Nëntor 01, 2022 13:04 Europe/Tirane
  • Qytetarët bahrejnas i kërkojnë Papës që të mbështesë të burgosurit politikë gjatë vizitës në Bahrejn

Në prag të vizitës së Papa Françesko në Bahrejn, familjet e të burgosurve politik dhe të dënuarave me ekzekutim me vrasje në Bahrejn kanë kërkuar nga ai që të mbështesë të burgosurit politikë në Bahrejn.

Faqja informative "Al-Kods Al-Arabi" njoftoi se familjet e të burgosurve politikë të dënuar me ekzekutim me vrasje në Bahrejn kanë kërkuar nga Papa Françesko që gjatë vizitë së tij në Bahrejn të kritikojë dënimin me ekzekutim me vrasje dhe të mbështesë të burgosurit politikë në Bahrejn.

Sipas këtij burimi, familjet e këtyre të burgosurve me anë të një letre të hapur e cila është publikuar nga qendra e të drejtave të njeriut dhe demokracisë në Londër, kanë kërkuar nga Papa Françesko që gjatë vizitës së tij këtë javë në Bahrejn të flasë për shkeljen e vazhdueshme të të drejtave të njeriut. Kjo letër është shkruar nga familjet e 12 persona që po mbahen në burgjet e Bahrejnit dhe që janë dënuar me ekzekutim me vrasje.

Në këtë letër të hapur thuhet: "Anëtarët tanë të familjeve akoma janë prapa hekurave të burgut dhe për çdo çast mund të zbatohet dënimi i tyre me ekzekutim me vrasje, ndërkohë që ky dënim është tërësisht i padrejtë. Shumë prej tyre janë dënuar me ekzekutim me vrasje për këtë shkak se kanë marrë pjesë në protestat për kërkimin e demokracisë".

Ata në këtë letër kanë kërkuar nga Papa Françesko që gjatë vizitës së tij në Bahrejn, të kërkojë nga autoritetet e këtij vendi që të heqin dënimin e ekzekutimit me vrasje ose të ulin dënimin ndaj anëtarëve të familjes së tyre.  

Bahrejni kishte pezulluar dënimin me ekzekutim me vrasje, mirëpo në vitin 2018, përsëri ka shqiptuar dënime me ekzekutim me vrasje.

 

Tags