Sekreti i qëndrueshmërisë së Ashurasë (3)
(last modified Sat, 29 Aug 2020 16:14:00 GMT )
Gusht 29, 2020 18:14 Europe/Tirane
  • Sekreti i qëndrueshmërisë së Ashurasë (3)

Në këtë edicion do të flasim rreth shtimit të vigjilencës dhe rolit të saj në qëndrueshmërinë e Kryengritjes së Ashurasë.

Miq të nderuar tema jonë është në lidhje me sekretin e qëndrueshmërisë së Ashurasë. Në edicionet e kaluar kemi shqyrtuar dy faktorë themelor dhe infrastrukturor të kësaj qëndrueshmërie dhe pavdekshmërie që kanë rrënjë në Islamin burimor të Hazretit Muhamed s.a.v.s. dhe në parimin e besimit në Zot si bosht, ndërsa duke u mbështetur në të gjitha qëndrimet, fjalët dhe veprimet e Imam Husejnit (a.s.), për ne është vërtetuar dhe është bërë e qartë se Imam Husejni (a.s.) me motiv qind për qind hyjnor dhe për ta ruajtur dhe mbrojtur fenë e pastër Islame, u ngrit në këmbë dhe pikërisht këto dy karakteristika të rëndësishme e kanë bërë të pavdekshme dhe të përhershme kryengritjen e Imam Husejnit (a.s.) dhe ka krijuar vlera të larta dhe të shenjta të cilat edhe pasi kanë kaluar shumë shekuj me radhë vazhdon të jenë inspirim për botën njerëzore. Vlera këto të cilat kanë rrënjë në natyrën qenësore të njeriut dhe nuk njohin kufij gjeografik.

Imam Husejni (a.s.) kur e pa se armiku synon të sulmojë gratë dhe fëmijët të cilët nuk kishin asnjë mbrojtës pas martirizimit të të gjithë shokëve të tij besnikë, ndërkohë që i pikonin pikat e gjakut nga trupi i tij i shenjt, thirri me zë të lartë: “O ndjekësit e Abu Sufjanit! Nëse nuk keni fe dhe nëse nuk frikësohen nga dita e Ringjalljes, të paktën në jetën tuaj të kësaj bote bëheni burra të lirë!” (Monghebe ibn Shahrashub, v. 2, s. 223).

Ky mesazh i qëndrueshmërisë së Ashurasë në mënyrë të qartë tregon se çdo njeri dhe çdo shoqëri pavarësisht të gjitha kufijve politikë, dallimeve racore, kombëtare dhe kulturore, mund t’i qëndrojë besnik vlerave të larta morale dhe njerëzore. Parimet dhe vlerat e dalluara të cilat mund t’i japin fund të gjitha veprimeve të egra dhe barbare, krimeve, luftërave, pasigurive, streseve dhe krizave.

Imam Aliu (a.s.) në lidhje me këtë, ka thënë: “Nëse nuk do të kishim shpresë në parajsë dhe gjithashtu nuk do të kishim frikë nga ferri dhe nëse nuk do të ekzistonte as dënimi dhe as shpërblimi, përsëri duhet të bëjmë përpjekje në ngritjen e virtyteve morale dhe njerëzore. Kjo është për arsye se rruga e arritjes së suksesit dhe fitorja varët nga virtytet dhe vlerat morale të njeriut”. (Mustedrik el-Vesajel, v. 11, s. 193).

Profeti i nderuar i Islamit (a.s.v.s.) gjithashtu pa kurrfarë kufizimi, filozofinë e shpalljes së tij hyjnore e ka paraqitur në këtë mënyrë dhe rreth 14 shekuj më parë, ka deklaruar: “Unë jam dërguar (nga ana e Zotit) vetëm për të plotësuar virtytet morale”.

