Prill 24, 2024 12:01 Europe/Tirane
  • Sportistet iraniane në Taekwondo do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike të Parisit

Pars Today- Ekipi Kombëtar Iranian i Taekwondo-së për femra do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Parisit me dy sportiste.

Nahid Kiani dhe Mobina Nematzadeh kanë marrë të drejtën për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Parisit 2024. Nahid Kiani, 25 vjeçe, fitoi medaljen e artë për peshat e vogla në garat për femra në Kampionatin Botëror të Taekwondo 2023 të mbajtur në Baku.

Sportistja iraniane e Taekwondo-së, Nahid Kiani

Mobina Nematzadeh, 18 vjeçe, fitoi medaljen e artë botërore të vitit 2022 në peshën 49 kg për femra. Si përfaqësuesja e vetme e Iranit në lojërat aziatike, ajo korri suksese deri në finale dhe siguroi vendin e saj në Lojërat Olimpike 2024 si sportistja e tretë iraniane e Taekwondo-së.

Sportistja iraniane e Taekwondos, Mobina Nematzadeh

Ekipi iranian ka fituar medaljen e parë të kombëtareve të Taekwondo-së për femra në Lojërat Olimpike dhe do të marrë pjesë në këto gara me dy sportiste. Kjo u konfirmua edhe nga kanali iranian i lajmeve, Varzesh3.

Tags