Prill 20, 2024 11:11 Europe/Tirane
  • Sekretari i Përgjithshëm i OKB paralajmëron për pasojat e përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme

Zëvendës zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara tha: Antonio Guterres ka paralajmëruar për pasojat e përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme dhe ka kërkuar që ato të reduktohen dhe të ndalen.

Farhan Haq shtoi: Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara ka theksuar se “ nuk duam masa hakmarrëse dhe ka paralajmëruar vendet e Lindjes së Mesme për pasojat e përshkallëzimit të tensioneve”. Farhan Haq ka thënë: OKB-ja bën thirrje për tu dhënë fund të gjitha masave hakmarrëse dhe u bën thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje. Duke theksuar nevojën për reduktimin e fatkeqësive njerëzore në Gaza, ai kërkoi dërgimin e më shumë ndihmave për palestinezët në këtë zonë.  Farhan Haq gjithashtu tha se ka përparime në mbërritjen e ndihmave por shtoi se organizata ka nevojë për më shumë bashkëpunim për të ofruar ndihma në veri të Gazës.  Ne kemi nevojë për një armëpushim në Gaza dhe heqjen e të gjitha pengesave për dërgimin e ndihmave për popullin e Gazës.

Tags