Prill 28, 2023 14:58 Europe/Tirane
  • Dënimi i kufizimeve të talebanëve ndaj grave afgane në Këshillin e Sigurimit

Pas javësh konsultimesh, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara duke miratuar një rezolutë më në fund ka dënuar kufizimet dhe ndalimet e qeverisë talebane ndaj grave afgane.

Sipas IRNA, megjithëse rezoluta e propozuar u prezantua nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Japonia dhe u mbështet nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore, më shumë se 90 anëtarë të Kombeve të Bashkuara e mbështetën këtë rezolutë. Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dënoi kufizimet ndaj grave afgane dhe ndalimin e punës së tyre në Afganistan dhe kërkoi nga qeveria talebane që të ndalojë sa më  shpejt këto kufizime dhe ndalime. Rezoluta thekson se ndalimi i grave afgane për të punuar për Kombet e Bashkuara "minon të drejtat e njeriut dhe parimet humanitare". Takimi i djeshëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së u mbajt pak ditë para takimit ndërkombëtar të planifikuar në Doha më 1 dhe 2 maj për Afganistanin. Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara do të presë përfaqësuesit specialë të vendeve të ndryshme për Afganistanin për të miratuar një qasje të unifikuar ndaj qeverisë talebane.  Lana Nusibeh, ambasadorja e Emirateve të Bashkuara Arabe në Kombet e Bashkuara, tha se më shumë se 90 vende e mbështetën këtë rezolutë dhe shtoi: Kjo mbështetje sot e bën mesazhin tonë më të rëndësishëm dhe bota nuk do të heshtë derisa gratë afgane të qëndrojnë të larguara nga shoqëria.

Tags