerëzit me ngjyrë dhe gjithashtu hante edhe ushqim me ata.    

Jo vetëm Hazreti Muhamed s.a.v.s., por edhe Ehli Bejti (a.s.) i tij ka luftuar në mënyrë të prerë diskriminimin racor, etnik dhe fisnor. Këto udhëzuar drejt lumturisë dhe të mirave, vepronin sipas mësimeve të Kur’anit të shenjtë dhe jetës e veprës së Hazretit Muhamed s.a.v.s. ndërsa kriter për dallimin e njerëzve e konsideronin vetëm devotshmërinë dhe veprat e mira.

Imam Aliu (a.s.) i cili ishte pionier i luftës për drejtësi dhe kundërshtar i madh i skllavërisë, vet ai ka paguar çmimin e mbi 1000 skllevërve dhe i ka liruar ata. Imam Aliu (a.s.) gjatë periudhës së shkurtër të qeverisjes së tij pesëvjeçare e cila ishte një periudhë më e larmishme se sa periudhat e tjera nga aspekti i racave, gjuhëve, ngjyrave të njerëzve, feve  dhe regjioneve territoriale të ndryshme; ka shfrytëzuar të gjithë kapacitetin dhe aftësinë e vet për vendosjen e drejtësisë në Shtetin Islam. Imam Aliu (a.s.) në këtë kuadër tregohej shumë i rreptë me guvernatorët e tij në trajtimin e qytetarëve. Imam Aliu (a.s.) në shumë letrat e tij dërguar për guvernatorë të ndryshëm, gjithnjë u ka tërhequr vëmendjen atyre për zbatimin e drejtësisë dhe respektimin e parimit të dinjitetit njerëzor. Imam Aliu (a.s.) në një prej dekreteve të tij ekzekutive shtetërore drejtuar Malek Ashtar, ka thënë: “O Malek! Dashurinë dhe mëshirën ndaj popullit dhe ndaj të gjithë njerëzve bëje mbulesë për zemrën tënde dhe mos u bënë se një kafshë gjahu e cila e konsideron rast të çmuar ngrënien e njerëzve! Kjo është për arsye se populli është në dy kategori njerëzish: njëra kategori e njerëzve janë vëllezërit e tuaj në bazë të fesë, ndërsa kategoria tjetër e njerëzve janë të njëjtë me ty në krijim. Kur të kryhet ndonjë mëkat nga ata ose kur ata përballen me ndonjë të metë ose sëmundje, ose me dashje ose padashje kryejnë një gabim, mos shiko gabimin e tyre dhe falja mëkatin e tyre”.

Edhe pse këto fjalë në mënyrë sipërfaqësore duken të jenë vetëm një urdhëresë morale, mirëpo këto fjalë paraqesin kulmin e butësisë dhe mëshirës së Imam Aliut (a.s.) ndaj grupeve etnike dhe racave të ndryshme të njerëzve.

Imam Aliu (a.s.) në ndarjen e të ardhurave të arkës shtetërore mes njerëzve dhe ndihmën ndaj të varfërve, gjithashtu kurrë nuk ka bërë kurrfarë diskriminimi. Një ditë dy gra, njëra arabe dhe tjetra joarabe, shkuan pranë Imam Aliut (a.s.) dhe kërkuan ndihmë nga ai. Imam Aliu (a.s.) të dy ato gra dha shuma të njëjta të parave dhe një sasi ushqim. Ajo gruaja arabe i tha Imam Aliut (a.s.): “Unë jam prej racës arabe dhe kjo grua nuk është prej racës arabe!” Imam Aliu (a.s.) tha: “Betohem në Zotin e madhëruar, në ndarjen e këtyre pasurive nuk shikoj kurrfarë dallimi mes arabëve dhe joarabëve”.

Një ditë të gjithë dorën në fusha e shkretëtirë për t’u lutur për reshje të shiut. Të gjithë përfunduan lutjet e veta, mirëpo shiu nuk filloi të bie. Ndërsa një shërbyes zezak kishte hipur mbi një kodrinë dhe larg syve të të gjithë njerëzve, vendosi kokën në sexhde dhe filloi të pëshpëritë diçka. Ai akoma pa ngritur kokën nga sexhdja, filloi të bie shiu. Ai ishte një njeri besimtar dhe prej shërbyesve dhe simpatizantëve të Imam Saxhadit (a.s.). Çdo njeri që merr shembull për vete jetën dhe veprën e Ehli Bejtit (a.s.), arrin në devotshmëri dhe në afrimin pranë Fronit Hyjnor, të jetë zezak apo i bardh. Po, me të vërtetë Zoti i madhëruar pranon lutjen e zemrave me plotë dritë dhe të sinqerta më shpejtë se sa lutjet e tjera. Xheun bin Huvaj gjithashtu ishte një prej shërbyesve zezak i cili ishte lutur pranë Zotit të madhëruar që të martirizohet përkrah Imam Husejnit (a.s.) dhe Zoti i madhëruar kishte pranuar lutjen e tij.

Xheun bin Huvaj ishte prej shokëve besnikë të Imam Husejnit (a.s.) i cili në ditën e Ashuras shkoi pranë Imam Husejnit (a.s.) dhe kërkoi leje që të shkojë në fushëbetejë. Imam Husejni (a.s.) me plotë dashuri e mëshirë i tha atij: “Ti nuk je i detyruar të shkosh për të luftuar. Mos e fut veten në mundim!”. Xheun bin Huvaj tha: “O zotëria im! Unë si të jem në qetësi dhe si të jem në vështirësi, nuk të lë ty vetëm!” Betohem në Zotin e madhëruar, edhe pse trupit tim i vjen aromë e keqe dhe unë zezak dhe raca ime nuk është e ngritur, mirëpo një Imam i respektuar siç jeni ju e bënë të bukur aromën e trupit tim dhe ngjyrën e fytyrës time e bënë të bardhë dhe më lajmëron mua për parajsën time!. Betohem në Zotin e madhëruar, unë nuk ndahem nga ju derisa gjaku im i zi të përzihet me gjakun tuaj të pastër dhe të bekuar”. Imam Husejni (a.s.) me të dëgjuar këto fjalë të sinqerta, i dha leje atij që të shkojë në fushëbetejë dhe pasta Xheun bin Huvaj luftoi trimërisht derisa u martirizua. Imam Husejni (a.s.) shkoi pranë trupit të Xheun bin Huvaj dhe tha: “O Zot! Bëja fytyrën e tij të bardh dhe aromën e trupit të tij të bukur dhe ringjalle atë me njerëzit e mirë dhe njihe atë me Muhamedin dhe Familjen e Muhamedit!”. Në po atë çast fytyra e tij u bë e bardhë dhe aroma e trupit të tij u bë e bukur.

Po, me të vërtetë në jetën dhe veprën me plotë dashuri dhe të pastër të Ehli Bejtit (a.s.) mënjanoheshin ngjyrat dhe racat humbnin rëndësinë ndërsa mbeteshin vetëm zemrat e shndritura me dashurinë për Zotin e madhëruar të cilat gjenin edhe më shumë vlerë.

Tags