May 19, 2023 11:59 Europe/Tirane
  • Amir Abdollahian në përgjigje të deklaratave të talebanëve: Kriteri për vlerësimin e mungesës së ujit është vizita e ekipit teknik dhe jo nxjerrja e deklaratave politike.

Ministri i Jashtëm i Iranit iu përgjigj talebanëve duke thënë: Sistan Baluchistani po vuan nga thatësira.

Kriter për zgjidhjen e mungesës së ujit është vizita e ekipit teknik dhe jo nxjerrja e një deklarate politike. Sipas IRNA, Ministri i Jashtëm i Iranit Hussein Amir Abdollahian në Twitter shkroi: "Në muajt e fundit, unë i kam kërkuar vazhdimisht Ministrit të Jashtëm të Afganistanit, që të përmbushin detyrimet e tyre sipas Traktatit të Hirmandit dhe të ofrojnë mundësinë që delegacionet teknike të vizitojnë dhe matin sasinë e ujit, gjë që nuk e bënë. Sistan Baluchistani po vuan nga thatësira.   Kriter për matjen e mungesës së ujit është vizita ekipit teknik dhe jo nxjerrja e një deklarate politike. Dje në mëngjes, presidenti i Iranit, Sejed Ebrahim Raisi, paralajmëroi sundimtarët e Afganistanit për çështjen e ujit Helmand i nevojshëm për provincën Chabahar dhe tha: "Nëse ekspertët tanë konfirmojnë mungesën e ujit, ne nuk kemi çfarë të themi, përndryshe nuk do të lejojmë që të drejtat e popullit tonë të dhunohet. Merrini seriozisht fjalët e mia që të mos ankoheni më vonë. Në përgjigje të deklaratës së presidentit, talebanët në një deklaratë shkruan: Marrëveshja për ujë mes Afganistanit dhe Iranit që u nënshkrua gjysmë shekulli më parë është ende e vlefshme dhe Emiratet Islamike edhe një herë marrin përsipër të bëjë më të mirën për të siguruar që uji i premtuar të arrijë në Iran. Me kusht që rezervat tona ujore të arrijnë mjaftueshëm aq sa nëse e derdhim në shtratin e thatë të Helmandit, ai do të udhëtojë qindra kilometra dhe do të arrijë në Iran.

 

 

Tags