Mars 26, 2024 20:01 Europe/Tirane
  • Ushtria jemenase goditi 6 anije në 72 orë në Detin e Kuq

Ushtria jemenase njoftoi se gjatë 72 orëve të fundit ka kryer operacione ushtarake kundër gjashtë anijeve në Gjirin e Adenit dhe në Detin e Kuq, duke përfshirë dy destrojerë amerikanë.

Në një deklaratë të publikuar të martën, zëdhënësi i ushtrisë jemenase, gjeneral brigade Jahja Sarei tha se forcat detare të Jemenit kishin kryer këto operacione "me një numër të madh dronësh dhe raketash balistike".

Sipas deklaratës, ushtria jemenase goditi anijet Maersk Saratoga, APL Detroit, Huang Pu dhe Pretty Lady pasi i identifikoi ata si në pronësi të SHBA ose Britanisë.

Gjeneral brigade Jahja Sarei tha se ushtria jemenase nisi gjithashtu një sulm me dron kundër dy destrojerëve amerikanë në Detin e Kuq si dhe në portin Eilat të Izraelit.

Ai u zotua se jemenasit do të vazhdojnë operacionet e tyre pro-palestineze për sa kohë që regjimi izraelit vazhdon agresionin dhe rrethimin kundër Gazës.

Forcat e Armatosura të Jemenit që nga 7 tetori 2023 kanë vënë në shënjestër anijet izraelite ose ato të lidhura me regjimin izraelit në Detin e Kuq dhe Detin Arabik.

 

Tags