Mars 23, 2024 07:49 Europe/Tirane
  • Rabini radikal izraelit kërkon vrasjen e të gjithë palestinezëve!

Një rabin radikal izraelit ka pretenduar se të gjithë palestinezët, mes tyre edhe fëmijët, duhet të vriten!

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, duke cituar Qendrën e Informacionit Palestinez, në të njëjtën kohë me vazhdimin e luftës kundër Gazës, "Eliyahu Mali", rabini radikal izraelit dhe kreu i shkollës fetare Shirat Moshe, bëri deklarata kriminale dhe bëri thirrje për vrasjen e të gjithë palestinezëve, duke përfshirë gratë, fëmijët dhe të rinjtë. Në një fjalim ai tha se të gjithë palestinezët, burra, gra, fëmijë, të rinj e të moshuar, duhet të vriten sepse të rinjtë e sotëm janë fëmijët e luftës së mëparshme, kështu që as fëmijët dhe gratë nuk duhet të lihen gjallë, sepse ata formojnë brezin tjetër që do të luftojë kundër regjimit. Ky rabin hebre gjithashtu bëri thirrje për masakrimin e të gjithë palestinezëve të moshuar dhe thotë se ata mund të mbajnë armë dhe të luftojnë kundër regjimit sionist. Pretendimi çnjerëzor i këtij rabini izraelit vjen teksa sionistët vetëm një ditë më parë martirizuan mbi 100 persona në spitalin Shafa.

 

Tags