Mars 26, 2024 08:33 Europe/Tirane
  • Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik: Poezia perse është një media e rrallë dhe e fuqishme në epokën e luftës mediatike

Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik, në një takim me një grup poetësh dhe njerëzish të fushës së kulturës dhe letërsisë perse, poezinë perse  e cilësoi si një media të rrallë dhe të fuqishme në epokën e luftës mediatike.

Udhëheqësi suprem i Revolucionit Islamik mesazhin e qëndresës së guximshme të kombit iranian kundër shtypjes dhe arrogancës së shtypësve globalë dhe shembujve të saj, gjegjësisht Amerikës dhe sionistëve, i cilësoi ndër mesazhet e privilegjuara dhe të vlefshme dhe theksoi se për opinion publik të botës është shumë emocionuese kur dëgjojnë fjalët e presidentit dhe të funksionarëve të tjerë të cilët mbajnë të tilla qëndrime gjatë fjalimeve të tyre në takimet dhe organizatat ndërkombëtare.  Hazreti Ajetullah Khamenei takimin vjetor me poetët e quajti një takim të mirë dhe të bekuar dhe theksoi: Ky takim nuk duhet të jetë një takim zbukurues, por është e nevojshme që të vazhdojë dhe duke ndjekur me seriozitet temat e trajtuara në të, do të bëhet e mundur arritja e qëllimeve dhe synimeve në fushën e ngritjes dhe lartësimit të poezisë.   Duke shprehur keqardhjen e tij që gjuha perse është e shtypur nga pushtimi i fjalëve të huaja, në një rekomandim tjetër, ai theksoi ruajtjen e kësaj gjuhe gjithëpërfshirëse dhe të pasur dhe tha: Përballë këtij sulmi, duhet të përdoret fjalët e barasvlefshme perse, të cilat ndonjëherë janë shumë më të bukura. Fjalët persisht janë më të lehta për t'u përdorur dhe duke reduktuar fjalët e huaja do të rritet pastërtia e gjuhës perse.

Tags