Shkurt 15, 2024 19:14 Europe/Tirane
  • Irani është një nga fuqitë më të mëdha në botë në fushën e mbrojtjes, raketave dhe dronëve

Komandanti i Forcave Ajrore të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike tha se Irani është një nga fuqitë më të mëdha në botë në fushën e mbrojtjes, raketave dhe dronëve.

Gjeneral Amir Ali Hajizadeh fuqinë mbrojtëse të Iranit e konsideroi përtej imagjinatës në krahasim me periudhën e luftës së imponuar dhe tha: Sot Irani ka arritur në një pikë ku ushtria terroriste amerikane në rajon pranon hapur se nuk kërkon konflikt me Iranin. Gjeneral Hajizadeh më tej tha: Forcat e armatosura të Iranit mund të synojnë objektiva lundrues në lëvizje dhe të kryejnë operacione zbulimi në çdo moment duke përdorur dron të avancuar e të padukshëm. Me përpjekjet e bëra, forcat e armatosura të Iranit kanë bërë arritje të rëndësishme në fushën e armëve, satelitëve, pajisjeve ushtarake dhe avionëve luftarakë, kështu që në vitet e fundit janë prodhuar me qindra dronë strategjikë, luftarak, zbulues, shkatërrues dhe radar. Kjo ka shtuar kapacitetin e ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit për nga numri dhe diversiteti dhe në të njëjtën kohë ka bërë atë që asnjë vend në imagjinatën e tij të mos mendojë të sulmojë Iranin.

Tags