Shkurt 07, 2024 06:57 Europe/Tirane
  • Presidenti sirian pret të dërguarin e parë të Emirateve të Bashkuara Arabe në Damask pas 13 vitesh

Presidenti sirian Bashar al-Assad ka pritur ambasadorin e parë të dërguar nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Damask në 13 vjet.

Assad pranoi të martën letrat kredenciale të Hassan Ahmed al-Shehhi si ambasador i jashtëzakonshëm dhe i plotfuqishëm i Abu Dhabit në kryeqytetin sirian, njoftoi Agjencia zyrtare Siriane e Lajmeve Arabe (SANA).

Abu Dhabi e tërhoqi të dërguarin e tij nga Damasku në vitin 2011, kur Siria u gjend nën sulmin e militantëve ekstremistë të mbështetur nga jashtë dhe të terrorizmit takfirist.

Duke kërkuar ndihmën e aleatëve të tij, veçanërisht Iranit dhe Rusisë, megjithatë, Siria filloi të kundërpërgjigjet dhe të rimarrë kontrollin e pjesës më të madhe të territorit sirian.

Fitoret në fushëbetejë u pasuan nga vendimi i disa vendeve arabe për të rivendosur lidhjet e tyre me Damaskun.

 

Tags