Në bazë të kësaj, një prej sekreteve të qëndrueshmërisë dhe pavdekshmërisë së Kryengritjes së Ashurasë, është kjo që mesazhet inspiruese të kryengritjes së Imam Husejnit (a.s.) nuk janë të kufizuar për një grup, racë dhe kombësi të veçantë, por publiku i këtyre mesazheve përfshinë të gjithë njerëzit me mendim të lirë dhe liridashës dhe çdo njeri dhe çdo shoqëri që ka natyrë qenësore të shëndoshë dhe zemër të pastër, tregon harmoni me vlerat e larta të cilat i ka krijuar Imam Husejni (a.s.). Manifestimi konkret i këtij harmonizimi mund të vërehet në epopenë e marshit të Arbainit të Imam Husejnit (a.s.), për arsye se ne po shikojmë për çdo vit njerëzit nga rajone të ndryshme të botës dhe me përkatësi të ndryshme fetare, etnike dhe me ngjyra të ndryshme marrin pjesë në këtë marsh dhe ngjallin çuditjen e botës dhe irritojnë armiqtë e botës islame.  

Prej sekreteve të tjera të cilat e kanë bërë të pavdekshme epopenë e Imam Husejnit (a.s.) është një element i rëndësishëm dhe përcaktues që quhet “shtimi i vigjilencës”. Shumë prej lëvizjeve dhe kryengritjeve të cilat janë regjistruar përgjatë gjithë historisë, vigjilenca nuk ka luajtur rol aq të madh në ato ngjarje, sepse një pjesë e tyre janë krijuar duke provokuar dhe nxitur ndjenjat racore siç ishte racizmi i gjermanëve në Gjermani ose ai i sllavëve në Rusi dhe disa të tjerë duke u mbështetur mbi ngjashmërinë gjuhësore siç është panturkizmi ose panarabizmi janë paraqitur në kohë të caktuar dhe disa të tjera janë paraqitur mbi baza të fanatizmave dhe diskriminimit racor siç ishin të bardhët, zezakët ose të verdhët ndërsa disa të tjera janë krijuar me motive nacionaliste dhe në fund një grup me ideologji materialiste dhe të kufizuara marksiste siç ishte komunizmi dhe socializmi u paraqiten dhe u zhvilluan për një periudhë të caktuar, mirëpo për shkak të mungesës së bazave të logjikshme dhe të qëndrueshme dhe mungesës së mesazheve universale dhe ndërkombëtare ose me kalimin e kohës kanë humbur rëndësinë e vetë ose janë shuar, mirëpo epopeja e Imam Husejnit (a.s.) për shkak se posedon parime hyjnore, njerëzore dhe të logjikshme dhe për shkak të shkencës, vetëdijesimit dhe vigjilencës, ka ruajtur qëndrueshmërinë dhe inspirimin e vet për të gjithë individët e shoqërisë njerëzore në nivel universal.

Me fjalë të tjera, të gjithë profetët dhe prijësit hyjnor me argumente parimore dhe racionale ia kanë ftuar njerëzit e kohës së tyre drejt qëllimeve dhe idealeve hyjnore të tyre dhe kurrë dhe kurrfarë rrethanash nuk janë munduar t’i imponojnë pikëpamjet e tyre mbi shoqëri me çfarëdo lloje metode sepse ata e dinin shumë mirë që bindjet imponuese nuk kanë jetë shumë të gjatë. Husejn bin Ali (a.s.) ka bërë hapat e tij pikërisht në këtë rrugë të qëndrueshme. Imam Husejni (a.s.) ngriti duart lartë dhe u lut pranë Fronit Hyjnor duke thënë: “O Zot! Ma bëj kryengritjen time në bazë të vigjilencës dhe rrugën time ma shoqëro me udhëzim dhe metodën dhe mënyrën time vendose në ngritjen dhe përkryerjen e njeriut në mënyrë që të më dërgosh mua deri në realizimin e qëllimeve të mia dhe gjithashtu të tjerët nëpërmjet udhëzimeve të mia, çoji deri në qëllimin final dhe më jep sukses mua në atë që vetë Ti dëshiron dhe më dërgo në atë drejtim për të cilin më ke krijuar dhe në atë drejtim më ke strehuar!”. (Boharexh, 85/214).

