Korrik 01, 2023 23:19 Europe/Tirane
  • Fronti Al-Nusra sulmon pozicionet e ushtrisë siriane në lindje të Idlibit

Terroristët e Komitetit Tahrir al-Sham (Fronti Al-Nusra) shënjestruan me mortaja pozicionet e ushtrisë siriane në frontin Jubas në lindje të Idlibit.

Ushtria siriane gjithashtu sulmoi me mortaja pozicionet e terroristëve në periferi të fshatit Al-Nayrab në lindje të Idlibit. Kjo përkundër faktit se jo shumë kohë më parë, Ministria e Mbrojtjes siriane në një deklaratë njoftoi për sulme të rënda kundër pozicioneve të terroristëve në përgjigje të lëvizjeve të tyre. Në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes së Sirisë thuhet: Në përgjigje të sulmeve të përditshme dhe të njëpasnjëshme të grupeve terroriste ndaj civilëve në zonat e banuara në periferi të Homsit, forcat tona të armatosura, në bashkëpunim me forcat ruse, kryen sulme të sakta ajrore dhe me raketa, gjatë të cilave u shkatërruan pozicionet e grupeve terroriste në zonën Jabal al-Arbain në periferi të Idlibit. Gjatë këtyre sulmeve, armët, municionet dhe pajisjet e terroristëve, si dhe dronët e tyre të zbulimit, u vunë në shënjestër dhe sistemet e dëgjimit të terroristëve u shkatërruan. Gjatë këtyre sulmeve, pozicionet e terroristëve u eliminuan plotësisht dhe qindra terroristë u vranë dhe u plagosën. Gjithashtu, artileria e ushtrisë siriane sulmoi pozicionet e terroristëve në periferi të qytetit Sarjah në Jabal al-Zaëiyah në periferinë jugore të Idlibit.

Tags