Sekreti i qëndrueshmërisë së Ashurasë (2)
(last modified Sat, 29 Aug 2020 15:58:44 GMT )
Gusht 29, 2020 17:58 Europe/Tirane
  • Sekreti i qëndrueshmërisë së Ashurasë (2)

Në këtë edicion do të shqyrtojmë dimensione të tjera të qëndrueshmërisë së Kryengritjes së Ashurasë.

Miq të nderuar në edicionin e kaluar kemi folur në lidhje me sekretin e qëndrueshmërisë së Ashuras dhe kemi dhënë një analizë të shkurt duke kujtuar se një prej sekreteve të qëndrueshmërisë së epopesë hysejnite, ishte mendimi për ta ruajtur jetën dhe vazhdimësinë e Islamit i cili në atë kohë përballej me kërcënime serioze të pushtetit emevian. Pra, pikërisht ai Islam i cili Kur’ani i shenjtë në përshkrimin e tij, thotë: “Me të vërtetë feja e pranuar pranë Zotit, është Islami”. (Surja Ali Imran, ajeti 19).

Feja qëndrueshmërinë dhe vazhdimësinë e saj e ka garantuar Zoti i madhëruar pavarësisht të gjitha komploteve dhe përpjekjeve poshtëruese të armiqve të brendshëm dhe të jashtëm dhe ka thënë: “Ata vazhdimisht bëjnë përpjekje dhe janë të vendosur që ta shuajnë dritën e Zotit, mirëpo Ai ka dëshiruar kështu që ta përkryejë dritë (Islamin), pavarësisht se kjo nuk u pëlqen jobesimtarëve”. (Surja Saf, ajeti 8). 

Në bazë të kësaj, motivi i Husejn bin Ali (a.s.) në mbrojtje të nderit dhe privatësisë së Islamit dhe ruajtjen e tij, ka qenë në kuadër të vullnetit dhe përcaktimit hyjnor dhe kështu u bë i pavdekshëm. Prandaj, pikërisht për këtë arsye në kohën kur krerët ambicioz dhe të etur për pushtet të dinastisë Emevite nëpërmjet mercenarëve të tyre dëshironin të induktonin në opinionin publik se qëllimi i përballjes dhe kryengritjes së Husejnit (a.s.) me Jezidit është lufta për pushtet dhe Husejni (a.s.) po synon të rrëzojë pushtetin Emevit dhe të marrë vetë në dorë pushtetin, Imam Husejni (a.s.) në mënyrë të qartë deklaroi: “O Zot, me padyshim se Ti e din se qëllimi i kryengritjes tonë nuk është rivaliteti për ta fituar pushtetin politik dhe gjithashtu nuk kemi synuar të fitojmë pasuri dhe interesa materiale, por qëllimi ynë themelor dhe esencial është ripërtëritja dhe manifestimi i simboleve dhe parimeve të fesë Tënde dhe korrigjimin e çështjeve të devijuara në tokën tënde. Ne dëshirojmë t’i shpëtojmë robërit e tu nga pasiguria dhe padrejtësia që iu është bërë atyre. Dhe t’i mbrojmë të drejtat e tyre të shkelura dhe t’ua kthejmë atyre ato të drejta dhe gjithashtu synojmë t’i zbatojmë ato dispozita të cilat i ke bërë obligim për robërit e tu dhe të veprojmë sipas ligjeve dhe urdhrave tua...”.

Ashtu siç po vërejmë në të gjitha frazat e këtij fjalimi shihet qartë se Imam Husejni (a.s.) kishte vetëm motive hyjnore dhe ky fakt vërehet në të gjitha aspektet. Ky është një tjetër prej sekreteve të qëndrueshmërisë së Ashuras, për arsye se çdo veprim dhe çdo fjalë dhe sjellje që merr ngjyrën dhe aromën e Hynores, do të bëhet e pavdekshme. Kur’ani i shenjtë këtë perspektiv dhe këtë të vërtetë të pamohueshme e përshkruan në këtë mënyrë dhe thotë: “Çdo gjë shkatërrohet (dhe vetëm) ndërsa ajo e cila nga ana e Zotit tënd ka fituar madhëri dinjitet dhe fisnikëri, do të mbetet e përjetshme”. (Surja Rrahman, ajetet 26-27).

