Janar 08, 2024 19:51 Europe/Tirane
  • Admirali italian: Konflikti në Detin e Kuq dëshmon dobësinë e NATO-s në kohë të vështira

Një admiral veteran italian tha se konflikti i fundit mbi vendkalimin strategjik të anijeve në Detin e Kuq tregon kohezion të dobët midis vendeve anëtare të NATO-s në një kohë të tensioneve në rritje në rajon.

 

Shtetet e Bashkuara gjatë javëve të fundit kanë udhëhequr një koalicion detar në rrugën ujore strategjike. Preteksti i Uashingtonit është ruajtja e transportit detar.

Forcat e Armatosura të Jemenit kohët e fundit në mbështetje të palestinezëve në Rripin e Gazës kanë organizuar sulme me raketa dhe dronë kundër anijeve që shkojnë në portet izraelite.

Admiral Luigi Binelli-Mantelli i cili ka shërbyer si Shef i Shtabit të Marinës Italiane beson se NATO “duhet të rishikojë dhe zgjerojë sërish rolin e saj në stabilitetin dhe sigurinë e botës… dhe të mendojë për soliditetin e saj”.

“Franca dhe Italia nuk do të bashkohen me koalicionin e udhëhequr nga SHBA në Detin e Kuq. Kjo nuk do të ketë asnjë ndikim nga pikëpamja operacionale, pasi marinat janë të trajnuar mirë për të koordinuar veprimet e tyre edhe jashtë një zinxhiri të caktuar komandimi, por politikisht është një dëshmi e kohezionit tonë të dobët si partnerë të NATO-s dhe BE-së", tha ai.

Sfida e re në Detin e Kuq, tha ai, është "të testojë vendosmërinë dhe kohezionin tonë për të mbrojtur ekonominë tonë dhe vlerat tona të përbashkëta dhe mënyrën e jetesës".

Jemeni është zotuar të vazhdojë të parandalojë kalimin përmes Detit të Kuq të të gjitha anijeve në pronësi të Izraelit ose që shkojnë në portet izraelite për sa kohë që fushata gjenocidale e regjimit sionist në Gaza vazhdon.

 

Tags