Sekreti i qëndrueshmërisë së Ashurasë (6)
(last modified Sun, 30 Aug 2020 10:12:32 GMT )
Gusht 30, 2020 12:12 Europe/Tirane
  • Sekreti i qëndrueshmërisë së Ashurasë (6)

Në këtë edicion do të flasim rreth sekreteve dhe fshehtësive të tjera të qëndrueshmërisë së kryengritjes së Ashurasë.  

Një prej qëllimeve të larta dhe që kanë krijuar ndryshim nëpërmjet zinxhirit të profetëve të Zotit, është lufta me sistemet e korruptuara dhe të padrejta të pushteteve të kohës së tyre. Profetët e Zotit me lëvizjet dhe veprimet e tyre reformatore, kanë synuar të shembin themelet e korrupsionit dhe të së keqes dhe të krijojnë një ndryshim themelor. Kjo është për arsye se ata janë përballur me sundues që shumica prej tyre kur arrinin në krye të pushtetit, e sistemin qeverisës e çonin drejt korrupsionit dhe shkatërrimit ndërsa njerëzit me virtyte të larta njerëzore (nga aspekti i pozitës shoqërore dhe politike) dhe çonin drejt poshtërimit dhe shkatërrimit. Prandaj, nuk ekzistonte asnjë rrugë tjetër para profetëve të Zotit, përveç luftës dhe betejës, sepse lufta kundër korrupsionit është parakusht për zbatimin e reformave dhe derisa njerëz të korruptuar sundojnë në një vend, nuk ekziston kurrfarë mundësie për zbatimin e ndonjë reforme. Kështu që me program të hartuar mirë dhe me marrjen e qëndrimeve të caktuara, duhet të luftohet me ata. Në lidhje me këtë çështje në Kur’anin e shenjtë thuhet: “Mos iu nënshtroni urdhrave të njerëzve me ambicie të pakufishme! Ata janë njerëz të cilët vazhdimisht bëjnë korrupsion dhe kurrë nuk merren me reforma dhe korrigjim”.

Imam Husejni (a.s.) ka bërë hapa në rrugën e jetës dhe veprës së profetëve që kanë luftuar korrupsionin dhe ka kryengritjen e vet e ka quajtur “Lëvizje reformatore” dhe ka thënë: “Me të vërtetë kryengritja ime nuk është ngritje në këmbë e një personi me ambicie për pushtet ose një personi që bënë trazira dhe që shkakton dëme për shoqërinë, por me të vërtetë qëllimi im është zbatimi i reformave dhe korrigjimi i çështjeve të Umetit të gjyshit tim (Hazretit Muhamed s.a.v.s.)...”. (Buhar 4/329; Maktal Kharezmi 1/188).

Imam Husejni (a.s.) me këtë deklaratë, duke hedhur poshtë të gjitha akuzat dhe luftën psikologjike që drejtohej nga pushteti Emevit që mundohej ta prezantonte kryengritjen e Imam Husejnit (a.s.) si një veprim i luftës për pushtet, ka zbuluar edhe natyrën ambicioze të Jezidit dhe funksionarëve ambicioz të nënshtruar para tij. Imam Husejni (a.s.) më pas motivin kryesor të tij e prezanton luftën kundër korrupsionit, sistemimin e çështjeve dhe krijimin një ndryshimi fondamental dhe reformator në shoqëri. Përveç kësaj, qëllimin më të gjerë të tij e prezanton zbatimin e reformave në Umetin Islam në mënyrë që t’ia bëjë të qartë opinionit publik korrupsioni i pushtetit Emevit kishte përfshirë të gjithë Botën Islame në atë kohë dhe kishte depërtuar në të gjitha shtresat e dukshme dhe të padukshme të pushtetit. Ky është një tjetër sekret i qëndrueshmërisë së Ashurasë që jep këtë mesazh për të gjithë reformatorët e botës se e vetmja rrugë për zhdukjen e korrupsionit është organizimi i një kryengritje dhe lëvizje reformatore.

Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. në shkollën e të cilit ishte edukuar edhe Imam Husejni (a.s.), ka thënë: “Njerëzit më të mirë janë njerëzit më reformatorë”. (Buhar 77/112).

Një pyetje e rëndësishme që shtrohet në mendje tani është kjo që nga cila pikë dhe si duhet filluar reformat në një sistem shtetërore dhe shoqëri të korruptuar? Në përgjigje ndaj kësaj pyetje, duhet thënë: “Në fazën e parë, reforma duhet të krijohet në vizionin dhe pikëpamjen e njerëzve. Ky është një veprim reformat të cilin e kanë të gjithë profetët e Zotit. Ashtu siç thotë Zoti i madhëruar: “Me të vërtetë ne kemi dërguar profet te çdo popull që ta adhuroni Zotin një dhe të hiqni dorë nga despotizmi!...”. (Nahl: 36).

Mendimi dhe vështrimi reformator i besimit në një Zot, është mohim i fuqive idhujtarë që nuk njohin asnjë kufi zyrtar dhe Kur’an këto fuqi e faktor i ka përshkruar me një titull të plotë “Taghut” që në asnjë mënyrë nuk e meritojnë të vendosen në krye të pushtetit dhe nuk duhet të marrin në dorë udhëheqjen e asnjë shoqërie, e as më pak të Umetit Islam.