Përveç vullnetit dhe përcaktimit hyjnor në mbajtjen ndezur të flakadanit të udhëzimit, edhe turmat e njerëzve, sidomos dijetarët dhe mendimtarët fetarë, gjithashtu duhet të ndjejnë përgjegjësi dhe të jenë të pranishëm në skenën e luftës me armikun dhe të ngrehen në mbështetje ndaj liderëve të drejtë dhe të qëndrojnë të bashkuara në radhët e tyre përball ushtrisë së mosbesimit. Me një vështrim të tillë, Imam Husejni (a.s.) duke iu drejtuar dijetarëve dhe mendimtarëve të kohës së vet, ka thënë: “Nëse ju nuk do të na ndihmoni neve dhe nuk bëheni njëzëri në marrjen e të drejtës, atëherë tiranët do të gjejnë më shumë forcë kundër juve dhe do të bëhen më aktiv në përpjekjet e tyre për shuarjen e diellit të shndritshëm të profetit tuaj”.  

Imam Husejni (a.s.) në vazhdim të fjalës së tij, edhe një herë është mbështetur në parimin e besimit në Zot dhe ka thënë: “(Nëse nuk na ndihmoni neve) Zoti i madhëruar na mjafton neve dhe mbështetemi te Ai dhe shkojmë drejt Tij dhe fati ynë është në dorën e Tij. Dhe kthehemi drejt Tij”. (Tahaful-Ukul, fjalët e Husejn bin Ali nga Medina deri në Qerbela, f. 295).

Përveç këtyre fjalëve që tregojnë parimin e besimit në një Zot, në të gjitha baticat dhe zbaticat e kryengritjes së Husejn bin Ali (a.s.), manifestohen shumë forma të këtij parimi. Imam Husejni (a.s.) në kohën kur u larguar nga qendra e pushtetit të guvernatorit Valid pas një takimi me plotë sfida, shkoi pranë varrit të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. dhe ngriti duart për lutje dhe duke iu drejtuar Fronit Hyjnor tha: “O Zot, të lutem që të ma vendosësh një rrugë para meje e cila do të pëlqehej nga Ti dhe nga i Dërguari yt!” (Maktal Khavarizmi, v. 1, s. 186).

Rrugëtarët e vërtetë në rrugëtimin e gnosticizmit islam, besojnë se një prej shkallëve më të larta që kanë arritur në rrugëtimin shpirtëror (sejrusoluk), është shkalla e arritjes së kënaqësisë hyjnore, kjo është për arsye se njeriu me të gjithë qenien e vet e dorëzon veten te Zoti i madhëruar dhe me siguri të plotë shpreh kënaqësinë e vet përball të gjitha ngjarjeve dhe çështjeve të cilat i përcakton Zoti i madhëruar për atë, ashtu siç ka bërë Imam Husejni (a.s.). Imam Husejni (a.s.) në Meke mbajti një fjalim dhe pas përshkrimit të të gjitha ngjarjeve të hidhura të cilat i parashikonte të ndodhin për atë, tha: “Me çdo gjë me të cilën është i kënaqur Zoti, edhe ne jemi të kënaqur dhe pajtohemi me atë. Tregojmë durim dhe vetëpërmbajtje përball ngjarjeve të hidhura dhe sprovave të tij dhe ne do të shpërblehemi me shpërblimin e besimtarëve të durueshëm”. (Lehuf, f. 52)

Imam Husejni (a.s.) më pas për të treguar edhe në veprim se kjo shprehje e kënaqësisë buron nga thellësi e shpirtit të tij, përball të gjitha këshillave dhe kundërshtimeve të të gjithë atyre të cilët dëshironin ta ndalnin ata nga rrugëtimi drejt Qerbelas, deklaroi: “Dijeni se çdo kush që është i gatshëm të sakrifikojë gjakun e zemrës së tij në rrugën tonë (hyjnore) dhe është i përmalluar të takohet me Zotin (martirizimit në rrugën e Zotit), të bëhet gati për t’u nisur në rrugë, sepse nesër me ndihmën e Zotit, unë do të nisëm në këtë rrugë”. (Burimi i njëjtë).

