Prill 25, 2024 10:33 Europe/Tirane
  • Historia e disfatës së SHBA në shkretëtirën iraniane + Imazhe habitëse të pajisjeve amerikane të shkatërruara

Pars Today - Më 25 prill 1980, rreth 15 muaj pas Revolucionit Islamik në Iran dhe rënies së regjimit diktatorial të Shahut, i cili varej nga Shtetet e Bashkuara, u krye operacioni ushtarak amerikan i quajtur "Operacioni Eagle Caw", i cili u përball me një fatkeqësi të madhe në shkretëtirën Tabas të Iranit dhe përfundoi me disfatë.

Kjo ngjarje ndodhi pasi Jimmy Carter, Presidenti i Shteteve të Bashkuara në atë kohë, vendosi të nisë një sulm ushtarak kundër Iranit. Preteksti i këtij pushtimi ishte lirimi i spiunëve amerikanë që ishin zënë rob nga studentët iranianë më 4 nëntor 1979. Megjithatë, qëllimi kryesor ishte sulmi ndaj qendrave politike dhe ushtarake të Iranit dhe rrëzimi i Republikës Islamike.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë, të cilët u befasuan nga lëvizja studentore e zbuloi komplotet e tyre, vendosën të përdorin forcën ushtarake dhe me mbështetjen e disa forcave të brendshme dhe propagandës mediatike perëndimore, u përpoqën të rrëzojnë qeverinë iraniane.

Futja e forcave amerikane në Iran

Sipas planit, më 24 prill 1980, shtatë aeroplanë gjigantë C-130 dhe tetë helikopterë hynë në hapësirën ajrore iraniane, duke transportuar pajisje dhe automjete të avancuara ushtarake si xhipa, motoçikleta dhe pajisje speciale për operacion.

Amerikanët hynë në Iran nga jugu dhe me koordinimin e qeverisë së Bani Sadrit e cila kishte orientim perëndimor. Ata udhëtuan rreth 100 kilometra pa hasur asnjë rezistencë dhe zbarkuan në një aeroport të shkretë pranë Robat Khan të Tabasit.

Në kuadër të një operacioni të koordinuar me forcat e infiltruara, mjetet kundërajrore ishin hequr nga rruga e planifikuar dhe forcat speciale arritën në shkretëtirën e Tabasit në mesnatë.

Dështimi i operacionit dhe shkatërrimi i një pjese të konsiderueshme të pajisjeve dhe personelit ushtarak amerikan

Kur ushtarët amerikanë ishin në shkretëtirën e Tabasit, një nga helikopterët e tyre u mbush me karburant nga një aeroplan C-130 dhe u ngrit në ajër. Më pas ai u përplas me aeroplanin dhe që të dy morën flakë.

Pamje nga aeroplani C-130 i shpërthyer në shkretëtirën e Tabasit

Më pas, për shkak të stuhisë së rërës, dy helikopterë të tjerë pësuan defekte teknike dhe nuk mundën të vazhdonin operacionin. Si rezultat, plani u ndërpre dhe amerikanët, nga frika se do të shkatërroheshin ose kapeshin të gjithë nga forcat iraniane, përfituan nga nata dhe u larguan.

Helikopterët amerikanë në shkretëtirën e Tabasit

Struktura komanduese e forcave ushtarake amerikane u shkatërrua aq shumë sa ata lanë pas tetë ushtarë amerikanë të vdekur, dokumente sekrete dhe konfidenciale dhe helikopterë të braktisur.

Ushtarë amerikanë të vrarë në Operacionin Kthetrat e Shqiponjës

Trupat e ushtarëve amerikanë në shkretëtirën e Tabasit
Pasojat


Disfata e Tabas ishte një goditje e rëndë për imperializmin amerikan dhe futi në siklet zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë. Shtetet e Bashkuara donin të ndëshkonin popullin iranian për përmbysjen e monarkisë Pahlavi dhe kapjen e spiunëve amerikanë, por rezultati ishte i kundërt.

Vizita e Imam Khamenei në mbetjet e pajisjeve ushtarake amerikane në Tabas"
Vizita e Imam Khamenei në mbetjet e pajisjeve ushtarake amerikane në Tabas


Prej asaj kohe, kombi iranian u bë më vigjilent dhe armiqësia e elementeve perëndimore që kërkonin dominim mbi Iranin u bë më e dukshme. Më pas u zbuluan edhe të infiltruarit dhe elementët e brendshëm që bashkëpunonin me kolonializmin perëndimor.

Carter shpresonte të rizgjidhej pas lirimit të robërve, por për shkak të këtij dështimi dhe vendimit të Imam Khomeinit për t'i mbajtur spiunët deri në zgjedhje, populli amerikan nuk e votoi atë dhe ai humbi zgjedhjet. Më vonë ai në një intervistë tha: Presidenca ime ishte periudha më e keqe e presidencës në Shtetet e Bashkuara, sepse në atë kohë, qeveria amerikane mbahej peng nga Ajetullah Khomeini në Iran.

Tags