Qershor 17, 2024 20:49 Europe/Tirane
  • Izraeli pranon më shumë se 5 mijë raketa janë lëshuar nga Libani drejt Palestinës së pushtuar

Zëdhënësi i ushtrisë së regjimit sionist Daniel Hagari pranoi se Hezbollahu i Libanit ka gjuajtur më shumë se 5000 raketa në territoret e pushtuara palestineze që nga 7 tetori 2023.

"Ne do të përpiqemi t'i kthejmë izraelitët në veri dhe kjo është e panegociueshme," tha Hagari i cituar nga media turke Anadolu Agency.

Hezbollahu ka intensifikuar sulmet e tij kundër Izraelit, shtoi ai.

Sulmet në rritje të Hezbollahut mund të rezultojnë në përshkallëzim të tensioneve në një shkallë më të gjerë dhe mund të kenë pasoja shkatërruese për Libanin dhe rajonin, tha më tej zëdhënësi i ushtrisë së regjimit sionist.

Gjatë muajve të fundit, Hezbollahu ka shënjestruar pozicionet ushtarake të regjimit sionist në shenjë hakmarrjeje për luftën dhe gjenocidin izraelit kundër palestinezëve në Rripin e Gazës.

 

Tags