Manifestimi i një forme tjetër të të qenit hyjnore të veprës së Imam Husejnit (a.s.) mund të vërehet shumë qartë edhe në përgjigjen që jep Imam Husejni (a.s.) ndaj letrës së garantimit të sigurisë që i sjellin nga Omar bin Sa’id, guvernatori i Mekës nëpërmjet Abdal bin Xha’fer, burrit të Hazreti Zejnebes (s.a.), për të cilën tha: “Ai i cili është ftuar nga ana e Zotit dhe të Dërguarit të tij dhe që kryen vepra të mira dhe është i dorëzuar pranë urdhrave të Zotit, me padyshim se nuk e kundërshton Zotin dhe të Dërguarin e tij..., mirëpo në lidhje me garantimin e sigurisë që keni sjell, dijeni se garantimi më i mirë i sigurisë është garantimi i sigurisë që vjen nga ana e Zotit. Ai i cili në territorin e fesë, nuk ka frikë nga Zoti, në botën tjetër nuk do të ketë siguri. Zoti na ka dhënë mundësi të kemi frikën nga vetë Ai në këtë botë në mënyrë që në botën tjetër t’i gëzohemi sigurisë që na garanton Ai”. (Ensabul-Ashraf, v. 3, f. 164. Tarikhe Tabarij, v. 7, f. 280).

Imam Husejni (a.s.) për të treguar edhe në veprim se besimi te garantimi i sigurisë që vjen nga një armik i cili nuk respekton asnjë prej parimeve hyjnore dhe njerëzore, është në kundërshtim me pikëpamjen e besimit në një Zot. Kur u informua se agjentët e pushtetit Emevit synojnë ta vrasin atë në vendin e shenjtë hyjnor në Meke dhe dëshirojnë të përdhosin shenjtërinë e Shtëpisë së Zotit, ka thënë: “Betohem në Zotin e madhëruar, nëse një hap më larg Mekës vritem, për mua është më e pëlqyeshme se sa në vendin e shenjtë të bëhet gjakderdhje dhe nëse vritem dy hapa më larg Mekës, për mua është më e pëlqyeshme se sa të më derdhin gjakun tim afër saj”.

Përveç kësaj, thuajse Imam Husejni (a.s.) për shkak të njohjes që kishte rreth natyrës së Jezidit dhe funksionarëve të pushtetit të tij, parashikonte se ata më të fund do ta thyejnë dhe përdhosin shenjtërinë e vendit të shenjtë Qabes. Ky parashikim i Imam Husejnit (a.s.) ndodhi në vitin 64 hixhri kameri, do të thotë në vitin e tretë të pushtetit anti-islam të dinastisë Emevite, me ushtrinë të cilën e kishte dërguar Jezidi në Meke dhe ushtria e tij pas një rezistence të vogël që treguan myslimanët e Mekës, i vuan zjarrin Qabes dhe përdhosen shenjtërinë e tij. (Murevixh Al-Dheheb, v. 3, f. 71/ Kamel, Ibn Ethir, v. 3, f. 60-258).

