Janar 06, 2024 19:52 Europe/Tirane
  • Izraeli hap 1100 varre në Gaza, vjedh trupat e palestinezëve

Forcat okupatore izraelite thuhet se kanë hapur 1,100 varre në një varrezë në Rripin e Gazës dhe kanë vjedhur 150 trupa palestinezësh, të cilët janë vrarë së fundmi në sulmet ajrore të regjimit sionist, sipas zyrës së mediave qeveritare në Gaza.

Buldozerët izraelitë gërmuan varrezat Tuffah, në lindje të Gazës, duke rezultuar në përdhosjen e viktimave, tha zyra e medias të shtunën në deklaratë.

Videot e trupave të zhvarrosur u shpërndanë nga palestinezët në rrjetin X.

Në deklaratë thuhej se forcat ushtarake izraelite i transportuan trupat në një destinacion të panjohur, duke ngritur edhe një herë dyshimet për vjedhje organesh.

Kjo nuk është hera e parë që forcat izraelite kryejnë një krim të tillë të tmerrshëm, thanë burimet mediatike në Gaza, duke përmendur një incident muajin e kaluar kur forcat e regjimit sionist i kthyen trupat e 80 palestinezëve të rrëmbyer nga qyteti i Gazës dhe zonat veriore të Gazës, pasi u kishin hequr organet e brendshme.

Për përdhosjen e varrezave palestineze nga forcat izraelite, në një mesazh në X shkroi edhe Rami Abdu, drejtori i grupit të të drejtave të njeriut Euro-Med Monitor.

“Buldozerët izraelitë gërmuan pamëshirshëm dhe shkatërruan varrezat e al-Batish, të destinuara për raste urgjente. Trupat, duke përfshirë edhe kushëririn tim, të varrosur kohët e fundit, tani janë shpërndarë”, shkroi ai, duke shtuar se, “Mosrespektimi i të vdekurve është përtej të kuptuarit njerëzor”.

Grupi i të drejtave të njeriut ka akuzuar Izraelin se ka vjedhur trupa të vdekur nga objektet mjekësore të Gazës për marrjen e paligjshme të organeve.

"Izraeli mendohet të jetë qendra më e madhe për tregtinë e paligjshme globale të organeve njerëzore," tha Euro-Med në një raport, duke cituar një hetim të CNN që tregoi gjithashtu se Izraeli përfshihej në vjedhjen e organeve nga trupat e palestinezëve të vdekur.

 

Tags