Imam Husejni (a.s.) me një vështrim të thellë të besimit në një Zot, për të treguar se në këtë formë kush është ai që e meriton të marrë udhëheqjen e Umetit, ka thënë: “Prijësi dhe udhëheqësi i drejtë është ai person i cili veprën sipas Librit të Zotit dhe ndjek rrugën e zbatimit të drejtësisë dhe barazisë dhe e ndjek të vërtetën dhe të gjithë qenien e vet ia kushton adhurimit të Zotit”. (Tabari 5/353).

Sunduesit dhe pushtetarët e dinastisë Emevite përkundër urdhrit të Zotit dhe metodës dhe zakonit të të gjithë profetëve të Zotit, jo vetëm që nuk synonin të ngrehin flamurin për zbatimin e drejtësisë, por duke thyer të gjitha kufijtë dhe ndalesat fetare dhe njerëzore, kanë kryer çfarëdo lloj krimi deri në atë nivel sa që Imam Husejni (a.s.) ngriti zërin duke thirrur: “A nuk po shikoni se nuk zbatohet drejtësia dhe nuk po mohohet e ndalohet rruga e gabuar. Në një kohë dhe rrethana të tilla njeriu besimtar (dhe i zotuar që ndjen përgjegjësi për të ndaluar rrugën e gabuar dhe për ta mbrojtur të vërtetën e të drejtën) duhet ta përgatisë vetën për tu takuar me Zotin e vet!”. (Buhar 45/40; Munagheb Ibn Shahrashub 4/108).

Këto udhëzime janë të inspiruar nga Kur’ani i shenjtë i cili në përshkrimin e karakteristikave të prijësve dhe udhëheqësve të merituar, thotë: “Dhe ata i kemi bërë prijës dhe udhëheqës të cilët me urdhrin tonë i udhëzojnë njerëzit; dhe i kemi shpallur atyre urdhrin për kryerjen e veprave të mira, kryerjen e namazit dhe dhënien e zekatit. Ata adhurojnë vetëm Zotin”. (Enbija:73).

Sunduesit despotikë dhe tiranë të dinastisë Emevite sidomos Jezid bin Muavije jo vetëm që nuk posedonin asnjërën prej këtyre karakteristikave, por sipas fjalëve të Imam Husejnit (a.s.), ata në vend të Zotit, e ndiqnin vetë djallin. Veprat e lejuara nga Zoti i kishin ndaluar dhe veprat e ndaluara nga Zoti i kishin lejuara dhe kanë përdhosur të gjitha simbolet e shenjta hyjnore si Kur’anin, Profetin s.a.v.s. dhe vetë Qaben dhe kanë mohuar shpalljen hyjnore dhe për të forcuar pozitën e vetë dhe për t’i forcuar themelet e pushtetit të tyre të padrejtë, kanë krijuar tragjedia tronditëse siç është Ashura.

Imam Husejni (a.s.) me gjithë këto devijime e shtrembërime të cilat kërcënonin në masë shumë të madhe bazat dhe themelet e bindjeve fetare, parimet morale, shoqërore, kulturore dhe politike të Umetit Islam, vendosi të krijojë një lëvizje reformatore dhe tha: “O Zot! Ti e din se ne nuk kemi bërë kryengritje për të fituar pushtet dhe pasuri, por qëllimi ynë është ky që t’i rikthejmë simbolet dhe kriteret e vërteta të fesë tënde dhe të zbatojmë reforma të gjithanshme dhe themelore në qytetet e tua dhe t’i japim siguri robërve të tu të shtypur dhe të zbatojmë urdhrat e tua që janë lënë në harresë”.

Prandaj në një përmbledhje të përgjithshme, mund të thuhet se qëllimi reformator i Imam Husejnit (a.s.) ishte ky që ta lirojë dhe shpëtojë Umetin Islam nga sundimi hegjemonist i pushtetarëve anti-fetarë dhe ambiciozë dhe duke prezantuar karakteristikat e udhëheqësve të mirë dhe të merituar, të tregojë paaftësinë e sunduesve të cilët me të padrejtë janë ulur në krye të shtetit dhe pushtetit, mirëpo është shumë dëshpërim që me mijëra njerëz të cilët pikërisht me po këtë qëllim i kanë shkruar letër Imam Husejnit (a.s.) dhe e kanë ftuar atë, në fund me kërcënim dhe me para papritur harruan të gjithë përgjegjësitë fetare, morale dhe njerëzore të tyre dhe u bënë shembull i qartë i këtij ajeti të Kur’anit të shenjtë i cili thotë: “... ata kanë zemra (dhe mendje) të cilat nuk kuptojnë dhe (thuajse kanë mbyllur vrimat e të kuptuarit” dhe ata kanë sy të cilët nuk e shikojnë të vërtetën dhe veshë të cilët nuk e dëgjojnë (thirrjen e të vërtetës)...”. Atëherë Kur’ani i shenjtë i krahason ata me kafshët të cilët nuk kanë forcën e të kuptuarit dhe në fund thotë: “Ata jetojnë në një botë të mbushur me neglizhencë dhe harresë”. (A’raf: 179).

Hapi tjetër i Imam Husejnit (a.s.) në lëvizjen reformatore të tij, ishte kthimi në Islamin burimor të Hazretit Muhamed s.a.v.s.. Në Islamin që devijimi nga kishte filluar gradualisht pas vdekjes së Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. duke ndarë Kur’anin nga Itreti (Ehli Bejti) dhe në fund në periudhën e sundimit të Jezidit, nuk kishin mbetur shumë gjurmë islame në sistemin administrativ të shoqërisë.

Tags