Po, përkundër origjinës anti-islame të emevitëve të cilët kishin marrë pushtetin në dorë për t’i thyer të gjitha kufijtë dhe parimet hyjnore të Islamit, Imam Husejni (a.s.) i cili ishte rritur dhe edukuar në qendrën e pejgamberllëkut dhe të imametit, ishte shumë i brengosur se pushteti Emevit do t’i shkelë dhe do t’i thyejë të gjitha urdhëresat dhe ndalesat hyjnore. Imam Husejni (a.s.) duke marrë të gjitha qëndrimet dhe të gjitha kundërshtimet e vete, dëshironte të tregonte se kryengritja e tij nga çdo aspekt ka ngjyrë dhe aromë hyjnore, ndërkohë që gjithnjë i paralajmëronte njerëzit dhe dijetarët fetar që të kryejnë detyrën e tyre që është e pëlqyeshme nga ana e Zotit dhe të protestojnë ndaj devijimeve të hapura dhe të fshehura të sunduesve të cilët nuk kanë asnjë qëllim tjetër përveç ambicieve për pushtet dhe luftës me Kur’anin, Islamin dhe me familjen e Profetit dhe me myslimanët e vërtetë, ndërsa me heshtjen dhe indiferencën e vet, të mos krijojnë rrethanat e realizimit të qëllimeve anti-islame të tyre. Pikërisht për këtë arsye: “Dijeni se ata ndjekjen e djallit e kanë bërë obligim të tyre dhe kanë lënë anash nënshtrimin para urdhrave të Zotit dhe po përhapin korrupsionin dhe degjenerimin dhe kanë ndalë zbatimin e urdhëresave hyjnore dhe kanë plaçkitur pasuritë publike dhe i kanë vendosur ato nën monopolin e vet dhe veprat e ndaluara nga ana e Zotit i kanë bërë të lejuara ndërsa veprat e lejuara hyjnore i kanë bërë të ndaluara. Prandaj, unë jam personi më i merituar që duhet të ndaloj vazhdimin e kësaj situate dhe ta ndryshojë këtë gjendje”. (Maktale Kharezmi, v. 1, f. 235)

Mbështetja më e madhe e Imam Husejnit (a.s.) në luftën dhe kryengritjen të cilin e ka filluar ai me motiv qind për qind hyjnore, ishte lidhja dhe komunikimi i vazhdueshëm i Imam Husejnit (a.s.) me Zotin që ishte inspirim për atë dhe për të gjithë robërit e mirë në të gjitha baticat dhe zbaticat dhe në skenat e luftës. Imam Husejni (a.s.) në natën e Ashuras, kur ndjeu se ka vendosur të sulmojë dhe të luftojë, e urdhëroi Hazretin Abul-Fazl Abas që të shkojë dhe të kërkojë nga armiku t’i japin afat edhe një natë Imam Husejnit (a.s.) dhe pastaj tha: “...Ne dëshirojmë të kryejmë namaz për Zotin e madhëruar, dëshirojmë të këndojmë lutje dhe dua dhe të kërkojmë pranë Fronit Hyjnor që të na falë mëkatet tona dhe Zoti i madhëruar e di që unë e dua shumë kryerjen e namazit, leximin e Kur’anit të shenjtë dhe këndimin e lutjeve dhe kërkimit falje shumë pranë Fronit Hyjnor”. (Tarikh Tabarij, v. 7, f. 289; Kamerl, v. 3, f. 285).

Pikërisht nën dritën e kësaj strehe të sigurt hyjnore Husejn bin Ali (a.s.) dhe shokët e tij besnikë atë natë ishin zhytur aq shumë në lutje dhe këndim të Kur’anit të shenjtë dhe në dua pranë Zotit të madhëruar sa që është transmetuar se zëri i tyre në këndimin e lutjeve që kishte mbushur të gjithë atmosferën si të ishte zëri i bletëve dhe vetë ata ndodheshin në një qetësi aq të madhe sa që thuajse nuk kishin as brengosjen më të vogël ndaj ditës së Ashuras në të cilën do të luftojnë në një betejë plotësisht të pabarabartë dhe do të martirizohen. Pikërisht ky moral i pashembullt shpirtëror u bë shkak që edhe në kulmin e egërsisë dhe barbarisë së armikut kur Abu Themame Sa’idi në drekën e Ashuras i kujtoi Husejnë bin Aliut (a.s.) se është koha e drekës, Imam Husejni (a.s.) tha: “Ti na kujtove neve kohën e namazit, e lusim Zotin që ty të vendosë prej falësve të namazit të cilët vazhdimisht e kujtojnë Zotin”. Në kohën kur shigjetat e armikut si meteor qiellore, binin mbi trupin e Imam Husejnit (a.s.) dhe të shokëve të tij besnikë të sakrifikuar, ata falën namazin me plotë madhështi dhe me plotë spiritualitet dhe me martirizimin e disa ushtarëve të paktë të Imam Husejnit (a.s.), përfunduan faljen e namazit dhe kështu i shtuan edhe një faqe të artë historisë së pavdekshme të Ashurasë.

Tags