Dhjetor 09, 2023 11:03 Europe/Tirane
  • Sionistët mobilizohen për të shpëtuar veten duke u larguar nga tokat e pushtuar

Ndonëse fenomeni i emigrimit të kundërt ka nisur shumë kohë më parë, ai aktualisht është përshpejtuar me luftën kundër Gazës.

Kanë kaluar 63 ditë nga lufta e regjimit sionist kundër Rripit të Gazës. Një nga pasojat konkrete të luftës për regjimin sionist ishte intensifikimi i valës së emigrimit të kundërt nga territoret e pushtuara. Sipas raportit të publikuar nga mediat sioniste, numri i njerëzve që janë larguar nga Palestina e pushtuar që nga fillimi i operacionit të stuhisë Al-Aksa ka arritur në gjysmë milion njerëzish. Një pikë tjetër e rëndësishme është se asnjë nga këta persona që u larguan nga territoret e pushtuara nuk është kthyer. Emigrimi i kundërt filloi para fillimit të luftës së Gazës më 7 tetor. Shërbimi i Emigracionit i Portugalisë ka njoftuar se 21 mijë izraelitë kanë aplikuar për shtetësi që nga fillimi i këtij viti. Këto statistika dhe shifra i kanë vendosur ata në radhën e parë të kërkesave për të emigruar në Portugali krahasuar me shtetasit e vendeve të tjera. Para fillimit të stuhisë Al-Aksa, faktori kryesor i emigracionit të kundërt nga tokat e pushtuara ishin çështje të ndryshme dhe sfida ekonomike, por pas stuhisë Al-Aksa, atij iu shtuan edhe faktorët e sigurisë. Lufta ka shkaktuar një pasiguri të madhe në tokat e pushtuara, ndërkohë që janë rritur ndjeshëm edhe problemet ekonomike, veçanërisht papunësia. Si pasojë e stuhisë Al-Aksa, situata ekonomike është përkeqësuar aq shumë sa që numri i të papunëve në territoret e pushtuara është në prag të arritjes së një milion njerëzve. Pak kohë më parë, Ministria sioniste e Punës në një deklaratë zyrtare njoftoi se 760,000 izraelitë humbën punën në ditën e 26-të që nga fillimi i operacionit të stuhisë Al-Aksa, një statistikë që padyshim është në rritje. Tani, përveç çështjeve ekonomike dhe të jetesës, është shtuar edhe siguria e vendbanimeve sioniste dhe banorët e tokave të pushtuara jo vetëm që nuk gëzojnë mirëqenie ekonomike, por për shkak të frikës së vazhdueshme nga raketat e rezistencës janë bërë më të vendosur për të lënë dhe për tu larguar nga tokat e pushtuara. Një nga fjalët në trend në kërkimin në Google të qytetarëve izraelitë është fjala "dalje nga Izraeli" dhe gjetja e mënyrave të lidhura me të. Një çështje tjetër është se së bashku me emigracionin, emigrantët duan të marrin edhe shtetësinë e një vendi tjetër. Prandaj, një shqetësim i madh i qytetarëve izraelitë në situatën aktuale është gjetja e një vendi të huaj për të marrë nënshtetësinë dhe pasaportën e tij. Mbi të gjitha, emigrantët zgjedhin vendet evropiane si destinacion të tyre të emigrimit. Statistikat zyrtare në territoret e pushtuara tregojnë se është rritur numri i kërkesave të qytetarëve izraelitë për të marrë nënshtetësinë e Portugalisë, Gjermanisë dhe Polonisë. Zyra e Bashkimit Evropian në Tel Aviv ka pranuar se mund të shihet një tendencë në rritje e kërkesës së qytetarëve izraelitë për të emigruar në vendet anëtare të BE-së. Sipas këtyre kushteve, kabineti i regjimit sionist duhet të mendojë për një plan për parandalimin e emigrimit të kundërt dhe kthimin të emigrantëve izraelitë, një çështje që në afat të shkurtër nuk ka gjasa ta çojë Tel Avivin në rezultatet e dëshiruara.

Tags