May 21, 2024 08:49 Europe/Tirane
  • Mesazh ngushëllimi i Papa Françeskut dhe Sejed Hassan Nasrullah drejtuar liderit të revolucionit

Papa Françesku, lideri i katolikëve të botës, i ka shprehur ngushëllimet e tij Liderit Suprem të Revolucionit Islamik për martirizimin e presidentit iranian Ajetullah Sejed Ebrahim Raisi në një aksident me helikopter.

Sipas IRNA, cituar nga AFP, Papa Françesku në një mesazh në anglisht drejtuar udhëheqësit suprem të Revolucionit Islamik, Ajetullah Khamenei, të hënën shkroi: Shpreh ngushëllimet e mia për presidentin Ebrahim Raisi, Ministrin e Jashtëm i Iranit Hussein Amir Abdollahian dhe të gjithë ata që humbën jetën nga rrëzimi i helikopterit. Në mesazhin e tij, të publikuar në Telegram, ai shtoi: Lus Zotin e Madhëruar për falje për shpirtrat e të ndjerit dhe lutem për ata që e vajtuan këtë humbje, veçanërisht për familjet e të ndjerit dhe shpreh ngushëllimet e mia shpirtërore kombit iranian në këtë periudhë të vështirë. Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut të Libanit gjithashtu i shprehu ngushëllimet e tij Liderit të Revolucionit për vdekjen martire të Presidentit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Iranit dhe delegacionit të tyre shoqërues dhe u lut për ta. Në këtë mesazh drejtuar liderit të revolucionit, “Sejed Hasan Nasrullah” ka thënë: Na shprehim ngushëllimet dhe ndajmë dhimbjen për humbjen e këtyre të mëdhenjve në këtë kohë kritike.  Ju po udhëhiqni Umetin Islam në betejën e tij të ashpër kundër fuqive arrogante.  Në së bashku me të shtypurit dhe luftëtarët e rezistencës, shprehim ngushëllim për ju dhe shpresojmë tek drejtimi dhe udhëheqja juaj.

Tags