Mars 04, 2024 09:00 Europe/Tirane
  • Demonstratat e sionistëve ekstremë kundër planit të rekrutimit

Hebrenjtë ekstremistë, të cilët u futën në listën e rekrutimit për shkak të mungesës së ushtarëve në luftën në Gaza, nga frika e pjesëmarrjes në këtë luftë bllokuan një nga autostradat kryesore të regjimit sionist.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Tasnim, gazeta Israel Hum për këtë në një lajm bëri të ditur se hebrenjtë ekstremistë (Haredim) për dy orë mbyllën autostradën nr. 4 në Gefaat Samuel të Kodsit për të protestuar kundër rekrutimit të hebrenjve ekstremistë të cilët janë kryesisht nxënësit e shkollave fetare. Ndërkohë, televizioni sionist Channel 12 në një raport nga ky rajon njoftoi se hebrenjtë ekstremistë filluan këtë protestë për shkak të shqetësimit dhe frikës së tyre për të marrë pjesë në luftën e Gazës dhe përballjen me palestinezët. Duhet theksuar se për shkak të mungesës së madhe të forcave për luftën në Rripin e Gazës dhe Palestinën veriore, ushtria sioniste ka miratuar rekrutimin e hebrenjve ekstremistë. Sipas ligjeve të regjimit sionist, hebrenjtë ekstremistë kundrejt dhënies së një shume mujore për frymë janë përjashtuar nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak, por si rezultat i shtimit të popullsisë hebreje në këtë territoret e pushtuara është dhënë urdhri për rekrutimin e tyre. Së fundmi protestat kundër regjimit sionist janë shtuar dhe ato kanë arritur kulmin e vet me fillimin e luftës në Gaza dhe pas rritjes së numrit të viktimave sioniste në këtë luftë.

Tags