Qershor 09, 2024 10:58 Europe/Tirane
  • Kryetarja e grupit terrorist MEK me çrregullime kritike nervore/Maryam Rajavi është në gjendje të rëndë

Një burim i mirëinformuar në Paris ka raportuar për gjendjen e rëndë fizike të 70-vjeçares Maryam Rajavi, drejtuese e grupit terrorist të hipokritëve, MEK.

Ai shtoi: "Maryam Rajavi pati një sulm të rëndë nervor gjatë kthimit nga Parisi në selinë e saj në Auvers-sur-Oise mbrëmjen e së shtunën dhe u transferua menjëherë në spital."

Ky burim i informuar theksoi: "Gjendja e kryetares së grupit raportohet të jetë kritike dhe ekipi i sigurisë së Rajavisë është në gatishmëri të lartë për të parandaluar rrjedhjen e ndonjë lajmi rreth saj."

Duke thënë se kryetarja e grupit terrorist MEK vuan nga reumatizma, kanceri i zorrës së trashë dhe çrregullimet nervore, ai tha: "Në vitin 2022, liderja e grupit pati një sulm nervor, i cili u bë shkak që ajo të mungonte plotësisht për dy javë."

Gjatë luftës tetëvjeçare të imponuar nga Sadami kundër Iranit, grupi terrorist MEK, duke bashkëpunuar me ushtrinë armiqësore baathiste të Saddamit, në fakt, hyri në armiqësi të hapur me kombin iranian.

Që nga fillimi i Revolucionit Islamik dhe sipas statistikave zyrtare të disponueshme, ata kanë vrarë dhe terrorizuar rreth 17 mijë njerëz në Iran.

 

 

Tags