Gusht 18, 2021 20:12 Europe/Tirane
  • Zarif: SHBA dhe NATO ndoqën vetëm interesat e tyre në pushtimin e Afganistanit

Ministri i Jashtëm iranian në largim tha se SHBA dhe NATO ndoqën vetëm "interesat e tyre" në pushtimin e Afganistanit, duke theksuar se ata duhet të kompensojnë humbjet që i imponuan vendit dhe dështimin për të arritur objektivat e tyre.

Në një postim në faqen e tij zyrtare në Twitter të Mërkurën, Muhamed Xhavad Zarif kritikoi Uashingtonin dhe aleancën ushtarake të NATO-s për mburrjen me përpjekjet e tyre për të ndihmuar demokracinë dhe luftën kundër terrorit, duke thënë se ngjarjet në Afganistan vërtetuan se ata madje dështuan edhe në objektivat e tyre të deklaruara. "Me gjithë fjalët e tyre për demokracinë dhe Luftën kundër Terrorit, ngjarjet në Afganistan dhe deklaratat e zyrtarëve amerikanë dhe të NATO -s dëshmojnë se ata pushtuan Afganistanin dhe gjetkë vetëm për të ndjekur interesat e tyre - por as ato nuk mundën t'i realizojnë. SHBA/NATO tani kanë një detyrim të qartë për të kompensuar popullin afgan”, thuhet në postimin e Ministrit të Jashtëm iranian.

 

Tags