Mars 27, 2024 08:21 Europe/Tirane
  • Ministri i Jashtëm i Iranit: Ka pasur shumë fitore për popullin dhe rezistencën palestineze

Duke përgëzuar fitoret në terren dhe politike të rezistencës në Palestinë dhe në Rripin e Gazës, ministri i Jashtëm i Iranit tha se pavarësisht kushteve shumë të vështira dhe të dhimbshme në Rripin e Gazës, populli dhe rezistenca palestineze kanë korrur shumë fitore.

Hussein Amir Abdollahian, në takimin me Ismail Hanieh, kreun e zyrës politike të Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas), duke iu referuar miratimit të rezolutës së armëpushimit të Rripit të Gazës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara pas rreth gjashtë muajsh gjenocid nga regjimi izraelit, këtë veprim e cilësoi si të vonuar por në të njëjtën kohë atë e konsideroi si pozitiv dhe një fitore politike për kombin palestinez që është rezultat i rezistencës, durimit dhe këmbënguljes së këtij populli dhe rezultat i forcës heroike të forcave të rezistencës palestineze në fushën e betejës, duke përfshirë këtu edhe rolin e mbështetjes së opinionit publik dhe të kombeve të botës për Palestinën. Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se, me gjithë krimet e paprecedentë dhe të panumërt kundër popullit palestinez në Gaza dhe Bregun Perëndimor, regjimi sionist nuk arriti asnjë nga qëllimet e tij strategjike të deklaruara dhe Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tij, pavarësisht mbështetjes së plotë për regjimin sionist, nuk arritën asnjë prej qëllimeve të tyre dhe sot besojnë se eliminimi i Hamasit dhe i rezistencës në Gaza dhe nga skena palestineze është një ide e paarritshme. Ndërkohë, Ismail Haniyeh bëri thirrje për veprime më serioze dhe efektive të vendeve islamike dhe Organizatës së Bashkëpunimit Islamik dhe krijimin e një lëvizjeje ndërkombëtare efektive për të mbështetur kombin palestinez dhe për të parandaluar krimet e luftës të regjimit sionist kundër kombit palestinez.

Tags