Në bazë të kësaj, rruga dhe metoda e Husejn bin Ali (a.s.) në kryengritjen e Ashurasë, ishte shtimi i vigjilencës së njerëzve. Imam Husejni (a.s.) që nga çasti i fillimit të kryengritjes së vet në takim me personalitete dhe me shokë të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. si dhe në takimet që ka zhvilluar me familjarët e afërt dhe të largët të tij si dhe me turmat e ndryshme të njerëzve si dhe me funksionarët e autoritetet e pushtetit Emevit, vazhdimisht është munduar t’i zgjojë ndërgjegjjet e njerëzve dhe t’i vetëdijesojë ata në mënyrë që edhe të cilët ndodheshin në frontin e gabuar dhe si ata që ndodheshin në frontin e të vërtetës dhe luanin rolin e tyre, të kenë mundësi të marrin vendim në bazë të zgjedhjes së tyre të lirë dhe të mos marrin vendim në mënyrë verbale. Në një çast të tillë përcaktues dhe në krye të dy rrugëve të dritës dhe errësirës, rrugës së vërtetë dhe të gabuar, udhëzimit dhe humbjes, vetëm ata njerëz janë vigjilentë të cilët duke menduar thellë, zgjedhin rrugën e tyre me dituri dhe me vetëdije. Imam Aliu (a.s.) në përkufizimin e njeriut vigjilent, thotë: “Njeriu me vigjilent është ai i cili dëgjon (fjalët dhe mesazhet) dhe pastaj mendon (me vështrim të thellë), shikon me vëmendje (dhe vlerëson faktet), pastaj merr mësim dhe eksperiencë (nga ngjarjet dhe zhvillimet). Si rezultat i kësaj, ai njeri bënë hapa në rrugët e ndriçuara dhe me qëllim të caktuar dhe në këtë mënyrë largohet nga rënia nëpër humnera”. (Komentimi i “Nahxhul-Balagha” Ibn Ebi Al-Hadid, 9/158)

Sipas burimeve historike, të gjithë shokët besnikë të Imam Husejnit (a.s.) kishin këso karakteristika të dalluara të njerëzve me vigjilencë dhe të vetëdijshëm. Imam Husejni (a.s.) në kohën kur në bazë të shqyrtimeve dhe informacioneve të mbledhura, e kuptoi se armiku ka marrë vendimin përfundimtar për luftë dhe gjakderdhje, në natën e Ashurasë, në mesin e shokëve të tij besnikë, por të paktë në numër, tha: “Ju jeni të lirë dhe unë tani anulova besëlidhjen tuaj ndaj vetes dhe u jap leje juve që ta shfrytëzoni këtë errësirë të natës dhe secili prej juve merrni anëtarët e familjeve tuaja dhe nisuni drejt fshatrave dhe qyteteve tuaja që të ktheheni dhe të shpëtoni jetën tuaj nga vdekja, sepse këto njerëz më ndjekin vetëm mua dhe nuk do të kenë punë me asnjë njeri tjetër. E lus Zotin e madhëruar që të gjithë juve t’u japë shpërblim të mirë!”. (Tarikhe Tabarij, v.7, f. 321; Ershad Mufid, f. 232).

Imam Husejni (a.s.) edhe dëshironte që t’u japë shokëve të tij besnikë mundësinë për të zgjedhur edhe të shtojë nivelin e vetëdijesimit dhe vigjilencës së tyre. Ata pasi dëgjuan këto fjalë, u ngritën një nga një në këmbë dhe deklaruan kulmin e besnikërisë së vet.

Njëri prej shokëve të Imam Husejnit (a.s.) me emrin Sa’d bin Abdullah tha: “Betohem në Zotin, nëse e di që do të vritem 70 herë dhe trupin tim do djegin dhe hirin tim do ta ngjallin, kur nuk do të heq dorë nga mbështetja juaj”. Zuhej bin Ghajn u ngrit e tha: “O i biri i të Dërguarit të Zotit! Betohem në Zotin e madhëruar, dëshiroj që në rrugën e mbështetjes ndaj teje të vritem njëmijë herë, përsëri të ngjallem dhe përsëri të vritem...”.

