Janar 03, 2024 18:44 Europe/Tirane
  • Lideri i Revolucionit Islamik të Iranit: Kriminelët le ta dinë se ushtarët e rrugës së Sulejmani nuk do të durojnë djallëzinë dhe krimet e tyre

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit ka dërguar një mesazh ngushëllimi për vrasjen kolektive të vizitorëve të varrit të gjeneralit të martirizuar Kasem Sulejmani në të cilin ka theksuar: "Kriminelët le ta dinë se ushtarët e rrugës së Sulejmanit nuk do të durojnë djallëzinë dhe krimet e tyre".

Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, në mesazhin e tij ngushëllues duke thënë se kriminelët zemërguri nuk kanë mundur ta durojnë dashurinë dhe entuziazmin e popullit iranian për të vizituar varrin e gjeneralit të martirizuar Kasem Sulejamani, theksoi: "Duart e lyera me gjakun e njerëzve të pafajshëm dhe ato mendjet djallëzore të cilat i kanë shtyrë ata në kryerjen e këtij krimi, që nga tani do të përballen me valën e prerë të sulmeve dhe ndëshkimeve të drejta dhe le ta dinë se ky krim i tmerrshëm do të shoqërohet me një kundërpërgjigje të ashpër".

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit gjithashtu ka shpreh ngushëllime për vrasjen e dhjetëra qytetarëve iranianë dhe është lutur për përmirësimin e gjendjes së të plagosurve.

Sot (e mërkurë) më 3 janar 2024, në përvjetorin e katërt të martirizimit të gjeneral Kasem Sulejmani, komandantit të ndjerë të forcës "Kuds" të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit, në qytetin Kerman të Iranit është kryer një sulm terrorist me anë të dy shpërthimeve në mesin e turmave të njerëzve pjesëmarrës në ceremoninë përkujtimore të gjeneral Kasem Sulejmani ku si pasojë janë vrarë 103 persona dhe janë plagosur 211 të tjerë.

Tags