Shkurt 16, 2023 07:59 Europe/Tirane
  • Organizata Botërore e Shëndetësisë: Numri i të sëmurëve me korona u ul me 92%

Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi një rënie prej 92% të numrit të personave të infektuar me koronavirus.

Sipas tabelës globale “Worldometers”, numri total i të infektuarve me Covid-19 në botë ka arritur në 648 milionë e 104 mijë e 941 persona dhe deri tani është konfirmuar vdekja e 6 milionë e 786 mijë e 171 pacientëve nga Covid-19. Sipas agjencisë së lajmeve “Sputnik”, Organizata Botërore e Shëndetësisë në raportin e saj javor për Corona-n njoftoi se gjatë kësaj periudhe numri i vdekjeve nga kjo sëmundje është ulur gjithashtu me 47%. Kjo organizatë ndërkombëtare njoftoi: Nga 16 janari deri më 12 shkurt, më shumë se 6,700,000 njerëz u infektuan me Corona dhe 64,000 prej tyre vdiqën. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se kjo organizatë do të vazhdojë përpjekjet për të gjetur shkaqet dhe origjinën e përhapjes së virusit korona.

 

Tags