May 25, 2023 16:40 Europe/Tirane
  • Amir Abdulahjan: Problemi i të drejtës për ujin e Hirmand nuk mund të zgjidhet me deklarata politike

Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit theksoi: "Ne u kemi thënë autoriteteve afgane se problemi i të drejtës për shfrytëzimin e ujit të lumit Hirmand nuk mund të zgjidhet me deklarata politike dhe kjo çështje duhet të ndiqet ligjërisht sipas marrëveshjes".

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se ministri i punëve të jashtme të Iranit, Husejn Amir Abdulahjan sot (e enjte) deklaroi: "Lidhur me çështjen e kërkesës së Iranit për marrëveshjen e shfrytëzimit të ujit të Hirmand, ne kemi pasur bisedime me autoritetet afgane dhe besojmë se sipas marrëveshjes së vitit 1972, duhet të ketë një rrugë ligjore në lidhje me këtë çështje".

Ministri i jashtëm i Iranit, duke iu referuar fqinjësisë së Iranit dhe Afganistanit dhe ekzistencës së vijës kufitare të gjatë mes dy vendeve, shtoi: "Nuk ka rrugë tjetër veç ndërveprimit mes dy vendeve".

Amir Abdulahjan gjithashtu tha: "Ne duam të ndihmojmë procesin e arritjes së paqes dhe sigurisë në Afganistan dhe kemi pritshmëri reciproke nga autoritetet aktuale qeverisëse të Afganistanit".

Ministri i jashtëm i Iranit deklaroi: "Nuk e njehim zyrtarisht autoritetin aktual qeverisës të Afganistanit dhe është e domosdoshme formimi i një qeverie gjithëpërfshirëse në Afganistan. Talebanët janë pjesë e realitetit të Afganistanit dhe jo i gjithë Afganistani".

Amir Abdulahjan vuri në dukje: "Ne jemi të pakënaqur me privimin e grave dhe vajzave afgane nga arsimi dhe e konsiderojmë këtë sjellje kundër mësimeve të Islamit burimor".

Tags