Mars 28, 2024 16:11 Europe/Tirane
  • Paralajmërimi i Kombeve të Bashkuara për urinë dhe kequshqyerjen në Rripin e Gazës

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Çështjet Humanitare paralajmëroi se më shumë se 1.1 milion njerëz në Rripin e Gazës përballen me nivele ekstreme të pasigurisë ushqimore.

Sulmet e rënda të ushtrisë gjenocidale izraelite në zona të ndryshme të Rripit të Gazës vazhdojnë për ditën e 174-të, ndërkohë që shumë palestinezë, mes tyre edhe fëmijë, po përballen me mungesë të madhe ushqimore dhe ujit të pijshëm. Sipas agjencisë së lajmeve Anatolia, Zyra e OKB-së për Çështjet Humanitare në një deklaratë tha se pengesat për aksesin në ndihmë ende ekzistojnë, por koha po mbaron. Nuk ka asnjë alternativë për dërgimin e ndihmave në terren për të shpëtuar jetët e njerëzve, veçanërisht në veri të Rripit të Gazës, ku qindra mijëra njerëz po përballen me nivele ekstreme të pasigurisë ushqimore, thuhet në deklaratë. Naziheh Awad, një nënë palestineze me trenjakë, në një intervistë për agjencinë e lajmeve Anatolia, deklaroi se fëmijët e saj ishin të kequshqyer për shkak të mungesës së ushqimit në veri të Rripit të Gazës dhe gjatë rrethimit gjashtëditor të spitalit Shefa përjetuan shumë kushte të këqija. Ajo tha se për shkak të kushteve të këqija u detyrua të largohej nga spitali Shefa dhe të zhvendosej në jug të Rripit të Gazës së bashku me tre foshnjat e sëmurë dhe të uritur.  Dhjetëra mijëra palestinezë, shumica e të cilëve ishin gra dhe fëmijë, u martirizuan dhe u plagosën që nga fillimi i sulmeve gjenocidale të regjimit izraelit në Rripin e Gazës më 7 tetor të vitit 2023. Gjithashtu, infrastruktura e Rripit të Gazës është shkatërruar gjerësisht dhe një fatkeqësi humanitare e paprecedentë po merr formë në rajon. Më herët, Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare deklaroi se të paktën 24 nga 36 spitalet e gjendura në Rripin e Gazës janë joaktive, dhe sistemi i kujdesit shëndetësor është në kolaps për shkak të armiqësive të vazhdueshme dhe kufizimeve të aksesit.

 

Tags