Përurohen 16 blloqe të reja të kërkimit në industrinë e naftës të Iranit
(last modified Mon, 15 May 2023 13:39:30 GMT )
May 15, 2023 15:39 Europe/Tirane
  • Përurohen 16 blloqe të reja të kërkimit në industrinë e naftës të Iranit

Me përurimin e 16 blloqeve të reja të kërkimit në industrinë e naftës të Iranit, rezervat e provuara të hidrokarbureve të Iranit u rritën në 2.5 miliardë fuçi ekuivalente nafte.

Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se Mohsen Khoxhastemehr, drejtor ekzekutiv i Kompanisë Kombëtare të Naftës së Iranit, gjatë një vizite që zhvilloi në zonën e monitorimit të kërkimit në godinën e menaxhimit të kërkimit të Kompanisë Kombëtare të Naftës së Iranit, duke thënë se 16 blloqe të reja i janë shtuar blloqeve të kërkimit, deklaroi: "Me synimin për të maksimizuar rezervat e naftës dhe gazit dhe rritjen e shkallës së zëvendësimit të prodhimit të naftës dhe gazit, që nga fillimi i qeverisë së 13-të, rezervave hidrokarbure të Iranit i janë shtuar rreth 2.5 miliardë fuçi ekuivalente nafte".

Duke iu referuar planifikimit për aktivitete të reja kërkimore, Khoxhastemehr shtoi: "Për të vazhduar dhe zgjeruar aktivitetet e mëdha kërkimore që konsiderohen si themeli strategjik i industrisë së naftës dhe gazit, janë bërë plane që me një investim prej rreth 1 miliard e 200 milionë dollarë, rreth 16 blloqe të reja kërkimi të përgatitura për zhvillim janë vendosur në dispozicion të sektorit privat dhe kontraktorëve e kompanive të kërkimit dhe prodhimit".

Drejtori i ekzekutiv i Kompanisë Kombëtare të Naftës së Iranit deklaroi se thellësia strategjike e kësaj kompanie është menaxhimi i kërkimit dhe tha: "Duke kryer aktivitete të gjera kërkimore, do të zbulohen rezerva të mëdha hidrokarbure, të cilat ka gjasa të jenë më shumë se rezervat e provuara të naftës dhe gazit në Iran".

Khoxhastemehr vuri në dukje aktivitetet e mëparshme të kërkimit dhe tha: "Rreth 10 blloqe kërkimore janë prezantuar më parë, dhe tani, me shtimin e 16 blloqeve të reja, vlera totale e investimit të këtyre 26 blloqeve është rreth 2 miliardë dollarë".

Duke iu referuar historisë 115-vjeçare të zbulimit të naftës në Iran, drejtori ekzekutiv i Kompanisë Kombëtare të Naftës së Iranit shtoi: "Për herë të parë në qeverinë e 13-të u krye metoda e magnetometrisë ajrore për të identifikuar dhe dalluar shtresat sedimentare nga ekspertë iranian dhe instrumente, duke përfshirë aeroplanët dhe pilotët iranianë. Para revolucionit, kjo nuk ka ndodhur deri më tani, dhe tani kjo shkencë e teknologji është zhvilluar në vend dhe të gjitha mjetet e nevojshme janë siguruar me kapacitetet vendore".

 

Tags