Janar 02, 2024 20:06 Europe/Tirane
  • Irani rezervon të drejtën për të ndjekur rastin e vrasjes së gjeneralit Kasem Soleimani

Kreu i misionit iranian në Kombet e Bashkuara tha se Irani rezervon të drejtën për të ndjekur rastin e vrasjes së vitit 2020 nga qeveria amerikane të gjeneralit Kasem Soleimani, komandanti i atëhershëm i Forcave Kuds të Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik.

Amir Said Iravani në një letër drejtuar të martën Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres tha se Irani do të ndjekë rrugët ligjore për të mbajtur përgjegjës vendet, organizatat dhe individët që luajtën një rol në vrasjen e gjeneral Soleimanit në një sulm amerikan me dron jashtë aeroportit kryesor të kryeqytetit të i Irakut Bagdad në 3 janar 2020.

“Republika Islamike e Iranit në bazë të së drejtës ndërkombëtare rezervon të drejtën e saj legjitime për të ndjekur procedurat ligjore që synojnë të mbajnë përgjegjës dhe të sjellin para drejtësisë autorët, organizatorët dhe sponsorët e këtij akti të dënueshëm terrorizmi”, tha Iravani në letër.

Diplomati përsëriti gjithashtu se Shtetet e Bashkuara kishin shkelur detyrimet e tyre ndërkombëtare duke kryer vrasjen frikacake të gjeneral Soleimanit, duke thënë se ky akt përbënte një shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar.

Ai tha se regjimi izraelit kishte luajtur një rol në atentat bazuar në deklaratat e lëshuara nga ish-zyrtarët e inteligjencës izraelite, duke shtuar se SHBA kishte përdorur gjithashtu bazën ajrore Ramstein në Gjermani për kryerjen e atentatit.

“Përveç Shteteve të Bashkuara, të gjithë ata që me çfarëdolloj mënyre kishin ndihmuar, nxitur, ose asistuar dhe mbështetur vrasjen, qoftë drejtpërdrejt apo tërthorazi, mbajnë përgjegjësi për përfshirjen e tyre në kryerjen e këtij krimi terrorist”, thuhet në letrën e Iravanit, të cilën e ka publikuar agjencia zyrtare e lajmeve IRNA.

 

Tags