Në këto çaste të ndjeshme Imam Huejni (a.s.) mori lajmin për robërimin e djalit të Muhamed bin Bashir Hadral, njërit prej shokëve të tij besnik. Imam Husejni (a.s.) i tha atij: “Ti je i lirë shko dhe mundohu ta lirosh djalin tënd!”. Muhamed bin Bashir tha: “Betohem në Zoti Një, unë kurrë nuk heq dorë nga mbështetja juaj!” Pastaj shtoi: “Nëse edhe egërsirat e shkretëtirës do të më bëjnë copa-copa si gjahun e tyre, unë kurrë nuk heq dorë nga mbështetja juaj”. (Lehuf f. 81; Maghtale Kharezmi 1/247).

Një tjetër shembull i dalluar i cili as në çastin e fundit të jetës së tij të shkëlqyeshme nuk hoqi dorë nga besnikëria ndaj Imam Husejn bin Ali (a.s.), ishte Hazreti Abul-Fazl që Imam Xhafer Sadik në përshkrimin e tij, ka thënë: “Xhaxhai im Abas bin Ali kishte vigjilencë të thellë dhe besim të pastër. Ai përkrah Abi Abdullah (a.s.) ka luftuar me të gjithë forcën dhe fuqinë që kishte dhe doli kokë lartë dhe me krenari nga sprova hyjnore dhe në fund u martirizua”. Pastaj Imam Xhafer Sadik (a.s.) për të treguar origjinalitetin e mendimit të thelë dhe vigjilencën e Hazreti Abul-Fazl, tha: “Dëshmoj se ti nuk ke treguar kurrfarë dobësie (dhe në rrugën e realizimit të qëllimeve dhe idealeve hyjnore) me vigjilencë dhe zemër të ndriçuar ke vepruar si besimtarët e vërtetë dhe ndjekësit e profetëve”. (A’janu Al-Shi’ia, 7/430; Miftahu Al-Xhenan f. 795)

Një prej pamjeve më të shkëlqyera ishte vetëdija dhe vigjilenca e Hazreti Abul-Fazl në perëndimin e ditës së Tasuas (ditës së nëntë të muajit Muharrem të vitit 61 hixhri kameri) kur gjatë lëvizjeve të armikut, Shamr bin Dhilxhushan i cili kishte lidhje familjare me Hazreti Abul-Fazl (a.s.), në errësirën e natës shkoi në karvanin e Imam Husejnit (a.s.) dhe duke iu drejtuar Hazreti Abul-Fazl Abas, tha: “Këtë letër që garanton sigurinë tënd e kam sjell për ty nga guvernatori i Kufes, nëse do të heqësh dorë nga mbështetja ndaj Husejnit, jeta jote do të jetë e garantuar”.

Hazreti Abul-Fazl (a.s.) që kishte dal nga tenda e tij së bashku me tre vëllezërit e tjerë të tij, duke bërtitur me irritim, tha: “Mallkimi dhe hidhërimi i Zotit qoftë mbi ty dhe mbi letrën tënde që garanton jetën! Tu theftë dora ty! A dëshiron nga ne që të heqim dorë nga luftëtari më i ndershëm i rrugës së Zotit, Husejni, djali i Fatimes dhe ta lëmë vetëm atë dhe ta vendosim në qaf litarin e nënshtrimit ndaj njerëzve të poshtër dhe të ulët?!” (Ershad Mufid/213; A’jane Shi’ie, 1/600)

Me të vërtetë nëse do të ekzistojë vetëdijesimi dhe vigjilenca, e forcon vendosmërinë dhe vullnetin e njeriut dhe në asnjë çast dhe në asnjë krizë ai nuk përballet me dilema dhe dyshim dhe deri në frymëmarrjen e fundit dhe deri në pikën e fundit të gjakut ashtu sikur Imam Husejni (a.s.) dhe shokët e tij besnikë, nuk heq dorë nga qëllimet dhe idealet e tij të logjikshme dhe të shenjta dhe merr ngjyrë të pavdekshmërisë për vete.

Tags