May 18, 2023 15:28 Europe/Tirane
  • Amir Abdulahjan: Nëse Afganistani nuk bashkëpunon në çështjen e ujit, do të përdorim mekanizmin e presionit

Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi: "Nëse autoritetet qeverisëse të Afganistanit nuk bashkëpunojnë në çështjen e të drejtave të ujit për Iranin, ne do të përdorim mekanizmin e ushtrimit të presionit".

Sipas Traktatit Hirmand, i cili u nënshkrua në vitin 1972 nga autoritetet e Iranit dhe Afganistanit, pjesa e Iranit në ujin e lumit Hirmand është e barabartë me 820 milion metra kub në vit dhe rreth 26 metra kub në sekondë, e cila, natyrisht, ndryshon në muajt dhe stinët e ndryshme.

Qeveria e mëparshme e Afganistanit, e cila pretendonte të siguronte të drejtat e ujit për Iranin duke ndërtuar digën "Kamal Khan" në provincën Nimruz mbi lumin Hirmand, praktikisht pengoi zbatimin e kësaj marrëveshjeje, gjë që shkaktoi dëme të mëdha në jetën e njerëzve, kafshëve dhe bimëve rreth lumit Hirmand në Iran, veçanërisht në provincën Sistan dhe Baluchistan të Iranit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se ministri i punëve të jashtme të Iranit, Husejn Amir Abdulahjan të enjten, në margjinat e vizitës së presidentit të Republikës Islamike të Iranit, Sejed Ebrahim Raisi në provincën Sistan dhe Baluçistan (në juglindje të Iranit), në një bisedë rreth pretendimit të Iranit për lumin Hirmand, deklaroi: "Sipas traktatit të vitit 1972, është e drejtë e natyrshme dhe legjitime e Iranit të shfrytëzojë të drejtën e ujit të lumit Hirmand dhe ne po e ndjekim këtë çështje me seriozitet të lartë".

Ministri i jashtëm i Iranit theksoi: "Nëse është e nevojshme, do të përdoren mjete presioni për të detyruar atë pjesë të autoriteteve qeverisëse të Afganistanit që nuk bashkëpunojnë në lidhje me çështjen e ujit dhe të drejtat e shfrytëzimit të tij".

Në lidhje me këtë çështje, të enjten, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Sejed Ebrahim Raisi, gjatë vizitës së tij në Sistan dhe Baluçistan të Iranit, paralajmëroi autoritetet qeverisëse afgane për respektimin e të drejtës së ujit të lumit Hirmand.

Tags