Mars 06, 2024 10:01 Europe/Tirane
  • Edhe në simbole i duhet kushtuar vëmendje Palestinës / Lideri i Revolucionit  Islamik mbjell një fidan ulliri në ditën e mbjelljes së pemëve

Ajetullah Khamenei, Lideri i Revolucionit Islamik, pas mbjelljes së 3 pemëve, që u bë me rastin e ditës së mbjelljes së pemëve, falënderoi popullin e Iranit për pjesëmarrjen në kutitë e votimit dhe tha: Pjesëmarrja e popullit iranian në zgjedhje është një detyrë shoqërore dhe civilizuese dhe ajo ishte një xhihad.

Ai përmendi rëndësinë që Islami u jep lidhjeve midis njeriut dhe natyrës dhe gjithashtu kujdesit ndaj natyrës dhe duke mbjellë tre pemë, përfshirë këtu mbjelljen e një peme ulliri për të nxitur më shumë vëmendje në mbjelljen e pemëve, ai tha: Për të deklaruar solidaritet dhe ndjeshmëri me popullin e shtypur dhe shumë rezistent të Palestinës, një nga pemët që u mboll sot ishte ulliri dhe ky veprim simbolik në fakt ishte një veprim për të përcjellë përshëndetje dhe për t'u thënë atyre se edhe në mbjelljen e pemëve, ne gjithmonë kujtojmë popullin e Palestinës.

 

Lideri Suprem i Revolucionit duke mbjellur një fidan ulliri

Lideri i Revolucionit Islamik përmendi edhe përmbytjet në pjesët jugore të provincës Sistan dhe Baluchistan dhe dëmet e shkaktuara për njerëzit dhe tha se ndihma që po jepet nga sektori qeveritar dhe joqeveritar duhet të vazhdojë dhe ata që kanë mundësi të japin ndonjë ndihmë, duhet të vijnë për të ofruar sa më shumë ndihmë.

Tags