Gusht 22, 2023 20:13 Europe/Tirane
  • Mbi 200 ish-zyrtarë afganë të vrarë që kur talibanët morën pushtetin

Misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në Afganistan tha më 22 gusht se më shumë se 200 ish-anëtarë të ushtrisë, forcave të zbatimit të ligjit dhe qeverisë së Afganistanit përkundër vendimit për amnisti, janë vrarë që kur talibanët morën pushtetin në vend.

Misioni i OKB-së në Afganistan (UNAMA) tha në një raport se kishte regjistruar të paktën 218 vrasje jashtëgjyqësore që nga marrja e pushtetit në Afganistan nga talibanët në mes të vitit 2021 e deri në qershor të këtij viti. “Në shumicën e rasteve, individët u arrestuan nga forcat e sigurisë, shpesh për një kohë të shkurtër, përpara se të vriteshin”, thuhet në raportin e UNAMA-s. Udhëheqësit e lartë të talibanëve kanë thënë se ish-zyrtarët e qeverisë dhe ish-anëtarët e ushtrisë do të amnistohen me urdhër të liderit të tyre suprem. Rreth gjysma e vrasjeve të regjistruara nga UNAMA ndodhën në katër muajt e parë pasi talibanët morën pushtetin pas largimit të forcave amerikane. Në total, UNAMA ka regjistruar 800 incidente të shkeljeve të të drejtave të njeriut të lidhura me talibanët ndaj ish-punonjësve të qeverisë dhe ushtrisë, duke përfshirë arrestime arbitrare, zhdukje më forcë dhe torturim.

 

Tags