Hyrja e konvojeve humanitare në Guten Lindore
Mars 09, 2018 22:07 Europe/Tirane
Karavani i ndihmave humanitare mbërriti në Siri sot në mëngjes (e premte) për të ndihmuar banorët e Gutes Lindore në Rif Damask, Siri.
Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve siriane (SANA), ndihma humanitare e ofruar nga Gjysmëhënës së Kuqe është dërguar tek njerëzit e bllokuar nën pushtimin e grupeve terroriste në Guten Lindore. Ndihmat përfshijnë ilaçe, miell dhe ushqim për 12,000 njerëz që jetojnë në Guten Lindore. Ndihmat e dërguara më parë kishin rënë në duart e terroristëve dhe ishin shpërndarë për familjet e tyre. Grupet terroriste njëkohësisht me armëpushimin në Guten Lindore Rif Damask në këtë rajon kanë penguar hyrje-daljen. Terroristët kërcënojnë banorët e kësaj zone në rast se shkelin vendimet e tyre.