Prill 09, 2024 20:13 Europe/Tirane
  • Borrell: Lufta me intensitet të lartë në Evropë nuk është më një fantazi

“Lufta sigurisht që po afrohet rreth nesh. Një luftë konvencionale me intensitet të lartë në Evropë nuk është më një fantazi.”

Këto janë fjalët që tha shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, gjatë një fjalimi të mbajtur të martën në Bruksel.

“Rusia kërcënon Evropën”, vazhdoi Borrell, si me luftën aktuale në Ukrainë ashtu edhe me sulmet hibride ndaj shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Është hera e parë që Borrell pretendon në mënyrë kaq të qartë se ekziston mundësia e një lufte nga Rusia kundër pjesës tjetër të Evropës.

Në shkurt, ministri danez i Mbrojtjes Troels Lund Poulsen tha se Moska mund të testojë solidaritetin e NATO-s brenda tre deri në pesë vjet.

BE-ja ka frikë se fitorja e mundshme e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së në nëntor mund t'i shtyjë Shtetet e Bashtuara të tërhiqen nga roli i tyre afatgjatë si roje përfundimtare e Evropës, duke pasur parasysh se lufta në Ukrainë që nga shkurti i vitit 2022 ka ekspozuar mosinvestimin në industrinë e mbrojtjes së BE-së.

Trump tashmë ka kërcënuar se nuk do të mbrojë aleatët e NATO-s në Evropë që nuk shpenzojnë mjaftueshëm për mbrojtjen.

“Ombrella e SHBA-së, në të cilën jemi mbështetur që nga Lufta e Ftohtë, mund të mos jetë e hapur gjatë gjithë kohës. Ndoshta, në varësi të asaj se kush e sundon Uashingtonin, ne nuk mund të mbështetemi te Amerika për të na mbrojtur. Brenda një aleance, prioritetet për anëtarët individualë mund të ndryshojnë”, tha Borrell.

Për më tepër, Rusia aktualisht po pompon më shumë armatime dhe fuqi punëtore në vijën e parë të frontit sesa është në gjendje të bëjë Ukraina. Ky veprim ka shkaktuar tashmë shqetësime në kryeqytetet perëndimore se Moska mund të arrijë fitime të rëndësishme territoriale këtë vit.

 

Tags